Jepni përkufizim për termat e mëposhtëm
Normalizim
1NF
Varesi e pjesshme
Varesi Tranzitive
BCNF
3NF
Jepni përkufizim për termat e mëposhtëm
Varesi Funksionale
Vetia e Reflektimit
Vetia Pseudo-Kalimtare
2NF
Atribut Celes Kanditat
Vetia e Dekompozimit
Shqyrtoni kërkesat e mëposhtme për të realizuar procesin e Normalizimit
Tregoni se në cilën formë normalizimi gjenden tabelat e dhëna. Normalizojeni ato deri në 3NF dhe evidentoni se cilët janë çelësat primar dhe të jashtëm për secilën tabelë.
2. Një kompani e specializuar në mësimdhënie posedon strategjinë e moduleve intensive. Kjo strategji ofron kurse në grupe, ku student/mësuesi pajtohen për një temë përgjatë një periudhe të plotë (psh një muaj). Për shkak të strategjisë biznesore, do të ketë vetëm një mësues që do ta ligjërojë një lëndë të caktuar për atë periudhë. Edhe e kundërta është e saktë, një lëndë do të ligjërohet vetëm nga një mësues për atë periudhë. Studenti mund të ndjek disa module për të njëjtën kohë. Mësuesi mund të ligjerojë lëndë të ndryshme periudhën e ardhshme. Në bazën e të dhënave ruhen të dhëna të ndryshme. Për mësuesin kemi M_ID, emrin e tij si MEmri dhe zyra e tij si zyra. Për studentin kemi S_ID, emrin e tij SEmri, dhe adresën e tij si Adresa. Informacionet për lëndët (kurset) janë si vijon: L_ID, Cmimi, Titulli. Normalizoni tabelën dhënë.
3. Një kompani ushtron biznesin e saj duke dhënë me qira kamiona të madhësive të ndryshme. Që kompania të jetë në trend me zhvillimet informatike, krijon një aplikacion me qëllim ndjekjen e kamionave. Për ta bërë këtë më të lehtë, ruhet një ID për klientin(K_ID). Nevojitet një leje qarkullimi(LQ_KA) përkatëse për çdo kategori kamioni e cila duhet të regjistrohet. Përveç lejes për kamionin regjistrohet edhe leja e klientit(LQ_K). Për shembull kur klienti ka lejen C ai mund të vozis makinat që kërkojnë leje A, B, dhe C por jo D. Klienti mund të marre me qera vetëm një kamion në një kohë. Baza e të dhënave ruan të dhëna për kaminonin: lejen, ID e kamionit(KA_ID) dhe tipin e kamionit. Kamioni jepet me qera në bazë ditore ku ruajmë datë e dhënies me qera. Ruajmë dhe punjësit të cilët janë përgjegjës për një grup të caktuar të kamionave. Çdo ditë punonjësi realizon kontrollin teknik të kamionit. Normalizoni tabelën e dhënëderi në 3NF. Më pas ndërtoni modelin Crow’s Foot për këtë bazë të dhënash.