04. Normalizimi i një baze të dhënash

Normalizimi është një teknikë e ndërtimit të bazës së të dhënave, e cila ri-organizon tabelat në mënyrë që të reduktohet tepria e dhe varësia e të dhënave.

Normalizimi është proçesi i identifikimit të pozicionit më të mirë ku çdo e dhënë bën pjesë. Ajo përbëhet nga një bashkësi rregullash dhe teknikash zbatimi i të cilave minimizon anomalitë dhe tepritë e të dhënave dhe optimizon strukturën e të dhënave prej vendosjes në mënyrë sistematike dhe siç duhet të elementëve të të dhënave në grupime të përshtatshme.

Normalizimi u krijua prej Codd-it në fillimet e viteve 1970, i njohur si zhvilluesi i modelit relacional.

Literatura bazë e këtij leksioni është libri: ‘Menaxhim e Baze të Dhënash’, Kapitulli 3 : ‘ Normalizimi’, Faqe: 75-96