05. Hyrje në SQL.

Baza e të dhënave, Tabelat dhe Integriteti i të dhënave

SQL qëndron për Structured Query Language dhe përbën gjuhën standarte për të bashkëvepruar me bazat e të dhënave relacionale. Kjo gjuhë na ofron mekanizmat e nevojshëm për të realizuar veprime menaxhimi nga më të thjeshtat, si krijimi dhe modifikimi i të dhënave, deri në aspekte më komplekse administrimi, si optimizimi i bazës së të dhënave, konfigurime të sigurisë, mbrojtja nga humbja dhe dëmtimi i të dhënave, sigurimi i integritetit të të dhënave, etj. SQL përdoret dhe suportohet nga sistemet kryesore të menaxhimit të të dhënave, si SQL Server, Oracle, MySQL, Sybase, etj.

Ku do të ndalemi në këtë leksion:

    • Prezantimi i gjuhës SQL

    • Krijimi i bazës së të dhënave

    • Krijimi dhe modifikimi i tabelave

    • Sigurimi i integritetit të të dhënave

Literatura bazë e këtij leksioni është libri: ‘Menaxhim e Baze të Dhënash’, Kapitulli 4 : ‘ Hyrje në SQL. BAZA E TË DHËNAVE, TABELAT DHE INTEGRITETI I TË DHËNAVE’, Faqe: 97-125