Thesis Description
Prej kohesh tashme po zhvillohen sisteme supporti data warehouse dhe zgjidhje te logjikes se biznesit . Ne kete rast synohet krijimi i nje data warehouse dhe krijimi i logjikes se biznesit per pushtetin vendor konkretisht per drejtorine e taksave ne bashkine e Elbasanit . Synimi eshte qe me ane te platformes Microsoft SQL Server 2008 R2 dhe implementimin e BI te mundesohet nje vendimarrje me e sakte duke u bazuar ne te gjithe sistemin e informacionit ,validimin e te dhenave , garantimin ne kohe reale dhe te shpejte te pergjigjeve dhe dorezimin e raporteve intuitive . Konkretisht do te ndertohet nje sistem bazuar ne te dhenat e bashkise per subjektet qe taksohen prej ketij institucioni me qellim gjenerimin e raporteve ne baze te kerkesave . Pershembull cili nga subjektet e biznesit paguan taksat brenda afatit te caktuar , cili i ka paguar para ketij afati me qellim per te marre vendime ne kohe reale per te ndeshkuar apo favorizuar bizneset qe i paguajne taksat ne kohe rekord.Ky raport do te ndihmoje edhe ne parashikimin e sasise se te ardhurave qe do te mund te perfitohen gjate nje viti dhe per te bere krahasime . Gjithashtu do te behet e mundur edhe krijimi i nje intraneti per shkembimin e informacionit ne kohe reale dhe shume te shpejte . I rendesishem do te jete dhe komunikimi me institucione te tjera sikunder mund te jete QKR-ja apo drejtoria e tatim taksave . Perdorimi i SQL Server 2008 R2 do te mundesoje nje mjedis zhvillues per te ndertuar aplikime nepermjet tools-eve qe ofrojne nje mjedis tejet bashkepunues dhe produktiv per ndertimin e zgjidhjeve . Nepermjet tij do te behet e mundur dhe optimizimi per krijimin e cloud-eve ne menyre qe rrjeti dhe ruajtja e resurseve te perdoren ne menyre eficente . Do te garantohet aftesi analitike vizion i pasur , bashkepunim dhe nje sipermarrje raportesh per te gjithe punonjesit .