Ashtu si dhe gjuhët e mirëfillta të programimit, edhe SQL ofron përfshirjen e komponentëve të programueshëm në komandat e saj. Në këtë kapitull do të ndalemi tek elementët kryesorë të programimit nëpërmjet SQL. Do të shohim si mund të krijohen dhe përdoren variablat, strukturat kryesore kushtëzuese dhe ciklike, si dhe mënyrën e deklarimit dhe thirrjes së procedurave dhe funksioneve.
Në këtë leksion do të ndalemi në:
Përdorimi i variablave
Strukturat e kontrollit
Kursorët
Procedurat
Funksionet
Literatura bazë e këtij leksioni është libri: ‘Menaxhim e Baze të Dhënash’, Kapitulli 9 : ‘ PROGRAMIMI NË SQL’, Faqe: 191-210