- Kur mendon për shtëpi, çfarë të vjen ndërmend?
- Njerëzit që i doni, a e dinë që i doni?
- Me cilin nga prindërit jeni më i afërt?
- Çfarë lloj prindi mendoni se do bëheni ju?
- Cili është një film apo këngë më e mira që fletë për respekt ndaj prindërve?
12.1. Përgjegjësia e prindërve ndaj fëmijëve!
Profeti Muhammmed a.s. thotë në një hadith: “Të gjithë ju jeni barinj dhe secili është përgjegjës për tufën e tij. Mëkëmbësi është bari, burri në familjen e tij është bari, gruaja është bareshë në shtëpinë e burrit të saj dhe rojtare e fëmijëve. Pra, të gjithë ju jeni barinj dhe secili është përgjegjës për tufën e tij”.
E në thënie tjera, dhe në përditshmërinë e tij profeti Muhammed na sqaron se kjo është përgjegjësi , jo domosdo e krijimit të kushteve financiare por fillimisht është e edukimit dhe më shumë e edukimit se e çdo gjëje tjetër.
Profeti a.s ka thënë: ”Nuk ka gjë më të mirë që një prind mund ti japë fëmijës, sesa një edukatë e mirë”. Po ashtu ai a.s ka thënë:”Edukimi i fëmijës nga ana e prindit, është më e vlefshme se dhënia e sadakasë”. Në një hadith tjetër, Profeti a.s ka thënë:”I fisnikëroni fëmijët tuaj dhe u jepni edukatë të mirë.”
Dijetari Ibën Kajimi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: "Sa ka të atillë që fëmijën e tyre, loçkën e zemrës së tyre, e kanë shndërruar në të dështuar-fatkeq, në dynja dhe në ahiret, për shkak të pakujdesisë dhe lënies pas dore të edukimit të tij,
- për shkak të përkrahjes që ia dhanë në përmbushjen e epsheve të tij!
- pretendon se po e nderon atë, ndërsa e ka tradhtuar, dhe
- se po e mëshiron atë por veç i ka bërë padrejtësi,
- kështu që e ka humbur dobinë nga fëmija i tij, dhe
- ia ka humbur fëmijës hisen e tij në dynja dhe në ahiret; dhe
- nëse i lidhen një shikim shthurjes që ka ndodhur të fëmijët, e sheh se shumica e kësaj shthurjeje ka ardhur nga ana e prindërve.”
Të nderuar vëllezër. Fëmijët janë krijuar të pastër, të natyrshëm për të qenë njerëz të mirë. Por ata janë krijesë sociale që ndikohen prej ambientit,shoqërisë,medias dhe gjithçka tjetër. Prandaj nuk pritet ata t’i kuptojnë se çka janë vlera, çka janë të rëndësime e të dobishme për ta.
Prandaj që t’i kuptojnë këto rrjedha, u duhet ju si prindër dhe përgjegjësit e parë ndaj tyre t’u jepni orientim.
Omeri r.a. ka thënë: ”I edukoni fëmijët për një kohë të ndryshme nga koha juaj”.
12.2. Përgjegjësitë e fëmijëve ndaj prindërve
“dhe Zoti ka vendosur që të mos adhuroni askënd tjetër veç Tij dhe të silleni mirë me prindërit tuaj. Në qoftë se njërin prej tyre apo që të dy i zë pleqëria, mos u thuaj atyre as Of. Ule krahun tënd ndaj tyre me mirësi dhe mëshirë dhe thuaj: “O Zot mëshiroji ata ashtu siç më mëshiruan mua kur isha i vogël”. (Kuran; El Isra, 23-2)
“Ne e kemi porositur njeriun që të sillet mirë me prindërit.” (Kuran, Ankebu,8)
Allahu i Madhëruar na ka urdhëruar që të sillemi mirë me ta dhe t’i respektojmë edhe nësë janë jo mysliman
"E nëse ata të dy tentojnë që ti të më përshkruash Mua shok, për çka ti nuk ke kurrfarë fakti, atëherë mos i respekto ata, po në çështjet e jetës së kësaj bote të keshë mirëkuptim ndaj tyre," (Kuran; Llukman, 15)
12.3. Prindërit si ‘Kartë e Xhenetit’
Muhammedi a.s. thotë: “Xheneti është nën këmbët e nënës”.
Muhammedi a.s.thotë: “Prindi është në dyert e mesme (më të mira) të Xhenetit, nëse dëshiron, ruaji e nëse dëshiron, humbi”.
Muhammedi a.s. thotë: “Nuk do të hyjë në Xhenet mosrespektuesi i prindërve, as menani (mbartësi i fjalëve), as konsumuesi i alkoolit dhe as ai që i beson sihrit (magjisë)”.
Muhammedi a.s. thotë: “Allahu ka mallkuar mosrespektuesin e prindërve.”]
12.4. Raporti me prindërit ndikon në raportin e ndërsjellë me Zotin
- Kënaqësia apo zemërimi i Zotit
Muhammedi a.s. thotë: “Kënaqësia e Allahut është në kënaqësinë e prindit dhe zemërimi i Allahut është në zemërimin e prindit.
- Pranimi i lutjeve
Profeti (a.s) i tha Omerit (r.a): “Do të vijë një njeri nga Jemeni. Quhet Uejs el Karni (ia tregoi edhe trupin sesi e kishte). Nëse ai njeri lutet për ty, Zoti ia pranon duanë. Prandaj po e gjete atë njeri, thuaji të bëjë dua (lutje) për ty”. Uejsi e donte shumë nënën e tij dhe për cilindo që të lutej, Zoti ia hapte derën e qiellit, sepse ai kishte hapur derën e gëzimit të nënës së tij.
- Ndikon të ofrohemi me Zotin
Ibn Abasi thotë: "Nuk di ndonjë vepër që e afron njeriun më pranë Allahut sesa mirësia që tregon ndaj nënës së tij."
- Ndikon edhe në sjelljen e fëmijëve tuaj me ju
Aliu ra.s. thotë: "Nderoj prindërit, dhe do tё tё nderojnë fёmijёt."
Profeti (a.s) thotë:
“Çdo gjynah Zoti mund ta kalojë për jetën tjetër, ndërsa keqtrajtimin e prindit Zoti e dënon në këtë jetë para jetës tjetër”.
Ngjarje interesante
Kur Musai a.s e ftoi Faraonin në besimin në një Zot, ai u bë mendjemadh dhe zullumqarë
Musai a.s filloi ti lutet Allahut ta shkatërroi atë, mirëpo lutja e tij nuk u pranua vetëm pas 40 viteve...
A e dini pse?!
Pejgamber lutet për shkatërrimin e zullumqarit,cka e vonoi lutjen e tij?
Mirësjellja dhe kujdesi ndaj nënës. Po, Faraoni ishte i sjellshëm dhe kujdesej shumë për Nënën e tij dhe Allahu nuk e pranoj lutjen e tij vetëm pas vdekjes se nënës së Faraonit.
© COPYRIGHT
Ky material është vetëm për qëllime studimi të projektit Akademia 23. Nuk lejohet publikimi i plotë apo i pjesshëm në internet, televizion apo ndonjë formë tjetër, si dhe nuk lejohet të printohet (as i/të plot/a as i/të pjesshme) për asnjë lloj qëllimi.