Thesis Description
Vitet e fundit zhvillimi i Teknologjise së Informacionit dhe i Sistemeve të Infomacionit ka patur një ndikim thelbësor në menaxhimin e informacionit në institucionet publike në Shqipëri. Një pjesë e këtyre institucioneve janë dhe ato të Pushtetit Lokal si Bashkitë dhe Komunat e vendit tonë. Një ndër sektoret më të rëndësishëm të Pushtetit Lokal, nga ku ai siguron dhe një grant të rëndësishëm vjetor të ardhurash është pikërisht sektori i Taksës Lokale që me fjalë të tjera përbën dhe të ardhurat kryesore. Menaxhimi i këtyre të ardhurave nuk mund të mendohet ditët e sotme pa një Bazë të Dhënash dhe pa një Sistem Informacioni me anë të cilit mund të menaxhohen ato.
Ndaj në këtë temë do të trajtohen dhe do të realizohen disa çështje në lidhje me menaxhimin e ketyre të dhënave, ndërtimin e indikatorëve, automatizimin e importimit e tyre, si dhe ndërtimin e një strukture të dhenave duke realizuar raportimin e tyre si më poshtë:
ü Do të behet përshkrimi i hapave dhe metodologjisë së ndërtimit të një Magazine të Dhënash (Data Warehouse).
ü Do të bëhet përshkrimi i mjeteve në dispozicion me bazë SQL Server 2008R2 Enterprise për ndërtimin e Data Warehouse dhe inteligjencës së biznesit.
ü Do të bëhet përshkrimi i një Data Warehouse të një sistemi financiar të menaxhimit të taksave në Pushtetin Lokal, ku do shfaqen se cilët janë indikatorët (PKI- Performance Key Indicator).
ü Do të ndërtohet një Data Warehouse aplikative, për Bashkinë Shkodër, ku do të ngrihen Integration Services për të realizuar automatizimin e importit të të dhënave në magazinë.
ü Do të bëhet ndërtimi i indikatorëve nëpëermjet BI Tools (BI Studio dhe Analysis) dhe publikimi i tyre nëpërmjet Intranet/ Internetit (Reporting Services).
ü Do të ndërtohet i një strukturë cluster failover per te garantuar funksionimin e Data Warehouse ne rast të dështimit të njërit server (Windows Server 2008 Enterprise).