06. Komanda SELECT

AKSESIMI I TË DHËNAVE KOMANDA SELECT

Këtu do të ndalemi në mënyrën e aksesimit të të dhënave të një tabele duke përdorur komandën SELECT.

Do të shohim se si mund të renditet rezultati i kësaj komande dhe se si mund të aplikohen funksione agregate ndaj tij.

Gjithashtu do të shohim se si mund të filtrojmë një pjesë të rreshtave duke përdorur WHERE të ndjekur nga një kusht i krijuar duke përdorur operatorët.

Do të shohim se si të dhënat mund të grupohen dhe mbi këto grupe të aplikohen funksione apo të përzgjidhen sipas një kushti.

Ku do të ndalemi në këtë leksion:

  • Komanda Select

  • Filtrimi i rreshtave - WHERE

  • Renditja - ORDER BY

  • GROUP BY dhe HAVING

    • Funksionet Agregate

Literatura bazë e këtij leksioni është libri: ‘Menaxhim e Baze të Dhënash’, Kapitulli 5 : ‘ AKSESIMI I TË DHËNAVE. KOMANDA SELECT’, Faqe: 125-142