Detyra e kursit është e ndarë në tre faza, të cilat do të realizohen gjatë gjithë vitit.
Gjatë semestrit të parë do të realizohet dy fazat e para:
Faza e parë – Përcaktimi i DB (5 pikë)
a. Ndërtimi i modeli ER
b. Kalimi në model Relacional
Faza e dytë – Ndërtimi I DB (10 pikë)
a. Modeli Relacional ndërtohet në Microsoft SQL Server
b. Manipulimi i të dhënave
c. Ndërtimi i query
Faza e tretë – Mirëmbajtja e DB (15 pikë)
a.Programimi ne SQL
b.Transaksionet
Pika të rëndësishme:
A - Vlerësimi
Detyra e kursit vlerësohet me 30 pikë në total.
Nqs në nuk bëhët dorëzimi dhe prezantimi në kohë:
fazës së parë, atëherë detyra vlerësohet me 0 pikë dhe ju nuk mund të kaloni në fazat e tjera
fazës së dytë, atëherë detyra vlerësohet me vetëm numrin e pikëve që keni marrë në fazë e parë dhe ju nuk mund të kaloni në fazë e tretë
fazës së tretë, atëherë detyra vlerësohet me vetëm me numrin e pikëve që keni marrë në dy fazat e para
Faza e dytë e tretë duhet të realizohet në MS SQL SERVER DBMS. Në rast se ju përdorini DBMS tjetër pikët tuaja do të përgjysmohen.
B - Të tjera
Faza e parë e detyrës do të realizohet në grup me 4-5 studentë. Fazat e tjera, punimi dhe dorëzimi do të jetë individual.
Në përfundim të çdo faze të detyrës do të realizohet dorëzimi dhe prenzatimi i saj.
Dokumentimi:
Dorëzimi duhet të jetë i dokumentuar ne formatin PDF, i cili do të përmbajë përshkrim i detajuar i te punës. Shembull Faza e pare
Dokumenti duhet te emertohet: DB2324_INICIALIEMRITINICILIMBIEMRITTEKRYETARI_FAZAn, ku n është numri i fazës. Për shembull: Nqs Emri i Kryetarit te grupit eshte: Alba Çomo - Emri i dokumenti duhet: DB2324_AÇ_faza1.pdf
C - Link për ndërtimin e modeleve të fazës së parë: