Per diagramat e ndertuara ne seminarin 2, ndertoni modelet relacionale.
Ndërtoni diagramën ER dhe kalojeni atë më pas në modelin Relacional, duke u bazuar në kërkesat e mëposhtme:
Bota akademike është një shembull shumë interesat për ilustrimin e ruajtjes së të dhënave dhe manipulimin e tyre. Problemi qëndron në modelimin e një baze të dhënash e cila duhet të ruaj informacion mbi kërkuesit shkencor (Researchers), instucionet akademike dhe bashkëpunimet ndërmjet kërkuesve shkencor. Një kërkues shkencor mund të jetë i punësuar si Profesor ose Asistent Laboratori. Ekzistojne tre tipe profesorësh: Asistenet(Doktorë), Asociuar dhe Profesor. Kërkesat e tjera janë:
Për çdo kërkues shkencor, duhet të ruhen numri i sigurimeve shoqërore, emri, mbiemri, viti i lindjes dhe pozicioni aktual(nqs ka)
Për çdo Universitet, ruhet emri i tij, shteti dhe viti i inagurimit.
Për çdo Universitet, ruajme dhe fakultet e tij ( p.sh Fakulteti Juridik, Fakulteti Ekonomik, Fakulteti i Shkencave të Natyres, Etj) dhe numrin e studentëve që janë regjistruar në të. Një fakulteti i përket vetëm një universiteti.
Kërkohet të ruhet dhe historiku i punësimit, duke përfshirë të gjithë informacionet mbi punësimet (Datën e fillimit, Datë e pëfundimit, Pozicionin dhe fakultetin)
Do të ruhet dhe informacion mbi publikimet/artikujt që kërkuesit shkencor kanë zhvilluar; autorët dhe titullin e punimit
Për çdo kërkues shkencor, do të ruhet informacion mbi titullin e tij/saj më të lartë (BSc - Bachelor, MSc - Master Shkencor or Dr. - Doktor), profesorin që e ka udhëhequr në mbrotjen e titullit dhe në cilin fakultet e ka fituar këtë titull.
Për çdo profesor, ruhet informacion dhe mbi projektet kërkimore ( Titulli, Data e fillimit dhe e mbarimit) ku ai merr pjesë, dhe shumë e buxhetit të akorduar ( për ato projekte ku ai ka qënë drejtues)