Living Healthy
Zhvillimet teknologjike kanë sjellë fuqizim të dukshëm të paisjeve të telefonisë së lëvizshme. Në ditët e sotme, të gjitha pajisjet e lëvizshme janë të pajisura me një qark GPS nëpermjet të cilit ne mund të marim pozicionin gjeografik të perdoruesit në momente të ndryshme të ditës. Duke qenë se këto paisje janë personale, është e sigurtë të supozojmë se ato janë gjithnjë pranë përdoruesit.
Nëpërmjet kësaj teme, do të shohim mundësine e ndërtimit të një aplikimi për platformën Android i cili qëndron aktiv në sfond (background) dhe merr koordinatat gjeografike të përdoruesit në intervale të rregullta kohore. Këto intervale do të jenë mjaftueshem të shpeshta për të kryer analiza mbi lëvizjen dhe në të njejten kohë të mos mbingarkojnë baterinë dhe sistemin.
Gjurmimi i vazhdueshem dhe sistematik i lëvizjes kryhet me qëllim që të dhenat e mbledhura të ruhen në një server online (cloud). Me këto të dhëna do të gjenerohen raporte grafike dhe tekst për të treguar se sa përqind të lëvizjes përdoruesi e kryen në këmbë. Duke krahasuar këto të dhëna me rekomandimet mjekësore, do të jemi në gjendje t'i ofrojmë këshilla përdoruesit se sa kilometra duhet të përshkojë gjatë ditës në mënyrë që të ketë një jetë të shëndetshme. Perveç kësaj, kemi mundësi të japim informacione shtesë, si p.sh. sasia e kalorive të shpenzuara, etj.
Gjithashtu, duke qenë se baza e të dhënave do të kete informacion të zgjeruar për vendndodhjen gjeografike të përdoruesit dhe levizjet e tij, aplikimi do të ofrojë edhe sugjerime për shërbime, biznese apo aktivitete të tjera në pikat ku ai përqendrohet më shumë gjatë ditës.