1. Faljen e namazit a ndjeni më shumë si obligim apo si privilegj?
2. Si mund të vetkoncentroheni kur luteni ose faleni?
3. A e trajtoni lutjen si bashkëbisedim?
4. A i ndani gjitha ndjenjat/mendimet tuaja me Zotin?
5. Sa afër ndjehesh me njerëzit që falen?
6. Pse urdhërohemi të falim namaz në kohë të veçanta, me lëvizje të veçanta dhe me numër të veçantë rekatesh e përuljesh?
7. Pse duhet të shprehim fjalë të veçanta dhe të bëjmë këndime të veçanta?
8. Pse namazi gjendet në të gjitha fetë?
Video për mënyrën e faljes së çdo kohe të namazit
Si falet namazi i istihares?
- Fal dy rekate si çdo namaz dy rekatësh.
- Pas namazit këndon duanë e istihares dhe brenda në dua te vendi i shënuar (e emërton nevojën) përmend dilemën që ke.
Duaja e Istihares (arabisht)
"All-llahume inní estehíruke bi ‘ilmike ue estakdiruke bi kudretike ue es`eluke min fadlikel ‘adhim, fe inneke takdiru ue la akdiru, ue ta’lemu ue la a’ëlemu ue ente al-lámul gujúb. All-llahume in kunte ta’ëlemu enne hadhel emru (e emërton nevojën që ke) hajrun lí fi diní ue me’áshí ue ‘ákibeti emrí ue ‘áxhilihi ue áxhilihi fakdirhu lí ue jessirhu lí thumme barik lí fihi. Ue in kunte ta’ëlemu enne hadhel emru (e emërton nevojën e tij) sherrun lí fi diní ue me’áshi ue ‘ákibeti emri ue ‘áxhilihi ue áxhilihi, fasrifhu anní uesrifní anhu uakdir lí el-hajre hajthu kane thumme erdiní bihi."
Xhabir ibnu Abdullah r.a. ka thënë: “Profeti a.s na ka mësuar të falim namazin e istihares në të gjitha çështjet, ashtu siç na mësonte ndonjë sure të Kur’anit. Ai ka thënë:
“Nëse dikush prej jush ka të bëjë me ndonjë çështje të rëndësishme, le të falë dy rekate nafile pastaj le të lutet:
Zoti im, të kërkoj më të mirën nga dija gjithpërfshirëse, që Ti posedon. Më jep forcë dhe ndihmë nga ndihma Jote, kërkoj prej mirësisë Tënde të madhe, sepse Ti je Ai, që cakton e jo unë, Ti di gjithçka e unë nuk di asgjë, Ti je që e di të fshehtën.
O Zot, nëse kjo çështje është e mirë për mua në fenë, jetesën dhe të ardhmen time (herët apo vonë) ma shkruaj për mirë, ma lehtëso dhe më jep bereqet në të.
E nëse kjo çështje është e keqe për mua në fenë, jetesën dhe të ardhmen time (herët a vonë), largoje prej meje dhe më largo prej saj. Më cakto të mirën, kudo që të jem e më bëj që të jem i kënaqur me caktimin Tënd. Pastaj përmend çështjen për të cilën po lutet”
© COPYRIGHT
Ky material është vetëm për qëllime studimi të projektit Akademia 23. Nuk lejohet publikimi i plotë apo i pjesshëm në internet, televizion apo ndonjë formë tjetër, si dhe nuk lejohet të printohet (as i/të plot/a as i/të pjesshme) për asnjë lloj qëllimi.