- A do ishit shoqëruar me një si vetja juaj?-
- Për sa njerëz mendon se ti je shok i mirë për ta?
- Në gjitha listat e kontaktit (çfarëdo pajisje apo platforme komunikimi) a mund t’i gjesh dhjetë miq me të cilët ndihesh si me vetën tënde?
- Kur keni bërë diçka të veçantë për shoqërinë tuaj, diçka që ua ka lehtësuar jetën atyre apo që i ka bërë të lumtur?
- Cila është gjëja më qesharake dhe më mbresëlënëse që keni bërë me shoqërinë tuaj?
- A keni marrë pjesë në ndonjë aktivitet vullnetar? Nëse po çfarë aktiviteti dhe çka ju ka motivuar të jeni pjesë e atij aktiviteti?
“Ditën e Gjykimit keqbërësi do të hajë gishtat e duarve dhe do të thotë: ‘Ah, sikur të kisha ndjekur rrugën (e drejtë) me të Dërguarin! Ah, sikur të mos isha bërë mik me filanin!.”
(Kuran, Furkan, 27-28.)
Profeti (a.s) ka thënë:
“Atij njeriu që Zoti ia do të mirën, i jep një shok të mirë. Ai të kujton kur ti harron, ai të ngre kur ti rrëzohesh, të drejton kur ti devijon”.
Profeti (a.s) tregon:
“Një njeri e donte shokun e tij pa pasur kurrfarë interesi. Një ditë ai niset të shkojë për t`i bërë një vizitë atij. Rrugës takon një melek në formën e një njeriu, i cili e pyet: “Për ku po shkon o njeri”? “Po shkoj të vizitoj vëllain tim për hir të Allahut” – përgjigjet burri. Meleku vazhdon: “A mos ke ndonjë interes, tregti apo lidhje familjare me të”? Burri përgjigjet: “Vallahi nuk kam asnjë interes, as ndonjë tregti e as nuk kam lidhje familjare me atë person, por po shkoj ti bëj një vizitë vetëm për hir të Allahut (xh.sh)”. Atëherë meleku i thotë: “Unë jam meleku i Zotit. Më ka dërguar Allahu (xh.sh) që të të them, se Allahu (xh.sh) të do ty, siç e deshe ti vëllain tënd”.
Profeti (a.s) ka thënë:
“Shembulli i shokut të mirë është si puna e shitësit të parfumeve. Shitësi i parfumeve dhe sikur të mos ta japë një parfum për dhuratë, ai nuk të bën keq dhe nuk i vjen erë e keqe. Më e pakta që mund të përfitosh prej tij do të jetë se edhe ty do të të vijë era parfum, erë e mirë. Ndërsa shembulli i shokut të keq është si puna e farkëtarit. Nëse nuk ta djeg rrobën me zjarr, ai të le erën e keqe të tymit”.
Etika sociale është përmbledhje e vlerave dhe sjelljeve të një grupi apo kulture të caktuar, me fjalë tjera ka të bëjë me standardet që drejtojnë anëtarët e një shoqërie se si të ndërveprojnë me çështje si frika, drejtësia, varfëria e të ngjashme.
Etika, mënyra se si myslimani ndërvepron me shoqërinë ku jeton konsiderohet reflektim i fetarisë së tij. Çështjet etike konsiderohen se janë gjërat që do peshojnë më së shumti në peshojnë e veprave në ditën e gjykimit.
“Besimtarët dhe besimtaret janë të dashur për njëri-tjetrin, urdhërojnë për të mirë, e ndalojnë nga e keqja, e falin namazin dhe japin zeqatin, respektojnë Allahun dhe të dërguarin e Tij. Të tillët do t'i mëshirojë Allahu. Allahu është ngadhënjyes, i urtë.” (Tevbe 71)
Duke qenë njeriu krijesë sociale që e ka të pa mundur të ekzistoj vetvetiu, edhe besimtarit i kërkohet të angazhohet brenda shoqërisë dhe komunitetit ku jeton, gjithnjë duke pas në konsideratë reflektimin e moralit të tij fetar brenda atij ambienti.
13.1. Etika e ndaj Imamit dhe autoriteteve fetare
Zoti i Madhëruar në zbritjen e Tij të fundit thotë :
‘’O ju që besuat, binduni All-llahut, respektoni të dërguarin dhe përgjegjësit nga ju.’’ (Kuran, En Nisa:59)
Raporti i komuniteti /xhematit mysliman/ ndaj imamit duhet të jetë si raporti i sahabëve ndaj Pejgamberit a.s, sa kaq që profesioni/misioni i Imamit është funksion i ushtruar nga ai a.s. . Por as Imami nuk është Profet dhe as xhemati nuk janë sahabij, e që të dy palët duan dhe duhet të ju përngjajnë Pejgamberit a.s dhe sahabëve të tij a.s. .
Këtë gjë Allahu qartë e thotë në ajetin/ citatin e Kuranit që po ashtu është i qartë/mubin se:
‘’Ju e kishit shembullin më të lartë në të dërguarin e All-llahut, kuptohet, ai që shpreson në shpërblimin e All-llahut në botën tjetër, ai që atë shpresë e shoqëron duke e përmendur shumë shpesh All-llahun.’’
(Kuran, El Ahzab: 21)
Shokët e Muhammedit a.s. kanë treguar respekt ekstrem sa që disa kur flasin për sahabët dhe respektin e tyre ndaj tij tregojnë që gjatë jetës së tij ti kenë bërë veç një numër të vogël pyetjesh. Ata prisnin që të vinte dikush ta pyeste Pejgamberin a.s. dhe me këtë rast të dëgjonin përgjigjet e Pejgamberit a.s., me që u dukej mungesë respekti të i parashtronin pyetje Pejgamberit a.s.. Zakonisht ishin beduinët / njerëzit të pa urbanizuar që s’kanë pas rast të mësojnë për etikë/ që i parashtronin pyetje Pejgamberit a.s. e prej të cilave përfitonin të gjithë sahabët.
Në historinë islame tregohet vetëm për një rast të tejkalimit të respektit ndaj tij , për të cilët Muhammedi a.s. na ka tërhequr vëmendjen .
Muhamedi duke e ndarë plaçkën e luftës, ka ardhur një njeri me mjekër të gjatë, kokë të rruar, mes syve të tij janë parë shenjat e sexhdes mirëpo e ka kundërshtuar ndarjen e Muhamedit-paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të.
Për këtë ka thënë Muhamedi -paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të-:”do të dalin (do të ketë , do të lindin) nga pasuesit e tij, nga origjina e tij popull, njerëz që do t’ua kalojnë me namaz, me agjërim me të lexuar të Kuranit por leximi i tyre nuk arrin as deri te fyti i tyre dhe do të dalin nga islami ashtu si del shtiza nga harku i sajë, nëse i takoj do të i luftoj si luftimin e Adit..” (Transmeton Buhariu)
Sahabiu i quajtur Irbad bin Sariete tregon se një ditë pas namazit, Pejgamberi a.s. ishte kthyer nga të pranishmit dhe kishte filluar t’i këshillojë. Të pranishmit kishin kuptuar se është fjala për diçka serioze andaj i thanë : ‘O i dërguar i Zotit ! Na duket kjo këshillë sikur të jetë përfundimtare /lamtumirëse/ andaj na lë ndonjë porosi !
Ai tha : ‘’Ju porosisë të keni frikë ndaj Allahut, të dëgjoni dhe përgjigjeni (prijësit) edhe nëse është rob nga Absinia/Etiopia/. Kush jeton nga ju pas meje do të përjetoj mospajtime e ngatërresa të shumta. Por unë u porosisë t’i përmbaheni sunetit tim dhe traditës së halifëve të drejt pas meje. (Ahmedi)
13.2. Etika ndaj mësimdhënësit
Etika e studentëve ndaj mësimdhënësit duhet të ketë model shembullin e shokëve/studentëve të Profetit Muhammed paqja qoftë mbi të dhe të studentëve të shkollarëve të mëdhenj mysliman.
Disa nga detajet e etikës ndaj mësimdhënësit që i gjejmë në literaturën e hershme islame:
Nxënësit në raport me mësimdhënësin duhet:
- Të pastroj shpirtin nga çdo lloj mendjemadhësie dhe arrogance dhe të tregohet i përulur. Nxënësi duhet t’i besoj mësimdhënësit ashtu sikur në rast sëmundje pacienti shërimin e tij ia beson mjekut.
- Paramendoni shoku i pandashëm i Shafiut , Er-Rebu – Allahu i mëshiroftë të dy, ka thënë : ‘Kurrë nuk kam marrë guxim të pijë ujë, përpara Shafiut, derisa më shikonte’’.
- Nga Ali b.Ebu Talib transmetohet të ketë deklaruar : ‘’Në obligimet ndaj imamit dhe mësimdhënësit bënë pjesë edhe:
- ajo që gjithë të tjerët i përshëndet si zakonisht, ndërsa atë në mënyrë më të veçantë, të ulësh para tij,
- që para tij të mos bësh me dorë, të mos mbyllësh syrin,
- që para tij të mos thuash: ‘’ o filan filani ka thënë ndryshe nga që thua ti’’,
- që para tij të mos denoncosh asnjërin,
- që në prani të tij të mos kapësh për rroba kur ngrihet,
- të mos e mërzitesh do të thotë, të mos e mërzitësh nga të ndenjurit e tepërt gjatë ma të.’’
13.3. Angazhimi në komunitet
Pejgamberi Muhammed a.s. thotë: “Besimtari i cili shoqërohet me njerëzit dhe bën durim në fyerjet e tyre, është më i dobishëm se besimtari i cili nuk shoqërohet me njerëzit dhe nuk bën durim në fyerjet e tyre.” (Transmeton Tirmidhiu)
Pejgamberi i Muhamed gjithashtu ka thënë: “Kush e viziton një të sëmurë, apo e viziton një vëlla të vet, për hir të Zotit, një thirrës e thërret: “Lum për ty, lum për udhëtimin tënd, dhe t’i i ke përgatitur vetes një vend në Xhenet.” (Ebu Davudi)
Në një thënie tjetër Muhammedi a.s. ka thënë: “Jepni dhurata njëri-tjetrit, sepse dhurata i mënjanon cytjet e krahërorit.” (Tirmidhiu)
Transmetohet prej Aishes r.a. e cila thotë: “Pejgamberi i pranonte dhuratat dhe shpërblente për ato.” (Bezzari)
Muhammedi (a.s) ka thënë: “Musliman i mirë është ai njeri, që prej gjuhës dhe dorës së tij nuk i vjen e keqja të tjerëve”.
13.4. Etika mjedisore
Ai qe pështyn në tokë ai nuk e do vatanin!
A e do nënën tënde?
A e ke pështyrë ndonjëherë? A e do babën tënd? A ia ke shkarkuar ndonjëherë mbi shpinë koshin e plehrave ?
Atëherë përse po e këndon këngën "Oj Kosovë oj nëna ime", kur ti në anën tjetër po e ndot këtë tokë.
Jakup Asipi
Çfarë është ambienti?
Tek ambienti hyn gjithçka që e rrethon trupin e njeriut.
Një ditë, Ebu Derdai po mbillte një arrë (pemë frutore). Një burrë që kaloi pranë tij, e pyeti i çuditur:"Çfarë po bën o Ebu Darda?"
Ai iu përgjigj:"Po mbjell një arrë."
Burri i tha:"E ç'të duhet të mbjellësh arra ty?! Ti je i moshuar dhe nuk do të të jepet mundësia t'i shijosh frutat e saj!"
Ebu Dardai ia ktheu:"E ç'të keqe ka, nëse e mbjell unë, kurse frutat ia shijojnë të tjerët?!"
Edhe pse ishte i moshuar dhe nuk kishte shpresë që t'i shijojë frutat e arrës, ky shok i Profetit a.s, mendonte për të tjerët. Ai ishte largpamës dhe duke mbjellë pemë, kontribuonte në mbrojtjen e ambientit.
Gjersa në Islam kujdesi për ambientin ka ekzistuar tek gjitha thirrjet profetike dhe veçantë në Kuran dhe nga profeti Muhammed a.s., pjesa e tjetër e botës ka nisur të diskutoj rreth ‘kujdesit për ambientin’ tek në vitin 1972 në konferencën e mbajtur në Stokholm.
Profeti ynë, thotë se të heqësh një mbeturinë nga rruga, konsiderohet si sadaka (lëmoshë).
Profeti Muhamed a.s, ishte shumë i dhënë pas pastërtisë dhe ambientit.
Muhammeid a.s. ka thënë: ‘’Nëse Kijameti është duke ndodhur, e dikush prej jush ka në dorë një fidan, nëse ka mundësi për ta mbjellë atë, përpara se të ndodhë Kijameti, atëherë le ta mbjellë”.
Allahu ka tërhequr vëmendjen për kujdes ndaj ambientit në çdo situatë:
"E, kur largohet, përpiqet të bëjë të këqija në tokë, duke shkatërruar të mbjellat dhe bagëtinë. Por Allahu nuk e do shkatërrimin." (Kuran, Bekare, 205)
13.5. Kujdesi dhe mëshira e veçantë për kafshët si pjesë e ekosistemit
Një herë, Aishja r.a. i kishte hipur një deveje zemërake. Ajo filloi ta çonte para e mbrapa në një mënyrë të ashpër, për ta qetësuar. I Dërguari i Allahut i tha Aishes r.a: “Sillu butë ndaj kafshës, sepse, kudo që të ndodhet butësia, e zbukuron atë vend. Çdo sjellje në të cilën s’ka butësi, është e keqe”.
Njëherë, një njeri që po udhëtonte, kishte shumë etje. Gjeti një pus, hyri në të, piu ujë dhe doli jashtë. Por ç’të shihte: Një qen kishte nxjerrë gjuhën një pëllëmbë dhe nga etja po lëpinte tokën e lagur! Njeriu bëri në vetvete një llogari ndërgjegjeje dhe tha: Ky qen është i etur ashtu siç isha unë! Menjëherë hyri në pus, e mbushi këpucën e tij me ujë, ia mbylli grykën, doli jashtë dhe i dha qenit ujë. Allahu u kënaq nga sjellja e këtij njeriu dhe e fali”. Sahabët thanë: “O i Dërguari i Allahut! A kemi sevape edhe për kafshët?” I Dërguari i Nderuar tha: “Për çdo gjallesë ka sevape”.
13.6. Etika ndaj të moshuarve
Një djalosh e goditi me biçikletë një grua të moshuar dhe në vend se t’i kërkonte falje dhe t’i ndihmonte për t’u ngritur, nisi të qeshte me të dhe më pas vazhdoi rrugën e tij. Mirëpo plaka e shtyrë në moshë e thirri duke i thënë: Të ra diçka. Djaloshi u kthye shpejt dhe nisi të kërkonte, mirëpo nuk gjeti asgjë.
Plaka i tha: Mos kërko shumë, të “ra” burrëria jote dhe nuk ke për ta gjetur asnjëherë.
"Allahu është ai që ju ka krijuar juve të dobët, pastaj, pas dobësisë, ju ka bërë të fuqishëm e, pas fuqisë, ju bën të dobët dhe të thinjur. Ai krijon çfarë të dojë; Ai është i Gjithëdijshëm dhe i Fuqishëm për çdo gjë." (Kuran, Rum: 54)
Kujdes dhe sjellja e mirë ndaj të moshuarve është prej fushave jetësore që zënë vend të rëndësishëm në jetën e besimtarit mysliman.
Pejgamberi s.a.v.s thekson në hadithin të cilin e transmeton Enes b.Maliku r.a: “Nuk është prej nesh ai i cili nuk ka ndjeshmëri ndaj të rinjve dhe respekt ndaj të moshuarve!”
‘’Në madhërim të Allahut hyn edhe respektimi i myslimanit më të moshuar e të thinjur’’ - Muhammedi a.s
Veçanërisht është theksuar kujdes i shtuar për prindërit nëse gjejnë pleqërinë nën kujdesin tuaj si fëmijë i tyre.
"Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij, që të silleni me mirësi ndaj prindërve. Nëse njërin prej tyre, ose që të dy, i ka kapur pleqëria pranë kujdesit tënd, atëherë mos u thuaj atyre as “of e oh”, as mos u bë i vrazhdë ndaj tyre, po atyre thuaju fjalë të mira. Dhe në shenjë mëshire shtrije pranë tyre krahun përulës e respektues dhe thuaj: “Zoti im! mëshiroji ata të dy, sikurse më edukuan mua kur isha i vogël." (Kuran, Isra, 23-24)
13.7. Disa këshilla në raport me shoqërinë
Përshëndete i pari me ‘Selam’
Buzëqeshu
Bëjë shoqërinë për hir të Zotit, pa interes
Trego interesim për ta
Merr pjesë në raste gëzimi e hidhërimi
Fali dhe tregohu tolerant
Intersohu për t’a kur mungojnë
Jepu dhurata
Trego tekstualisht dashurinë ndaj tyre
Këshillojë kur ia kanë nevojën
Jepi komplimente
Diskuto me ta për gjëra që u intersojnë dhe u pëlqejnë
Tregohu modest
Zgjidh fjalët në komunikime me ta
Vazhdimisht përpiqu të krijosh miq të rinj
13.8. Përzgjedhja e shoqërisë
Veçanërisht kujdes duhet vënë në përzgjedhjen e shokëve me të cilët shoqërohesh vazhdimisht dhe ndanë një pjesë të madhe të jetës, sekreteve dhe ngjarjeve?
Zoti i Lart në Kuran thotë:
“Atë ditë shokët e ngushtë do të jenë armiq të njëri-tjetrit, përveç atyre që ishin të sinqertë në miqësi. (Atyre besimtarëve, që ishin shoqëruar për hir të Zotit, u thuhet): O adhuruesit e Mi, sot nuk ka as frikë për ju, e as që do të jeni të pikëlluar!” (Ez-Zuhruf: 67-68)
Transmetohet prej Omer Ibën Hattabit, i cili thotë: “Pejgamberi i Allahut ka thënë: “Ka disa njerëz, të cilët nuk janë as pejgamberë e as dëshmorë, por në Ditën e Gjykimit do t’ua kenë lakmi pejgamberët dhe dëshmorët për pozitën e tyre te Zoti.” Shokët i thanë: “O Pejgamber i Allahut, na trego kush janë ata?” Ai u përgjigj: “Ata janë njerëzit të cilët janë dashur mes veti në emër të Zotit, pa patur lidhje fisnore mes vete, e pa pasur ndonjë interes material të përbashkët. Betohem në Allahun, fytyrat e tyre me të vërtetë janë dritë, ata janë mbi dritë, nuk frikohen kur frikohen njerëzit, e as që dëshpërohen kur dëshpërohen njerëzit.” Dhe e lexoi ajetin: “Ta keni të ditur se të dashurit e Allahut (evliatë) nuk kanë frikë (në botën tjetër) e as kurrfarë brengosje.” (Kuran, Junus: 62) (Ebu Davudi)
Pejgamberi i Allahut ka thënë: “Dy njerëz të cilët e duan njëri-tjetrin për hir të Zotit, në mosprani të tyre, prej tyre më i dashur tek Allahu është ai i cili më së tepërmi e do shokun e vet.” (Taberaniu)
Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Njeriu është në fenë e shokut të vet; çdonjëri prej jush le të shikojë se cilin e shoqëron.” (Ebu Davudi)
Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] urdhëroi që të zgjidhet shoku. Ai ka thënë: “Shembulli i shoqëruesit të mirë është si shembulli i bartësit të miskut: nëse nuk arrin të marrësh prej tij, atëherë bile të arrin era e tij. Shembulli i shoqëruesit të keq është si shembulli i farkëtarit: nëse nuk ndytesh me katranin e tij, do të të arrijë tymi.” (Ebu Davudi)
“ Pasha Atë, në dorë të të Cilit është shpirti im, saherë që dy vetë e duan njëri-tjetrin, e pastaj ndahen, kjo ndodh për shkak të mëkatit të cilin e bën ndonjëri prej tyre.”
Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Nëse dikush prej jush e do vëllain e vet, le ta lajmërojë se e do.” (Ahmedi)
13.9. Shembull i shokut të keq
Ukbe ibnu Ebi Meit, ishte shok i ngushtë me Ebu Xhehlin, kundërshtarin për vdekje të profetit Muhamed (a.s.). Ajo që e dallonte nga kundërshtarët e tjerë mekas, ishte se Ukbe shkonte dhe dëgjonte ligjëratat e profetit Muhamed (a.s.).
Fjalët e Profetit (a.s.) i kishin prekur zemrën dhe një natë, vendos që të nesërmen të shkojë dhe të pranojë Islamin. Duke qenë se Ebu Xhehli ishte shoku i tij, me të cilin ai diskutonte gjithçka dhe shfaqej pa maskë, vajti dhe i tregoi për vendimin që kishte marrë. Ebu Xhehli, me të dëgjuar qëllimin e mikut të tij, ia kthen me mllef: “Unë nuk të flas me gojë, derisa të shkosh tek Muhamedi dhe ta pështysh në fytyrë!” Pra, ai e vuri mes dy alternativave, ose miqësinë me të, ose Muhamedin (a.s.). Fatkeqësisht, Ukbe ibnu Meit, zgjodhi miqësinë me Ebu Xhehlin, e çoi në vend kërkesën e tij dhe vdiq si idhujtar në betejën e Bedrit. Ishte miku i tij ai që e tërhoqi drejt humbjes së sigurt në të dyja botët. A ke shokë të tillë, o vëlla? A ke shoqe të tilla, o motër? Nëse po, pashi Zotin largohuni prej tyre.
13.10. Shembulli i shokut të mire
Umer ibnul Hattabi ka pasur një shok shumë të ngushtë, Ajash ibnu ebi Rebia. Kur myslimanët u urdhëruan të emigronin për në Medinë, Umeri u nis së bashku me shokun e tij, Ajashin. Ebu Xhehli dëgjoi që Ajashi ishte nisur për në Medinë dhe e ndoqi nga pas, deri sa i arriti dhe i tha: “O Ajash, kthehu te nëna jote se është betuar që do të rrijë në diell dhe nuk do të lahet e të pijë ujë deri sa të kthehesh ti.” Kur e dëgjoi Ajashi këtë, i tha Umerit se i duhej të kthehej për hatër të nënës, por Umeri ia ktheu: “O Ajash, për Zotin, nuk duan gjë tjetër, veçse të të kthejnë në fenë e parë dhe të lësh Islamin.” Me gjithë këmbënguljen e Umerit, Ajashi vendosi të kthehej në Mekë. Kur e pa Umeri që Ajashi ishte i vendosur që të kthehej, i tha: “O Ajash, meqë ke vendosur të kthehesh, merre devenë time! Kur të jesh gati për të ardhur, eja me të”.
Sa arriti Ajashi në Mekë, kurejshët e lidhën dhe nuk iu ndanë deri sa ndërroi fenë. Kur dëgjoi Umeri që shoku i tij më i ngushtë kishte lënë fenë islame, i erdhi shumë keq.
Kjo gjendje zgjati deri sa profetit a.s. iu shpall ajeti:
“Thuaj: “O robërit e Mi, që i keni bërë keq vetes me gjynahe, mos e humbni shpresën në mëshirën e Allahut! Allahu, me siguri, i fal të gjitha gjynahet. Vërtet, Ai është Falësi i madh dhe Mëshirëploti.” (Kuran, Zumer, 53)
Kjo e preku Ajashin dhe menjëherë i hodhi sytë devesë që i kishte lënë Umeri. Ajo ia zgjoi ndjenjën e besimit dhe të miqësisë me Umerin dhe ai mori rrugën për në Medinë.
Më thuaj kush janë shokët e tu, të të them se kush je, më thuaj kush janë miqtë e tu, të të them nëse Zoti është i kënaqur me ty apo jo, më thuaj kush janë shokët e tu, të të them nëse do të udhëzohesh apo jo.
Nëse gjer sot je shoqëruar me shokë të këqij, që tani hiq dorë prej tyre dhe kërko një shok tëmirë. Lute Zotin që të të gjejë një shok të mirë. I thuaj që shoqërinë e vjetër e braktise për hatrin e Tij, prandaj të dërgojë një shok të ndershëm dhe të mirë, që i plotëson kriteret. Të jesh i sigurt që lutjet do të pranohen.
© COPYRIGHT
Ky material është vetëm për qëllime studimi të projektit Akademia 23. Nuk lejohet publikimi i plotë apo i pjesshëm në internet, televizion apo ndonjë formë tjetër, si dhe nuk lejohet të printohet (as i/të plot/a as i/të pjesshme) për asnjë lloj qëllimi.