Thesis Description
Ky raport eshte nje propozim per teme diplome ne nivelin master. Tema e propozuar vendos se bashku dy fusha te medha te shkences, si jane ajo e mjeksise dhe teknologjise se informacionit. E njohur si E-Health, eHealth ose ‘Electronic Health’ dhe si pjese e nje familjeje te madhe sherbimesh qe fillojne me E-, me terma te thjeshte perfaqeson premtimin qe ben teknologjia e informacionit per te permirsuar shendetin dhe sistemin shendetesor duke sjell informacion, produkte dhe sherbime online.
Problematikat te cilat gjithmone shqetesojne shoqerine lidhen me shendetin e pacienteve. Ne ditet e sotme me me shume interes do te paraqitej nxjerrja dhe specifikimi arsyeve nga te cilat shkaktohen semundje te ndyshme. Realizimi I nje studimi permes teknologjise se informacionit ne fushen e mjeksise do te jete dhe qellimi, I cili do te perbeje dhe bazen mbi te cilen do te punohet. Raportimet dhe perfundimet e dala do te perbejne outputin e nje sasie te madhe te dhenash te marra nga burime te ndryshme.
Per problemin e prezantuar me siper teknologjia vjen ne ndihme me mjete te sajat. Ne teknologjine e informacionit te dhenat lidhen me sturkutrat e bazave te te dhenave ne menyre te paevitueshme, si forma e baze e informatizimit te tyre. Ndersa per venien se bashku te te dhenave te ardhura nga burime te ndryshme kjo fushe ve ne dispozicion struktura me te avancuara dhe inteligjente, si data warehouse.
Pra, do te jete perdorimi I data warehouse e cila do te ndihmoje raportimin, analizimin apo katalogimin e te dhenave te ndyshme mjeksore te bera bashke per problematika te ndryshme te lidhura me shendetin. Ndersa rezultatet e marra nga studimet e perfunduara do te shperndahen permes nje sistemi intranet ne rrjet.