02 - Modeli ER

Shtjelloni pyetjet e mëposhtme:

  1. Çfarë është një model ER?

  2. Cilët janë komponentët e një modeli ER?

  3. Cilat janë hapat që duhen ndjekur për të ndërtuar një model ER? Shpjefoni shkurtimisht secilin prej tyre.

Jepni përkufizim për termat e mëposhtëm:

  1. Model ER

  2. Entitet

  3. Relacion

  4. Atribut

  5. Relacion i dobet

  1. Pjesemarrje e detyrueshme

  2. Entitet i dobet

  3. Atribut çeles

  4. Kardinalitet 1:1

  5. Atribut i perber

  1. Pjesemarrje e plote

  2. Relacion Unar

  3. Atribut shumevleresh

  4. Kardinalitet 1:N

  5. Relacion Binar

Ushtrime:

  1. Për rregullat entiteteve të mëposhtme specifikoni tipin e realcionit që krijohet në modelin e ER. Tipet e relacionit janë:

A) Shumë-me-shumë B) një-me-shumë C) një-me-një d) shumë-me-një

    • mjek – pacient

    • shtëpi – banor

    • fakultet-universitet

    • siguracion – makine

    • Këngë-këngëtar

  1. Ndërtoni modelin ER për një kompani të sigurimeve të makinave, ku klientët mund të kenë më shumë se një makinë. Për klientët ruhet emri, adresa dhe numri i patentës. Për një makinë ruhet numri i shasisë, modeli dhe viti i prodhimit. Çdo makinë mund të ketë pësuar 0 ose disa aksidente. Për aksidentet ruajmë datën, vendin se ku ka ndodhur ai dhe numrin e raportit policor.

  2. Zyra e sekretarisë së një universiteti ruan informacionet e mëposhtme. Duke u bazuar në këto të dhëna ndërtoni modelin ER.

A. Kurset, për të cilat ruajmë emrin, numrin e kredive, silabuset dhe parakushtet.

B. Kurset e ofruara, për të cilat ruajmë numrin e kursit, vitin, semestrin, instruktorin/et, orët dhe klasat.

C. Studentët, për të cilët ruajmë ID, emër dhe programin ku studiojnë.

D. Instruktori, për ta ruhet ID, emri, titulli/grada dhe departamenti ku punojnë.

E. Më tej regjistrimi i studentëve në kurse dhe notat e marra ruhen gjithashtu në sekretari.

  1. Listoni komponentet e Modelin ER