Mendo për diçka që ke thënë ose bërë e që do doje të mos e kishit thënë apo bërë?
Nëse do mund t’i dërgonit një mesazh gjithë botës, çfarë do ju thoshit brenda 30 sekondave?
Cila është gjëja më e çmuar që keni dëgjuar ndonjëherë?
A ofendohesh shpejt?
11.1. Etika Islame në komunikim
Një nga aspektet që i është kushtuar rëndësi jashtëzakonshme nga mesazhi hyjnor është çështja e komunikimit. Në shumë thënie të Pejgamberit a.s. tërhiqet vëmendja për kujdesin që duhet treguar në atë se çfarë themi në komunikimet tona të përditshme.
Shaka pa krip
Muhammedi a.s. : “Njeriu e thotë një fjalë, me qëllim që t’i bëjë të qeshin njerëzit, e me të rrëmbehet më larg se në mes qiellit dhe tokës! Njeriu rrëshqet me gjuhën e vet më keq sesa me këmbët e veta!” (Bejhekiu)
11.2. Morali i profetit Muhammed a.s. në komunikim:
Aishja (r.a.) kur përshkruan mënyrën e të folurit të Profetit, shprehet kështu: “Kur fliste, nuk fliste si ju. Kushdo qoftë ai që e dëgjonte, mund t’i mësonte përmendësh fjalët e Tij.”Madje kur fliste Profeti ynë, mund të numëroje dhe shkronjat e nxjerra nga goja e tij. Jo ngaqë fliste ngadalë. Sepse të folurit e ngadaltë mund ta mërzisë dëgjuesin. Por të folurit shkoqur e qartë nga Profeti, nuk vjen në kuptimin e një të foluri të rëndë, të ngadaltë. Madje kur ai dëshironte të theksonte diçka, e përsëriste tri herë.
Në një hadith të gjatë, një ditë Hz. Hasani e pyet Hind ibn Hale: “Si fliste Profeti paqja qoftë mbi të!?Ai ishte përgjigjur kështu:
“Në shumicën e rasteve qëndronte i heshtur, sikur të ishin në prezencën e Krijuesit Hyjnor.
Ai nuk pushonte si njerëzit e botës, koha e heshtjes ishte më e gjatë se ajo e të folurit, nuk kish zakon të fliste kur nuk ishte e nevojshme.
Kur niste të fliste dhe kur mbaronte fjalën, thoshte “bismil’lah”.
Qëllimet e tij i shprehte me fjalë të shkurtra dhe të sakta, ishte lakonik. Kur duhej të shprehte synimet e tij, nuk fliste as pak, as shumë.
Gjithmonë respektonte mirësinë edhe nëse ishte e pakët nuk përdorte asnjë shprehje qortuese për të.
Falënderonte për çdo mirësi.
Nuk shqetësohej për pasurinë e botës, domethënë nuk e zemëronte asnjëherë ndonjë çështje e kësaj bote.
Por përballë prekjes dhe cenimit të një të drejte, askush nuk mund t’i dilte para zemërimit të tij.
Nuk mërzitej apo zemërohej për ndonjë çështje që kishte lidhje me të. Prandaj nuk ushqente asnjëherë urrejtje dhe armiqësi.
Kur do të tregonte diçka, nuk tregonte me gisht, por me duart e tij të bekuara. Kur i pëlqente diçka, nëse pëllëmbën e dorës e kishte të drejtuar drejt tokës, e ngrinte lart, nëse e kishte të drejtuar lart, e drejtonte poshtë.
Kur dëshironte të fliste, me gishtin e dorës së majtë godiste pëllëmbën e dorës së djathtë.
Nëse zemërohej me dikë, nuk fliste me zë të lartë, që të bërtiste, e pranonte me një të falur.
Kur qeshte, mbyllte me përulësi kapakët e syve, në këtë mënyrë nuk e shfaqte të qeshurën.
Qeshja e Profetit tonë, më i epërmi i profetëve, ishte gjithnjë buzëqeshje. Kur buzëqeshte, i dilnin dhëmbët e pastër e të bekuar si margaritarë.”
11.3. Komunikimi dhe besimi fetar
Pejgamberi a.s. një herë tjetër thotë: “Nuk do të jetë si duhet besimi i njeriut, derisa nuk është si duhet zemra e tij; e nuk do të jetë si duhet zemra e tij, derisa nuk është si duhet gjuha e tij.” (Ahmedi)
“Prej shenjave të besimtarit të mirë është që të mos merret me atë që nuk i hyn në punë.” (Tirmidhiu)
Kurani përmend si një nga vetit e të shpëtuarve të botës tjetër ‘ata të cilët i shmangën të kotës (fjalë a punë).
“Është e sigurt se kanë shpëtuar besimtarët: Ata të cilët janë të përulur dhe të kujdesshëm gjatë faljes së namazit. Dhe ata të cilët i shmangen të kotës (fjalë a punë). Dhe ata të cilët rregullisht e japin zekatin.” (Kuran, Mu’minun: 1-4)
11.5. Përzgjedhja e fjalëve
Maliku transmeton, se i është përcjellë atij prej Jahja Ibën Seidit, se Isai a.s. kaloi pranë një derri në rrugë dhe i tha: “Shko i qetë!”
I thanë Isait: “I thua kështu derrit?”
Ai tha: “Unë frikohem mos e mësoj gjuhën time të flas fjalë të ndyra!”
Transmetohet prej Aishes r.a. , e cila thotë: ”Një njeri kërkoi leje të hyjë te Pejgamberi a.s. dhe tha: “Ky është njeri i keq.” Mirëpo, kur ai hyri te Pejgamberi, ky e priti me zemërgjerësi dhe i foli me butësi, e kur doli, i thashë: “O Pejgamber i Allahut, kur dëgjove se vjen ky njeri, the kështu e kështu, e pastaj iu tregove mikpritës dhe zemërgjerë!!” Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] tha: “Oj Aishe, kur më ke parë mua të lig? Njeriu me pozitë më të keqe tek Allahu, Ditën e Gjykimit, është ai të cilin e braktisin njerëzit duke u frikuar nga arroganca e tij.” (Buhariu)
“E robërit e Zotit janë ata që ecin nëpër tokë të qetë, e kur atyre me fjalë u drejtohen injorantët, ata thonë: Paqe!” (Kuran, Furkan: 63)
“Dhe kur e dëgjojnë ndonjë llomotitje marrëzie, i kthejnë shpinën dhe thonë: Ne kemi veprat tona e ju tuajat, qofshi larg nesh, ne nuk na duhen injorantët!” (Kuran, Kasas: 55)
11.6. Komunikimi me armiqët
Allahu xh.sh. i thotë Musait dhe Harunit:
“Shkoni te Faraoni! Ai, më të vërtetë, i ka kaluar të gjithë kufijtë! Flitini atij me fjalë të buta, se ndoshta kupton dhe i frikësohet Allahut.” (Kuran, Ta Ha, 43, 44).
11.7. Braktise polemikën e ashpër edhe kur ke të drejtë
“Kush i lë polemizimet, duke qenë fajtor, do t’i ndërtohet një shtëpi në oborr të Xhenetit; kush i le polemizimet duke qenë në të drejtë, do t’i ndërtohet një shtëpi në mes të Xhenetit; e kush ka moral të vyeshëm, do t’i ndërtohet në pjesën më të lartë të tij.” (Ebu Davudi)
Pejgamberi a.s. thotë: “Njerëzit të cilët më së tepërmi i urren Allahu janë polemizuesit e ashpër.” (Buhariu);
Gjithashtu ai a.s. ka thënë : “Çdo popull që ka devijuar pas udhëzimit i është dhënë polemizimit.” ( Tirmidhiu)
Transmetohet nga disa sahabë, se kanë thënë: “Një ditë, derisa ishim duke polemizuar për një çështje fetare, arriti Pejgamberi a.s. dhe, kur na pa ashtu, u hidhërua aq tepër, sa që nuk e kemi parë të hidhërohet në atë mënyrë, pastaj na qortoi dhe tha:
“Ngadalë, o populli i Muhammedit! Ata që ishin para jush mu për këtë u shkatërruan;
lëreni polemizimin, se nuk ka hajr në të;
lëreni polemizimin, se besimtari nuk polemizon;
lëreni polemizimin, se humbja e polemizuesit veç është kompletuar;
lëreni polemizimin, se mjafton si mëkat të vazhdosh me polemikë;
lëreni polemikën, se unë nuk ndërmjetësoj për polemizuesin në Ditën e Gjykimit;
reni polemizimin, se unë jam garantues për tre pallate në Xhenet, një në oborr, një në mes të tij, dhe një në pjesën më të lartë të tij, për atë që e lë polemizimin, duke qenë korrekt;
lëreni polemizimin, se gjëja e parë nga e cila më ndaloi Zoti im, pas adhurimit të idhujve, është polemizimi (dyshimi).” (Taberaniu)
11.6. Vëmendje edhe për këtë :
Islami më tepër e preferon sjelljen e mirë ndaj njeriut, edhe nëse nuk i jep asgjë, sesa t’i japësh diçka, por në të njëjtën kohë ta ofendosh.
“Një fjalë e mirë dhe një lehtësim (që i bëhet lypësit) është më e dobishme se një lëmoshë që përcillet me të keqe. Allahu nuk ka nevojë për askë, është i butë.” (Kuran, Bekare: 263)
“Mjerë për secilin që ofendon e përqesh (njerëzit). Që ka tubuar pasuri dhe që atë e ruan të mos i pakësohet. E mendon se pasuria e tij do ta bëjë të përjetshëm. Jo, të mos mendojë ashtu! Se ai pa tjetër do të hidhet në Hutame.” ( Kuran, Humeze: 1-4)