- Çfarë faktorësh kanë ndikuar në tolerancën fetare ndërshqiptar?
- E mendoni se në perëndim ka tolerancë fetare?
- Islami si alternativë për zgjidhjen e gjitha problemeve në botë, si konkretisht?
- Çka dini për teokracinë?
- Çka mendoni për të ashtuquajturin ‘Islami politikë’?
- Çka ju shkon në mendje kur dëgjoni fjalën ‘xhihad’ – çfarë është ai në fakt?
- Çfarë nga paraqitja e myslimanëve dhe shoqërisë islame në përgjithësi nuk ju flenë në zemër dhe nuk ju duket në rregull?
‘’Me të vërtetë, ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, Bamirësi i Gjithmbarshëm do t’i pajisë me dashuri (që t’i dojë Perëndia dhe që t’i duan njerëzit).’’
(Kuran, Merjem, 96)
‘’Kur atyre u thuhet: “Ndiqni atë që ka shpallur Allahu!” ata përgjigjen: “Jo! Ne do të ndjekim atë udhë në të cilën i kemi gjetur të parët tanë” - Vallë, edhe atëherë kur të parët e tyre nuk kuptonin gjë e nuk ishin të udhëzuar?!’’(Kuran, El Bekare:170)
"... Allahu me këtë dëshiron lehtësim për ju, e nuk dëshiron vështirësim për ju...".
(Kuran, Bekare: 185).
"... Allahu nuk ngarkon askënd, vetëm aq sa i ka dhënë; mirëpo pas vështirësisë Allahu sjell çlirim (begati)".
(Kuran, Talak: 7).
Muhammedi a.s. thotë:
"Kjo fe është e lehtë, hyni në te butë". (Ahmedi)
Muhammedi a.s. thotë:
"Feja më e mirë është më e lehta. Feja më e mirë është më e lehta. Feja më e mirë është më e lehta". (Ahmed).
Muhammedi a.s. thotë:
‘’Lehtësoni dhe mos vështirësoni. Përgëzoni dhe mos i bëni njerëzit të ikin.’’ (Buhariu)
Muhammedi a.s. thotë:
"I ndalohet zjarrit të djeg secilin njeri të lehtë, të butë, të shoqërueshëm dhe të afërt me njerëzit". (Tirmidhiu).
Muhammedi a.s.thotë:
“Flamuri i diturisë do të bartet nga një brez tek tjetri, nga të moderuarit, të cilët e mbrojnë atë nga shtrembërimet e fanatikëve, pretendimet e falsifikuesve dhe keq interpretimet e injorantëve’’
Muhammedi a.s. ...
- i vizitonte pjesëtarët e feve tjera,
- u jepte dhurata,
- merrte hua e ngjashëm.
"Myslimanët janë të vetmit të cilët kanë bashkuar shpirtin e tolerancës me fanatizmin në fenë e tyre dhe shpirtin e tolerancës ndaj ithtarëve të feve të tjera, kush s’dëshiron, i kanë lënë të lirë në mësimet e tyre fetare"
- William Robertson
15.1. Islami është fe e moderuar!
Islami është ‘modeli i organizimit të jetës në këtë botë’ e ofertuar nga Zoti që për njeriun e parë deri tek i fundit. Ai është ‘moderuar’ dhe ‘përditësuar’ nga vet Zoti përmes profetëve (njerëzve të zgjedhur) dhe librave (Hyjnor) të shumtë, për aq kohë sa janë moderuar dhe zhvilluar edhe fushat tjera, gjithnjë edhe ato të parashikuara dhe përcaktuar nga Zoti.
Islami është mileniume para lëvizjeve demode si ajo e nostalgjikëve e quajtur‘moderinizmi’ e që gjen diskutim ende edhe në kohën e post-post-modernizmit.
Aq sa është ‘i rrezikshëm’ projeksioni sekular ‘islam i moderuar’ aq i rrezikshëm është edhe ‘islami i prapambetur’ që e projektojnë dhe zhvillojnë me fanatizëm injorantët dhe ata që nuk u është dhënë të kuptuarit e fesë por që u është dhënë mundësia për të vepruar me/për të.
Kurani përshkruan reagimin e masës kur profeti i fundit i angazhuar prej Zotit për të moderuar fenë, hasi në reagime tipike që i gjen edhe te grupet e kohës sonë:
‘’Kur atyre u thuhet: “Ndiqni atë që ka shpallur Allahu!” ata përgjigjen: “Jo! Ne do të ndjekim atë udhë në të cilën i kemi gjetur të parët tanë” - Vallë, edhe atëherë kur të parët e tyre nuk kuptonin gjë e nuk ishin të udhëzuar?!’’
(Kuran, El Bekare:170)
Kur atyre u thuhet: “Ndiqni atë që ju ka shpallur Allahu!”, ata thonë: “Jo, ne ndjekim fenë e të parëve tanë”. Kështu është, edhe pse djalli i thërret ata në dënimin e Zjarrit!
(Kuran, Llukman:21)
Është ironike fakti që profeti Muhammed a.s. duke jetuar në shekullin e shtatë ‘akuzohej’ për ‘i moderuar’ ndërsa ne që me aq pasion e dashuri ndjekim po ato thirrje dhe marrim po nga ai burim që i referohej ai, e ne të akuzohemi për të prapambetur.
Myslimanët duhet ta kenë të qartë se kanë të domosdoshme të moderojnë mendësinë, metodologjinë e angazhimit për fe, organizimit dhe gjithçka tjetër që nuk prek fushën që tashmë veç e ka moderuar profeti Muhammad paqja qoftë mbi të.
Muhammedi a.s.thotë: “Flamuri i diturisë do të bartet nga një brez tek tjetri, nga të moderuarit, të cilët e mbrojnë atë nga shtrembërimet e fanatikëve, pretendimet e falsifikuesve dhe keq interpretimet e injorantëve’’
Është filozofi e thjeshtë, Islami është për gjithë njerëzit dhe gjitha kohërat por edhe moderimi i fundit hyjnor përmes profetit Muhammed dhe Kuranit është sjellë për gjitha kohërat, prandaj nuk e ka logjikën mendësia që flet për kuptim literal të teksteve kuranore apo edhe të traditës profetike.
15.2. Islami është fe ekuilibruar dhe e lehtë
Zoti në Kuran e ka theksuar në disa vende faktin që feja është e lehtë për t’u vepruar duke marrë në konsideratë se njerëzit karakteret e ndryshme të njerëzve që neglizhojnë dhe teprojnë.
"... Allahu me këtë dëshiron lehtësim për ju, e nuk dëshiron vështirësim për ju...".
(Kuran, Bekare: 185).
"Allahu dëshiron t'ju lehtësoj (dispozitat), e megjithatë njeriu është i paaftë (për t'u përballuar epsheve)".
(Kuran, Nisa: 28).
"... Allahu nuk ngarkon askënd, vetëm aq sa i ka dhënë; mirëpo pas vështirësisë Allahu sjell çlirim (begati)".
(Kuran, Talak: 7).
"Ne Kuranin e bëmë të lehtë për mësim, po a ka ndokush që merr mësim?".
(Kuran, Kamer: 17).
"Ne e bëmë atë (Kuranin) të lehtë me gjuhën tënde vetëm që me të t'i përgëzosh të devotshmit, dhe me të t'i tërheqësh vërejtjen një populli që është kryeneç".
(Kuran, Merjem: 97)
Edhe vet profeti Muhammed a..s në thënie të shumta na ka orientuar të insistojmë çdo herë nga lehtësimi:
"Kjo fe është e lehtë, hyni në te butë". (Ahmedi)
"Feja më e mirë është më e lehta. Feja më e mirë është më e lehta. Feja më e mirë është më e lehta". (Ahmed).
‘’Lehtësoni dhe mos vështirësoni. Përgëzoni dhe mos i bëni njerëzit të ikin.’’ (Buhariu)
"I ndalohet zjarrit të djeg secilin njeri të lehtë, të butë, të shoqërueshëm dhe të afërt me njerëzit". (Tirmidhiu).
Lehtësimi në ajetet dhe hadithe s’ka për qëllim neglizhimin por ka për synim vënien e një ekuilibri që në literaturën islame është quajtur ‘vasatah’, larg nga neglizhimi dhe teprimi dhe ekstremi.
Në hadithe tjera Muhammedi a.s. thotë:
"Çdo kush që do ta shtrëngon fenë, ajo do ta mundë atë, andaj hyni në te butë". (Buhariu).
"Allahu nuk më ka dërguar të rënduar dhe fanatik, por më ka dërguar mësues dhe lehtësues". (Buhariu dhe Muslimi).
’Ruhuni nga teprimi në fe. (Popuj) para jush janë zhdukur si pasoj e teprimit’’ (Ahmedi)
15.3. Lehtësimi në ritualet fetare
Mesatarja, lehtësimi, ekuilibri janë çështje konkrete. Thirrjen për lehtësim e gjejmë edhe në ritualet bazike fetare:
Për namazi:
- Nëse ke vështirësi me përdorë ujin – merr tejmum.
- Nëse nuk mund të falësh në këmbë – falesh ulur ose shtrirë.
- Udhëtari namazin e katër rekakeve e shkurton në dy regate.
- Etj.
Për ritualet tjera:
- Agjërim vetëm për atë që është i shëndosh dhe vendas (jo për udhëtarin dhe të sëmurin)
- Zeqati, Haxhi janë veç për ata që kanë mundësi!
- Për femrën ka dispozita të veçanta që i përshtaten specifikave të saj.
- E keqja regjistrohet një e keqe ose e fal Allahu, kurse e mira dhjetëfish ose më shumë.
- Etj
"... Allahu nuk e obligon asnjë njeri përtej mundësisë së tij,...". (El-Bekare: 286).
15.4. Toleranca dhe bashkëjetesa janë projekt Islam
Esenca Ideore e tolerancës së myslimanëve buron prej këtyre ideve kryesore :
Bindja dhe besimi i çdo myslimani në vlerën e njeriut pa marrë parasysh fenë, ngjyrën, prejardhjen, përkatësinë;
Një herë derisa kalonte një xhenaze Pejgamberi a.s. u ngrit në këmbë dhe qëndroi i ngritur, i thanë atij: ‘Ai është një xheneze e Jahudisë’, Pejgamberi a.s. tha: ‘A nuk është shpirt’’?
Myslimani beson se dallimi në fe është prej dëshirës së Allahut;
Allahu në Kuran thotë:
‘Sikur të dëshironte Zoti yt do t’i bënte njerëzit të një feje. Ata janë vazhdimisht në kundërshtime’’
(Kuran, Hud 118)
Myslimani është i bindur se dëshira e Allahut nuk mund refuzohet dhe të ketë ndonjë dëshirë tjetër pas dëshirës së Tij, ashtu siç nuk dëshiron vetëm se në atë që ka urtësi, e dinë njerëzit apo jo, për këtë myslimani nuk mendon që një ditë t’i detyrojnë njerëzit për t’u bërë të gjithë mysliman, sikur ka thënë Allahu të Dërguarit të Tij:
“Sikur të kishte dashur Zoti yt, do t’i besonin çka janë në tokë që të gjithë. A ti do t’i detyrosh njerëzit të bëhen besimtarë?”
(Kuran, Junus: 99)
Myslimani nuk është i detyruar të kërkoj llogari nga jobesimtari për mosbesimin e tij, ose të ndëshkoj të humburit për humbjen e tyre, nuk është punë e tij, llogaria është tek Allahu në ditën e llogarisë, shpërblimi dhe ndëshkimi është tek Ai në Ditën e Fundit;
‘’E nëse ata kundërshtojnë ty, ti thuaj: "All-llahu di më së miri për këtë që po veproni. All-llahu do të gjykojë mes jush në ditën e gjykimit për atë që kundërshtoheni ".
(Kuran, Haxhxh 68-69)
Besimi i myslimanit se me të vërtetë Allahu urdhëron për drejtësi dhe e do atë, dhe thërret në vlera të moralit, qoftë edhe me paganët, dhe urren padrejtësinë dhe i ndëshkon të padrejtit.
‘’ ... dhe të mos u shtyjë urrejtja ndaj një populli e t’i shmangeni drejtësisë; bëhuni të drejtë, sepse ajo është më afër devotshmërisë…’’
(Kuran, Maide: 8)
Vëmendja: Teksti ‘Esenca ideore e tolerancës islame është marrë nga shkollari Jusuf Kardavi – Jo myslimanët në shoqërinë Islame)
15.5. Manifestimi praktik i tolerancës Islame
Historikisht ‘Karta e Medinës’ mund të thuhet se është dokumenti i parë që ka shkruar që ka përfshirë tolerancës dhe bashkëjetesën ndërfetare në një dokument ligjor.
Në 52 nene të kësaj karte 27 prej tyre kanë folur për grupet fetare jo islame dhe rregullimin dhe sigurimin e të drejtave të grupeve jo islame në shoqërinë islame.
Jo myslimanët brenda shoqërisë islame janë quajtur ‘Ehlul Dhimme’ ose ‘Banorët e Sigurtë’.
Fjala ‘Edh-dhimmeh’ d.m.th. besë, garanci, siguri. Janë quajtur kështu për arsye se janë në premtim të Allahut dhe të Dërguarit të Tij, dhe të bashkësisë Islame dhe nën mbrojtjen e shoqërisë islame, të sigurtë dhe të qetë, ata janë nën sigurinë e jomyslimanëve dhe garantimin e tyre.
Muhammedi a.s. i vizitonte pjesëtarët e feve tjera, u jepte dhurata, u merrte hua, nderonte xhenazet e tyre. Raste të shumta që flasin për atë se si Muhammedi a.s. ka respektuar dhe treguar tolerancë ndaj pjesëtarëve të feve tjera.
Muhammedi a.s. në një hadith thotë: “Nexhrani dhe fqinjësia e tij, nga Zoti dhe profeti i Tij Muhamed e kanë të mbrojtur – pasurinë e tyre, kishat e tyre dhe gjithçka që kanë në pronësi”.
Toleranca dhe bashkëjetesa fetare në veçanti tregohet nga shembulli i njeriut më me ndikim në historinë njerëzore nga praktika reale e Pejgamberit Muhammed paqja qoftë mbi të.
Ai s.a.v.s.:
- i cili i vizitonte pjesëtarët e feve tjera,
- u jepte dhurata,
- merrte hua e ngjashëm.
15.6. Jo myslimanët brenda shoqërisë Islame quhen ‘Banorët e Sigurt’
Jo myslimanët brenda shoqërisë islame janë quajtur ndryshe edhe si ‘Ehluldh- dhimmeh ‘’ që nënkupton ‘Banorët e sigurt ose të garantuar ‘ .
Profeti Muhammed a.s. lejoi një delegacion të krishterëve nga Nexhrani të bënin ritualet e tyre të krishtere në xhami.
Myslimanë të edukuar në frymën kuranore dhe traditën profetike nuk i fyjnë të shenjtit e feve tjera, nuk i përqeshin ata, nuk bëjnë karikatura për të shenjtit e feve tjera e as asgë ofendese në drejtim tyre.
15.7. Xhamia dhe Kisha në një vend, karakteristikë e qyteteve myslimane!
Vetëm në qytetet myslimane mund të gjesh Xhami dhe kishë të jenë pranë njëra tjetrës, siç është rasti në Kosovë me qytetin e Ferizajt.
Në disa qytete tjera të botës islame përveç xhamisë dhe kishës janë edhe sinagogat këto tre simbole të tre feve hyjnore.
Por kjo karakteristikë është veç me qytet islame dhe nuk gjendet në asnjë vend tjetër të dominuar historikisht nga jo myslimanët.
Nëse ne do të i lejonin njerëzit të binin në kontakt me këto informacione dhe shpirtin e tolerancës që porosit Islamit atëherë nuk do të shtrohej nevoja për fushata kaq paradoksale për tolerancë siç zhvillohen here pas here në vendin tonë.
15.8. Studiuesit jo mysliman për tolerancën Islame
"Kemi vëzhguar prej ajeteve kur'anore të cilat janë përmendur më pak se toleranca e Muhammedit a.s. ndaj hebrenjve dhe krishterëve ishte e jashtëzakonshme dhe e madhe, kështu nuk ka thënë asnjëri nga themeluesit e feve tjera të cilat janë shfaqur më herët si hebrenjtë dhe krishterët në veçanti do të vërejmë si kanë ecur pasardhësit (zëvendësit) e tij sipas sunnetit (rrugës) së tij’’.
– Gustave Le Bon
"Myslimanët janë të vetmit të cilët kanë bashkuar shpirtin e tolerancës me fanatizmin në fenë e tyre dhe shpirtin e tolerancës ndaj ithtarëve të feve të tjera, kush s’dëshiron, i kanë lënë të lirë në mësimet e tyre fetare"
- William Robertson
Në shumë letra të dërguara tek emisarët e tij Profeti a.s theksonte faktin që institucionet fetare nuk duhet të prekeshin. Në një letër të dërguar tek emisari i tij i vendosur pranë prijësve fetarë të Shën Katerinës në malin e Sinait ai shkruan:
“Ky është një mesazh nga Muhamed ibn Abdullah, si zotim ndaj atyre që praktikojnë krishterimin, afër dhe larg qofshim, ne jemi pranë tyre. Unë, shërbëtorët, ndihmësit dhe pasuesit e mi i mbrojmë ata, sepse të krishterët janë qytetarët e mi, dhe gëzojnë mbrojtje në emër të Zotit. Unë kundërshtoj çdo veprim që i fyen ata. Asnjë detyrim nuk ekziston mbi to. Gjykatësit e tyre nuk do të largohen nga detyra që mbajnë dhe murgjërit e tyre do të vazhdojnë të qëndrojnë në manastire. Asnjë musliman nuk do të shkatërrojë, dëmtojë apo marrë ndonjë gjë nga vendfaljet e tyre për ta dërguar në shtëpinë e tij. Nëse ndonjëri prej tyre bën diçka të tillë, atëherë ai ka shkelur marrëveshjen e pranuar nga Zoti dhe ka thyer urdhrin e Profetit të tij. Me të vërtetë, ata janë aleatët e mi dhe ne u ofrojmë siguri nga gjithçka që urrejnë. Askush nuk i shtrëngon të zhvendosen apo të marrin pjesë në luftime. Muslimanët duhet të luftojnë për to. Femrat e krishtera mund të martohem me muslimanë vetëm nëse shprehin pëlqimin e tyre. Gjithsesi, ato nuk mund të pengohen nga vizita e kishave. Kishat e tyre janë nën mbrojtjen tonë. Ata nuk i pengon askush t’i riparojnë ato apo të zbatojnë ritualet e shenjta sipas besimit të tyre. Asnjë pjesëtar i këtij umeti (komuniteti) nuk mund ta shkelë këtë marrëveshje deri në Ditën e Fundit.”
'Ne katolikë (shqiptar) ekzistojmë në sajë të muslimanëve. Po të mos ishin muslimanët, sllavët prej kohësh do të na kishin asimiluar ose do të na kishin përzënë prej këtej."
(Mati Logoreci, 1867-1941, mësues i shkollës së parë shqipe në Prizren (1888) - publikuar nga: ''Bota sot'', 17 nëntor 1998).
“Kur kënga e hoxhës zbret nga minareja, myslimanët ndërpresin punën dhe shkojnë në xhami, pasi kanë larë në vijën e ujit këmbët dhe duart e tyre. Të premten pasdite pazari është i mbyllur. Ai mbyllet gjithashtu edhe të dielën mbasdite. Kësisoj është zgjidhur një problem delikat, duke i bërë qejfin edhe Jezuit dhe Muhametit. Tirana, që numëron 15 mijë myslimanë dhe 2 mijë të krishterë, arrin t’i trajtojë njëlloj të dyja besimet”. Kështu shkruante më 1922 zviceriania Noëlle Roger në revistën e njohur Revue des deux Mondes për Tiranën.
Noëlle Roger, Sur les chemins de l’Albania, Revues des deux mondes, 1922, T. 11, f. 106.
Slide Show: Përbledhje nga libri 'Rizgjimi Islam' i Dr. Jusuf Kardavit
© COPYRIGHT
Ky material është vetëm për qëllime studimi të projektit Akademia 23. Nuk lejohet publikimi i plotë apo i pjesshëm në internet, televizion apo ndonjë formë tjetër, si dhe nuk lejohet të printohet (as i/të plot/a as i/të pjesshme) për asnjë lloj qëllimi.