Trajnime

Misioni i shërbimit:

Qendra do të sigurojë shërbime trajnimi në kurset sasiore në zonën e qarkut të Vlorës. Duke u përqëndruar kryesisht mbi studentët e Universitetit të Vlorës, kurset përfshijnë:

  • Kontabilitet, statistik, financë, kalkulus dhe matematikë biznesi, ekonomiks, gjuhë angleze, TIK në programim dhe rrjet, kurse krediti për mësuesit.
  • Shërbimet tutorimi janë gjithashtu në dispozicion të studentëve për kurse të projektit.
  • Sesionet e trajnimit janë të fokusuar për të ndihmuar studentët në konceptet që ata kanë nevojë të dinë si dhe zhvillimin e strategjive të studimeve për tu përgatitur në mënyrë efektive për provimet e lëndëve.

Qendra është e fokusuar në zbatimin e standardeve ndërkombëtare në platforma të testimit. Aktivitetet tona synojnë të mbështesin nevojat kryesore të komunitetit për kompetencat në çdo sektor të ekonomisë dhe shoqërisë. Qendra është e pajisur me të gjitha mjetet e hardëare dhe softëare për të mbështetur proceset didaktike për kurset e trajnimit. Shumë shpejt mësuesit e Rajonit të Vlorës mund të ndjekin kurse të specializuara të akredituar nga institucioni IZHA në fushën e certifikimit të kompetencave të mësuesve.Qendra do te percaktoje marrëveshje me partnerët ndërkombëtarë dhe kombëtare për të patur një vizion të qartë ka një vizion të qartë për përmirësimin dhe zhvillimin e strategjive të reja në bazë të direktivave të UNESCO-s për mësuesit dhe shkollat​​. Stafi do te analizoje gjendjen reale në Rajonin e Vlorës duke planifikuar problemet dhe nevojat në sektorë të ndryshëm të ekonomisë. Bazuar në këto rezultate, është zhvilluar një plan organizativ për realizimin e programeve të studimit për të mbështetur të mësuarit gjatë gjithë jetës dhe edukimin e vazhdueshëm.