Çfarë është një payment gateway?
Një payment gateway është nje aplikacion i tregëtisë elektronike që u ofron bizneseve qe veprojnë online ne fushen e tregtisë elektronike te kryejnë pagesat e tyre në një menyrë te sigurtë. Payment gateways mbrojnë te dhënat e kartave te debitit ose kreditit duke enkriptuar infmacionin që është sensitiv duke u siguruar që infromacioni kalon në mënyrë të sigurtë midis biznesit, klientëve dhe procesuesit të pagesave.
Si funksionon nje payment gateway?
Një payment gateway thjeshton kalimin e infromacionit midis një portali ( siç mund te jetë një ëebsite, një celular, etj) dhe proçesuesit te pagesave. Kur një klient këkon të blej një produkt nga një portal që ka një payment gateway, payment gateway kryen disa detyra të caktuara për të proçesuar transaksionin.
1. Klienti kryen një blerje duke shtypur një buton “blej” ose i njëvlershëm me të, ose shkruan të dhënat e kartës së kredit/debitit.
2. Nëse blerja kryhet nëpërmjet një websiti, browseri i klientit ekripton të dhënat që dergohen nëpërmjet browserit dhe portalit ku po kryehet blerja. Kjo gjë arrihet duke përdorur enkriptimin SSL(Secure Socket Layer).
3. Portali ja dergon të dhënat e transaksionit payment gateway. Kjo është një lidhje tjetër e kriptuar duke përdorur SSL e cila lidhet me serverin ku ndodhet payment gateway.
4. Paymant gateway i dërgon këto të dhena një payment processor, i cili proceson pagesën.
5. Procesuesi i pagesave dërgon këto të dhëna tek një shoqëri si psh Visa ose MasterCard
1. Në qoftë se përdoren karta të tipit American Express ose Discover Card procesuesi i pagesës vepron sikur të jetë banka e cila ka lëshuar kartën duke kthyer përgjigje të menjëhershmë për pranimin ose jo të pagesës.
2. Përndryshe shoqëria përkatëse udhëzon transaksionin deri tek banka përkatëse e cila ka lëshuar kartën.
6. Banka e cila ka lëshuar kartën merr autorizimin e kërkesës dhe kthen një përgjigje tek procesuesi i pagesës me një kod përgjigje. Për të përcaktuar gjëndjen e pagesës (i pranuar, ose i papranuar) kodi i dërguar përdoret për të përcaktuar arsyen pse nuk është kryer transaksioni (si psh: fonde të pamjaftueshme, ose linku me bankën nuk eështë disponibël.).
7. Procesuesi i pagesës dërgon këtë infromacion tek payment gateëay.
8. Paymant gateway merr përgjigjen dhe e dërgon tek website ku më pas interpretohet përgjigja.
9. I gjith ky proces zgjat 2-10 sekonda.
10. Biznesi dërgon të gjitha transaksionet e aprovuara në një “batch” tek banka e tyre për të marr këto pagesa.
11. Banka depoziton shumën e transaksioneve tek llogaria e biznesit. (Ky proces zgjat 2-3 ditë.)
Çfarë do të përshij payment gateway jonë.
Nëpërmjet payment gateway tonë do tu japim mundësi si fillim agjensive turistike të të shtojnë ofertat e tyre me çmimin përkatës. Më pas do tu jepet mundësia që nëpërjmët një iframe ose dickaje të ngjashme me iframin ta afishojnë këtë ofertë në webin e tyre. Në çastin që përdoruesi kërkon të blej një prej paketave të caktruar i kërkohet gjithmon nëpërjet iframe-it të shkruaj të dhënat e kartës së tij të debitit ose kreditit. Këto të dhëna dërgohen në payment gateway-in tonë i cili i përpunon këto të dhëna dhe ia dërgon paypali-t. Paypal-i kryen procesimin e të dhënave dhe kthen përgjigje tek payment gateëay i cili e përpunon ketë përgjigje dhe i dërgon përdoruesit i cili vazhdon te ketë të hapur iframin në ëebsitin e caktuar.
Në ndërfaqen e administratorit do të ketë një ndërfaqe e cila do të tregoi në menyrë te detajuar se sa para i takojnë seciles agjensi. Më pas paratë do të kalohen nga llogaria online në paypal në llogarinë e bankare të shërbimit tonë. Paratë do të ndahen në secilën llogari që i përket secilës agjensi turistike duke patur parasysh pasqyrat e gjeneruara në hapin e parë. Në çastin që bankat ofrojnë procesuesin e tyre të pagesave atëhere në payment gatway-in tonë do të shtohen dhe bankat përkatëse duke hequr paypalin si ndërmjetës, ndërkohë agjensitë nuk duhet të ndryshojnë asnjëgje në mënyrën e tyre të punës sepse ndryshiment ndodhin në backend të aplikacionit tonë.