Thesis Description
Dita dites pajsjet mobile po behen pjese thelbesore dhe e pandashme e jetes sone.
Ato na mundesojne te qendrojme ne kontakt te vazhdueshem me boten perreth, jane te
thjeshte ne perdorim, na kursejne mjaft kohe dhe kane nje kosto relativisht te ulet. Pervec
funksionaliteteve baze te tyre, tashme ato po thjeshtezojne integrimin e te dhenave midis
perdoruesve nga njera ane dhe aplikacioneve te ndryshme nga ana tjeter. Ne vecanti, SMS jane
menyra me e thjeshte dhe me e shpejte per ta realizuar kete.
Duke pare fleksibilietin qe SMS ofrojne, ky projekt ka per qellim perdorimin e tyre
per krijimin e sherbimeve dydrejtimore ndermjet qendres se mesazheve dhe perdoruesve.
Gjate zhvillimit te ketij projekti do te shtjellohen dhe analizohen problematikat qe lindin nga
perdorimi i SMS per realizimin e nje sherbimi te caktuar. Se pari, madhesia e nje SMS eshte e
kufizuar. Kjo do te thote qe sasia e informacionit qe shkemben sherbimi do te jete i limituar. Se
dyti, nje pjese e sherbimeve kerkojne siguri te larte ne marrjen dhe dergimin e te dhenave. Nje
menyre per ta zgjidhur ceshtjen e sigurise eshte shkembimi i enkriptuar i informacionit. Se treti
nevojtet krijimi i nderfaqeve te orientuara drejt perdoruesit, per ti lehtesuar atij perdorimin e
ketyre sherbimeve. Ne ndertimin e tyre do te merret parasysh qe ato te suportohen nga nje
game e gjere pajisjesh mobile.
Keto aplikacione do te shtrihen ne fusha te ndryshme si per shembull: Banka,
Universitete, Sherbime Shendetsore, Biznese etj. Te gjithe sherbimet e ndertuara do te
aksesohen nepermjet nje aplikacion web-i.
Ne perfundim te ketij projekti do realizohen aplikacione qe do lehtesojne procesin
e komunikimit dhe te shkembimit te informacionit midis perdoruesve dhe sherbimeve te
ndryshme.
Software used: