HISTORIKU I SHKOLLËS
HISTORIKU I SHKOLLËS
Historia e Shkollës Fillore “Rexhep Gjeli” – Likoshan
Fillimet (1948)
Përpjekjet e para për hapjen e një shkolle fillore në fshatin Likoshan të Drenicës datojnë që nga viti 1948. Kjo nismë e rëndësishme u ndërmor nga dy arsimdashës të përkushtuar, Bajram Zuka dhe Ahmat Sejdiu, të cilët, të udhëhequr nga një dashuri e thellë për diturinë dhe përparimin, vendosën të ndërmarrin hapa konkretë për arsimimin e djemve dhe vajzave të këtij fshati.
Përkundër mungesës së kushteve bazë, këta dy vizionarë u angazhuan ditë e natë për ta bërë realitet ëndrrën e shkollës. Përkushtimi i tyre u shpërblye kur, në vitin shkollor 1948/49, shkolla filloi punën me gjeneratën e parë të nxënësve.
Gjenerata e parë
Nxënësit e parë të kësaj gjenerate ishin:
Zuke Zuka
Bislim Avdyli
Xhemail Ismajli
Bahtir Neziri
Ismail Syla
Ahmet Muharremi
Me mungesën e një objekti shkollor të dedikuar, mësimi zhvillohej në odat mikpritëse të banorëve të fshatit, si:
Rifat Avdyli
Hamit Neziri
Imer Nebihu
Ahmat Sejdiu
Selman Azemi
Sipas shënimeve të ruajtura, nxënësit e kësaj gjenerate, në përfundim të vitit shkollor, u pajisën me dëftesa zyrtare, çka dëshmon seriozitetin dhe legjitimitetin e punës edukative të asaj kohe.
Mbyllja e shkollës dhe sfidat
Fatkeqësisht, mungesa e një lokali të qëndrueshëm dhe presioni i regjimit të kohës bënë që, pas vetëm një viti funksionimi, shkolla të mbyllej. Kjo ishte një goditje e rëndë për banorët e fshatit, të cilët e kishin pritur me entuziazëm hapjen e saj. Mbyllja u imponua nga regjimi pushtues, si pjesë e politikave shtypëse ndaj arsimit shqip në Kosovë.
Rihapja pas një çerek shekulli (1974)
Megjithatë, përpjekjet për rihapjen e shkollës nuk u ndalën kurrë. Dashuria për arsimin mbeti e gjallë në mendjen dhe zemrën e banorëve të Likoshanit. Pas një çerek shekulli, në vitin shkollor 1974/75, shkolla u rihap në një lokal privat, që u vu në dispozicion nga Hysen Neziri.
Kushtet ishin të vështira: lokali kishte vetëm një sallë mësimi dhe një dhomë për arsimtarët. Megjithatë, dëshira për dije dhe motivimi i nxënësve dhe mësimdhënësve nuk u shua. Në krye të kësaj nisme qëndroi mësuesi i parë i shkollës pas rihapjes, z. Aziz Zuka, një figurë e respektuar që u emërua edhe përgjegjës i shkollës.
Ndërtimi i objektit shkollor (1981)
Objekti shkollor në të cilin funksionon edhe sot shkolla, filloi ndërtimin në vitin 1981, në një truall që u dhurua pa asnjë kompensim nga z. Dibran Tahiri, gjest ky që meriton mirënjohje të përhershme. Fillimisht, shkolla ishte paralele e ndarë e shkollës fillore “Rilindja” në Dobroshefc.
Duke filluar nga viti shkollor 1980/81, ajo u bë paralele e ndarë e shkollës fillore “Vëllezërit Frashëri” në fshatin Gradicë.
Shkolla gjatë luftës (1998/99)
Në periudhën e luftës çlirimtare, gjatë viteve 1998/99, shkolla e Likoshanit u shndërrua në çerdhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe u përdor si shtab i Kompanisë së Dytë të Batalionit të Dytë të UÇK-së.
Gjatë kësaj periudhe të rëndë dhe historike, u plagosën dy punonjës të shkollës:
Roshit Topilla
Rrustem Neziri
Po ashtu, me dhimbje kujtohet nxënësi i klasës së VIII-të, Qemail Neziri, i cili u zhduk pa gjurmë gjatë luftës, dhe fati i tij ende nuk është zbardhur.
Pavarësimi dhe emërtimi i shkollës (2010)
Me vendim të Ministrisë së Arsimit dhe Drejtorisë Komunale të Arsimit në Drenas, më datë 28 dhjetor 2010, shkolla u pavarësua dhe mori emrin e denjë të heroit Rexhep Gjeli, si shenjë nderimi për kontributin dhe flijimin e tij për lirinë e vendit.
REXHEP GJELI JETA DHE VEPRA (1906-1946)
Rexhep Gjeli lindi në Likoshan të Drenicës me 1906, babai i ti Dibrani kishte gjashtë fëmijë : Qërimi, Mehmeti, Muharremi, Rexhepi, Kada dhe Mihanja.
Rexhepi kishte dy gra Selen me te cilën kishte tre fëmijë : Asllanin, Muharremin dhe Azen, me Hamiden kishte një Vajzë Fazilen .
Rexhep Gjeli rrjedh nga një familje ku brez pas brezi janë të njohur për trimëri dhe qëndresë heroike ndaj hordhive që rënduan mbi trevat etnike Shqiptare në Drenicë e gjetiu.
Qërim Gjeli ishte ndër ushtaret e Hasan Prishtinës i cili dallohet në luftë kundër pushtuesit në veçanti atij Bullgar në vitin 1916 ku edhe bije Heroikisht. Nga humbjet në njerëz qe pati pushtuesi bullgar familjes Gjeli ia djegin shtëpinë.
Mehmet Gjeli ishte pjesëtar i qetave të Azem Galicës. Në vitin 1921 kur nga Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës Azem Galica rekomandohet qe qeten e vet ta ndaj ne grupe të vogla. Mehmet Gjeli, Zenel Leku, Nebih Damaneku, Fazli Strofci përbenin një qet e cila te Guri i Bardiqit ne Qyqavic has në Ushtrinë dhe Xhandarmerinë serbe, pas një lufte heroike forcat serbe pësojnë humbje me dhjetëra xhandar dhe ushtar te vrarë ndërsa nga qeta e Azem Galices bie heroikisht Zenel Leku, Nebih Damaneku, Fazli Strovci ndërsa Mehmet Gjeli plagoset dhe pas shumë betejave te njohura, bije heroikisht ne luftë me forcat serbe ne Deviq të Drenicës.
Muharrem Gjeli konsiderohej nder njerëzit me të arsimuar të rrethit, ai ishte aktivist i lëvizjes se Xhejmetit. Është i njohur ne rezistencën e tije me armë kundër kolonëve serbe, kundër te ashtuquajtura reforma agrare të regjimit serb të viteve te tridhjeta.
Familja e Rexhep Gjelit ishte e miqësuar me familjet qe kishin për traditë pushkën dhe luftën. Miqtë e tij ishin: Lec e Abdulla Uka te Gradices , Mehmet Gradica, Lut Gllanasella etj.
Rexhep Gjeli se bashku me Mehmet Gradicen deri në fund të viteve të tridhjeta veprojnë në Shqipërinë zogiste, nën komandën e Mehmet Gradices veprojnë ne Xhandarmerin e shtetit Shqiptar me shumë Kosovar tjerë si: Alush Smajli, Osman Bunjaku, Pajazit Dvorani, Ahmet Lestrani, Nebih Zasella etj.
Në Fillim te Luftës së dytë Botërore Rexhep Gjeli me bashkëluftëtaret e tije: Alush Smajli, Osman Bunjaku, Brahim Luta, Pajazit Dvorani, Ahmet Lestrani, Nebih Zasella, Ram Brahimi etj, konsiderohen nder grupet e para te organizuara qe veprojnë ne Drenicë.
Gjatë Luftës se Dytë Botërore, Rexhep Gjeli ishte pjesëmarrës në luftërat për mbrojtjen e kufijve verior etnik të Kosovës nga hordhitë Sllavo – Çetnike, të komanduara nga krye çetniku Drazha Mihajloviq: Kolashin, Mal te Zi Sanxhak e vende te tjera. Kudo qe kërkonte nevoja e mbrojtjes se atdheut, aty ishte Rexhep Gjeli.
Ne kuvendin e Llaushes te mbajtur me 10 tetor 1944 dhe Kuvendin e Drenicës te Mbajtur ne Polac me 20 Nëntor 1944 Rexhep Gjeli ishte njeri nder pjesëmarrësit me peshë te veçante ne këto Kuvende.
Me themelimin e Brigadës se Drenicës Rexhep Gjeli zgjidhet anëtar i shtabit te përgjithshëm te Brigadës.
Kur forcat çetnike - partizane serbo malazeze po vritnin dhe po masakronin shqiptar komandanti i brigadës se Drenicës Shaban Polluzha thirri mbledhjen e shtabit dhe i informoi për gjendjen e krijuar. Shtabi mori vendim qe Shaban Polluzha, Rexhep Gjeli, Molla Brahimi e të tjerë në emër te shtabit, qe te shkojnë në komandën e vendit në Skenderaj dhe të shprehin protestën e tyre për gjendjen e krijuar dhe të krijojnë ndërprerjen e terrorit ndaj shqiptareve.
Me 1 Dhjetore 1944 shtabi i brigadës se Drenicës në Polluzhe mbajti mbledhjen e rregullt në ketë renditje. Nder vendimet në ketë mbledhje u përcaktua organizimi i brendshëm i forcave ushtarake të brigadës së Drenicës, të emërohen komandantet e batalioneve, kompanive, togjeve e deri tek njësitë me te vogla ushtarake qe te përshtatët rrethanave te krijuara të luftës. Mbi organizimin e brendshëm të forcave ushtarake te brigadës së Drenicës formohet Garda ushtarake me 53 luftëtar me përvojë, Rexhep Gjeli emërohet Komandant i kësaj Brigade. Në organizimin e brendshëm të kësaj brigade formohet edhe Gjygji Ushtarak pran Brigadës prej tre anëtaresh Rexhep Gjeli zgjidhet Kryetar Gjygji Ushtarak.
Masakrat, persekutimet dhe vrasjet bëheshin gjithnjë me te shpeshta. Në ato ditë dimri, populli shqiptar jetonte ne frike dhe ne pasiguri të madhe. Në dyert e tyre trokiste mortaja e zeze dhe me vete merrte viktima te pafajshme fëmijë, gra e pleq. Kishte disa ditë qe më nuk valonte Flamuri Kombëtar Shqiptar askund në vendet publike, përveç se në Brigadën e Drenicës. Shaban Polluzha, me bashkëluftëtaret e tjerë ishte i brengosur për fatin që përjetonte ato ditë populli shqiptar.
I shtyre nga kjo situate tepër e rendë me 15 Dhjetore 1944, shtabi i brigadës së Drenicës mban mbledhjen e vet, në të cilën pos tjerash, shtrojnë nevojën që edhe njëherë të protestojnë ne organet e pushtetit “popullor” të serbeve ne Skenderaj. Në komandën e vendit në Skenderaj shkuan Shaban Polluzha, Rexhep Gjeli, Muharrem Smakiqi , Zuke Xani etj. Nga pala tjetër ishin Vllado Rajiqeviq, Vllado Kostiq Rizaha Voca dhe Hysen Thaçi.
Atmosfera ishte mjafte eksplozive megjithatë në fund sikur gjeten një pajtim të përbashkët dhe u pajtuan qe:
1. Të insistohet në organet me të larta të Kosovës që te shpejtojnë punët në vendosjen e pushtetit lokal sipas përcaktimit të Konferencës së Bujanit,
2. Të vihet në përdorim Flamuri Shqiptar në institucionet publike dhe shtetërore,
3. Të ndriçohen të gjitha rastet e arrestimeve, burgosjeve dhe vrasjeve të personave te pafajshëm dhe ndaj kryesve të atyre veprave te merren masa ndëshkuese,
4. Përmasat e ndërmarrura të informohet Shtabi i Drenicës dhe Komandanti i saj Shaban Palluzha .
Me 5 Janar 1945 në shtabin e brigadës së Drenicës, nga shtabi për Kosovë e metohi iu soll një telegram me të cilin ftohet Shaban Polluzha me bashke luftëtaret e tij, qe me 6 Janar 1945, të shkoj ne Mitrovice për bisedime qe do të zhvillohen ne mes te përfaqësuesve te shtabit operativ, Fadil Hoxhës, Milladin Popoviqit, Ali Shukris, Rasim Çerkezit etj., në ndërtesën e Gjimnazit “Hasan Prishtina në Mitrovicë. Po sa u njoftua me përmbajtjen e telegramit shtabi operativ merr keto qëndrime, një nder to përfaqësuesit qe do te merrnin pjese ne bisedime nga ana e shtabit të brigadës së Drenicës ishin: Shaban Polluzha, Rexhep Gjeli, Zuke Xani, Feriz Boja, Muharrem Smakiqi etj.
Me 6 Janar 1945, Brigada e Drenicës u vendos në ndërtesën e Gjimnazit “Hasan Prishtina” nga Shtabi i Brigadës Rexhep Gjeli me njësitin e vet u përqendrua në pjesën Juglindore të qytetit karshi kazermës ushtarake ku ishin të vendosura forcat serbo-malazeze. Deri sa po qëndronte brigada e Shaban Palluzhes në gjimnazin “ Hasan Prishtina” në Mitrovicë nga ana e njësive ushtarake serbo-malazeze 7 ushtare të paarmatosur Shqiptare të brigadës së Drenicës ishin kidnapuar. Pas një mbledhje të mbajtur nga shtabi i përgjithshëm i brigadës së Drenicës Rexhep Gjeli, Feriz Boja, Zuke Xani dhe Rifat Maloku kërkuan që të bënin përpjekje të kidnapohen së paku 10 ushtare serbo-malazez dhe me pas të bisedohet për lirimin e ushtareve shqiptar. Shaban Polluzha dhe anëtaret e tjerë të shtabit nuk u pajtuan me qëndrimin e Rexhep Gjelit dhe te tjerëve por morën vendim që tu drejtohen me një letre komandës të forcave serbo-malazeze të vendosura ne kazermën ushtarake ne Mitrovicë. Pas marrjes së letrës nga brigada e Drenicës komandanti i forcave serbo-malazeze i liron ushtaret shqiptar të kidnapuar.
Në mbledhjen e mbajtur në Mitrovicë mes shtabit operativ të Drenicës dhe atij per Kosovë e Metohi në mungesë të Fadil Hoxhës shtabin operativ e udhëhoqi Milja Kovaqevici, nga ky i fundit u kërkua qe luftëtaret e brigadës së Shaban Palluzhes të shpërndahen në njësit ushtarake serbo-malazeze të kësmetit që ndodheshin në Kosovë dhe qe menjëherë të shkojnë ne frontet jashtë Kosovë, Shaban Polluzha me 75 ushtarë të mbetet ne Kosovë dhe të veproj nën komandën e shtabit operativ për Kosovë e Metohi. Ndaj këtyre urdhëresave reagoj Shaban Polluzha i cili nën përkrahjen e Rexhep Gjelit i cili po i mbante dy bomba te aktivizuara u tërhoqën nga bisedimet të revoltuar. Deri sa po bisedonin përfaqësuesit e të dy shtabeve, Muharrem Smakiqi e informoi delegacionin shqiptar se disa oficer të njësisë serbe kanë filluar të bëjnë regjistrimin e ushtareve te brigadës së Drenicës dhe po i caktojnë në njësi të tjera ndërsa ushtaret tanë po kërkojnë të informohen për situatën e krijuar. Shtabi Operativ i Drenicës kishte marrë vendim, i kishin urdhëruar përfaqësuesit e shtabit operativ për Kosovë e metohi brenda 5 minutave të largohen nga ndërtesa ku po qëndronte brigada e Drenicës. Për zbatimin e kësaj urdhërese u caktuan Rexhep Gjeli, Muharrem Smakiqi, Ajet Rexhepi, Hetem Dajaku, Hazir Gjakaj etj.
Me 8 Janar 1945, Ali Shukriu me Vllada Kerstiq ishin informuar se Rexhep Gjeli atë natë ishte në shtëpinë e tij në Likoshan , me qellim qe ta arrestojnë ata dërguan në Likoshan një njësit prej 50 vetash. Rexhepi në ketë kohë ishte i angazhuar në shtabin e brigadës së Drenicës në mungesë të tije e kidnapojnë djalin 14 vjeçar Asllanin të cilin e nisin për në Skenderaj. Pasi të hynë në Skenderaj, ekspedita me të arrestuarin për tej vigut mbi Lumin Klina, në Llaushë, papritmas në një distance prej 200-300 metrash u gjet para brigadës së Drenicës, e cila marshonte nga Skenderaj në drejtim të Kryshefcit, Marinës dhe Rezallës. Kur u vërejt mirë se ushtaret serbo-malazez sillnin me veti një të arrestuar, duar lidhur, Rexhep Gjeli, pa e ditur qe i arrestuari ishte djali i tij Asllani, e urdhëroi njësitin e tij ushtarak qe të vihej në gjendje gatishmëri për veprime të armatosura, duke shtuar se – do të ishte turp i madhe për forcat tona ushtarake sikur të lejojmë që atë djalë të ri para syve tanë ta dërgojnë në kasaphanën e Skenderajt! – do ta shpëtojmë, pa marr parasysh pasojat?. Kur ekspedita ushtarake serbo-malazeze ndodhej në një afërsi 20-30 m, Rexhepi vërejti se i arrestuari ishte djali i tij Asllani, dhe u hodh si rrufeja mbi eprorin e asaj ekspedite, e mbërtheu për fyti dhe i tha “Ku e qon, o gjelat, ketë fëmijë?” ky është turp i madh. Luftëtari Ajet Gjeli iu afrua djalit, ia zgjodhi duart dhe e futi atë në kolonën e bashke luftëtarëve të tij. Nga ky veprim i Rexhep Gjelit dhe njësitit të tij u krijua një situate shume e tensionuar në çdo moment pritej ndezja e konfliktit të armatosur. Ushtaret serbo-malazez zunë pozitat për veprimet e armatosura kundër njësitit të cilin e komandonte Rexhep Gjeli. Në ketë situatë Rexhep Gjeli urdhëroj që ushtaret shqiptar ti zënë pozitat rreth lumit Klina dhe fabrikës së tjegullave. Mjaftonte edhe sinjali me i vogël prej cilës do ane për tu ndezur zjarri i armeve por deshi fati dhe aty pari, hipur në kalë, arriti Komandanti I brigadës Shaban Polluzha. Ai me zë të lartë urdhëroj mos shtini me armë! Po ashtu, në anën tjetër të barrikadimit, jo shumë larg, u duk Iljaz Cingu i përcjelle nga dy oficer serb hipur ne kuaj të cilët urdhëruan ushtaret serbo-malazez mos qëlloni. Për një moment u qetësua situata dhe u lëshuan pozicionet nga të dyja palët.
Me 14 Janar 1945, me ftesën e Fadil Hoxhës mes shtabit operativ të Drenicës dhe atij për Kosovë dhe metohi filluan bisedimet ku nga shtabi i Drenicës ishin ftuar të merrnin pjesë: Shaban Polluzha, Zuke Xani, Rexhep Gjeli, Xheme Ternafci etj. Ndërsa nga shtabi për Kosovë dhe metohi merrnin pjesë: Fadil Hoxha, Kerrsto Filipoviq, Xhafer Vokshi etj.
Marrëveshja e lidhur në mes të shtabit operativ për Kosovë e metohi dhe Shtabit Operativ të Brigadës së Drenicës u arrit që shtabi operativ UNÇ-së për Kosovë e Metohi obligohet qe deri sa brigada e Drenicës ti bëje përgatitjet e nevojshme për të shkuar ne frontin e Sremit ti përmbush këto kushte dhe kërkesa qe u parashtruan në bisedimet e përbashkëta në Skenderaj, të jetësohet rezoluta e konferencës së Bujanit, të largohen Brigadat serbo-malazeze nga Kosova, Flamuri Kombëtar Shqiptar të vihet në Institucione, të ndërpritet mobilizimi i shqiptareve në brigadat serbo-malazeze, të ndërpritet arrestimi, burgosjet, vrasjet masakrat dhe të lirohen të burgosurit politik.
Shtabi i Brigadës së Drenicës obligohet që njësit e brigadës së Drenicës si njësi të pavarura do të intensifikojnë veprimet e veta dhe të nisen për në frontin e Sremit.
Me 24 Janar 1945, përfaqësuesit e të dy shtabeve do të takohen në Podujevë në atë takim do të vlerësojnë realizimin e obligimeve reciproke.
Me 22 Janar 1945, njësit luftarake të lëvizjes arrin në Gllamnik të Podujevës, Shaban Polluzha me shokë hynë në Komunë për të biseduar me Kryetarin e kësaj komune Radovan Andriq lidhur me vendosjen e ushtareve neper shtëpitë e Gllamnikut dhe fshatrave për rreth. Pasi forcat e Shaban Polluzhës kishin vendosur Flamurin Kombëtar, kryetari i komunës Radovan Andriq filloj të reagoj duke thënë se unë dhe pushteti ynë nuk u bëjmë vend ballisteve. Këtu nuk është Shqipëri, nuk guxoj të valoj Flamuri Kuq e Zi se këtu është Serbi. Deri sa Radovan Andriqi po tentonte ta nxirrte revolen me shpejtësi rrufeje Rexhep Gjeli i futi revolen në fyt dhe e nxorën nga objekti i komunës. Kur Rexhep Gjeli deshi ta pushkatoj ndërhyri kryetari i katundit Jahja Lala i cili iu lut Shabanit dhe bashkëluftëtarit të tij qe t’ia falin jetën.
Në mbrëmjen e datës 23 Janar 1945 mblidhet shtabi i Përgjithshëm i Drenicës me propozim të Komandantit Suprem Shaban Polluzhës, për merita në organizim dhe strategji ushtarake Rexhep Gjeli gradohet Gjeneralmajor.
Herët në mëngjes të 27 Janarit të vitit 1945 sipas planit operativ, njësit ushtarake të komanduara nga Rexhep Gjeli, Jetulla Rezalla dhe Hetem Istogu të pozicionuar në rajonin e zabeleve të istogve në mes të Palluzhes dhe Terstenikut ua kishin ndërprerë lidhjet forcave të armikut në ketë sektor, beteja e armatosur filloj rreth orës 9 të mëngjesit me kushtrimin “bini vëllezër armikut”.
Deri sa në shtëpinë e Kajtaz Rames nga ana e armikut behën të zëntë pengje në të cilat janë vendosur punktet e zjarrit të armikut Rexhep Gjeli me bashkëluftëtaret e tij pa u diktuar depërtoi në afërsi të atyre objekteve duke mos i lëne armikut as edhe një hapësirë manovruese per përdorimin e zjarrit. Kështu distanca në mes të vijës së zjarrit u zvogëlua 8-10 m, në shtëpinë e Kajtaz Istogut ishte i vendosur shtabi i forcave okupuese që mbante peng 153 anëtar të familjeve të istogve gra, fëmijë pleq dhe të sëmurë. Zhvillohej beteje për jetë a vdekje shtëpi me shtëpi dhe oborr me oborr.
Pas një operacioni efikas, me sukses të plotë u liruan të gjithë të zëntë pengje, që mbaheshin në shtëpinë e Kajtaz Rames.
Rexhep Gjeli kontribut te veçanet ne qeshtje kombëtarë dha ne qeshjen e bashkimit te Forcave te Lëvizjes Kombëtare, Rexhepi se bashku me :Mulla Ilaz Brojen,Marije Shllaku, Brahim Luta e disa te tjerë i pajtuan Shaban Palluzhen dhe Mehmet Gradicen.
Pas bashkimit te Shaban Palluzhes dhe Mehmet Gradices këta te fundit me Brigadën e Drenicës kaluan ne Shalë te Bajgores, deri sa Brigada e Drenicës po qëndronte ne Shalë te Bajgores, Rexhep Gjeli me njësitin e tij special po qëndronte ne Drenicë ne Fshatrat rrej Qyqavices .
Sipas planit operativ, njësitet ushtarake te Lëvizjes, nen komandën e Rexhep Gjelit, Rifat Galice, Beqir Vinarcit dhe Ali Lladrovcit përqendroheshin ne veri te Gradices ne qendrën komanduese ne kullën e Rexhep Asllanit dhe Bahtir Bajramit. Këto njësi u pozicionuan dhe u fortifikuan me një përpikëri te caktuar strategjike e luftarake. Në një moment, deri sa lufta zhvillohej me intensitet te lart ,Rexhep Asllani ju drejtua eprorëve Rexhep Gjelit e Brahim Lutes : , .... O, Rexhep Gjeli e Brahim Luta, do te luftojmë ne ketë kull për deri sa themelet e saj nuk rrafshohen me tok se asgjë nuk me dhimbset te jep për lirin e atdheut.
Qofsh faqe bardh o Rexhep Asllani dhe ju burra te Gradices ju përgjigjën Rexhep Gjeli dhe Beqir Vinarci.
Me 14 shkurt 1945, Rexhep Gjeli dhe Brahim Luta organizojnë një mbledhje me eproret e njësiteve ushtarake, ne te cilën u konstatuan:
a. Me pushtimin e Kozhices, Krasmirovcit dhe disa vendeve tjera strategjike ne Gradic,u ndërpre korridori dhe lidhjet tjera me njësit ushtarake te Lëvizjes dhe me Shtabin Suprem.
b. Kocnëterimi i forcave te mëdha te armikut, me një aktivitet mese 30 000 ushtare te pozicionuara ne afërsi 500-600 m ne afërsi te pozicioneve te forcave te Lëvizjes, paret rrezik serioz.
Duke marr parasysh këto konstatime ne ketë mbledhje u more vendim qe ne disa drejtime te Sulmohen forcat armike ne disa drejtime.
Pasi identifikuan pikat strategjike te pozicioneve te armikut ,ne ora 20,ne befasi u sulmuan pozicionet e armikut. Sulmi ishte i organizuar mirë dhe me një efikasitet te zjarrit te shumëfishë, Lëvizja ushtarake nen komandën e Rexhep Gjelit thyen rrethimin ne rajonin e Likovc dhe Godanc. Ne ket perleshje armiku pati humbje 123 te vrarë ,35 te plagosur, 15 te zen rob dhe sasi e konsiderueshme e armatimit. Nga forcat e Lëvizjes rëne Dëshmor:Hysen Gjin ovci, Shefqet Abdyli nga Pokleku, dhe Hetem Delija nga Qirezi. Forcat e Lëvizjes nen komandën e Rexhep Gjelit qëndruan ne prapavi 4-5 dit deri sa kthehen nga Shala e Bajgores Shaban Polluzha dhe Mehmet Gradica me bashkëluftëtaret tjerë.
Me 19 shkurt 1945 forcat e Lëvizjes ne krye me Shaban Palluzhen, Mehmet Gradicen Rexhep Gjeli dhe një pjesë me e ngushtë e bashkëluftëtareve te tyre ishin vendosur ne Bezheniq ne kullat e Beqir dhe Fek Zenunit. Rreth orës 14:00 ne jug dhe perëndim te Bezheniqit vërehen lëvizje te forcave te armikut. Posa u vërejt kjo lëvizje e armikut Shtabi Operativ beri përgatitjen për tu kundërvënë me zjarr. Kullave u bën përgatitje duke u hap frëngji te reja, u krijuan barrikada, njësit luftarake nen komandën e Rexhep Gjelit, Rifat Galices, Nur Mehmetit i zunë pritat ne pjesën perëndimore, përreth shtëpive dhe rrugëve qe lidh jugun me perëndimin, si dhe vreshtat e shtëpive tjera. Njësit tjera nen komandën e Ajet Gjelit, Ajet Qirezit , Brahim Lutës, Nebih Mehes i zunë pozitat ne frontin e Jugut kah vendi i quajtur lugu i Kotorrit. Nga Komandanti Mehmet Gradica u urdhëruan te gjitha njësitë qe mos te shtinë ne armikun deri sa te dalin nga mali te vendi i quajtur Kodra ne vreshta dhe te afrohen 20-30 m. Rreth orës 15:00 forcat e armikut dalin ne territor te hapur ne Kodër qe ishin ne pjesën Perëndimore dhe jugore dhe pas pak arrin ne vreshta ne afërsi 30 m. Ne këtë moment Komandanti Mehmet Gradica urdhëroj te hapet zjarr ne ter vijën e frontit, ne përleshjen e par u dhanë goditje te rende forcave te armikut, me te cilën nga forca e armikut mbeten te vrarë dhe te plagosur shumë ushtar te armikut, forcat e armikut duke provuar te zmbrapsen ato hasen me Forcat e Ajet Gjelit Brahim Lutes, Ajet Qirezit e te tjerëve , edhe ne këtë pjesë te betejës armiku pësoj humbje te mëdha ne njerëz dhe teknik.
Mehmet Gradica, Regjep Gjeli, Hamit Bardiqi, Nur Mehmeti dhe Brahim Luta, vëzhguan forcat e armikut ne te gjitha vijat e frontit dhe konstatuan se forcave armike u kishin ardhur përforcime nga Mali i zi, Serbia , Peja, Gjakova, Prizreni, dhe Prishtina dhe kështu Forcat e lëvizjes gjinden ne je rreth shumë te rrezikshëm andaj marrin vendim qe me 20. Shkurt 1945 te gjitha njësit ushtarake, ne mënyre te organizuar , te tërhiqen nga kjo zone dhe për një kohe te kalojnë ne Terstenik , ne Lagjen e Dvoranve.
Për krijimin e korridorit dhe thyerjen e rrethit te par u caktua njësiti special prej 25 anëtaresh nen komandën e Ajet Gjelit, Isuf Gjilanit, Zuk Xani , Ajet Qirezi e te tej, ndërsa njësiti luftarak nen komandën e Rexhep Gjelit, Brahim Lutes, Jetullah Rezalles e etj. përqendrohen ne prapavije për tërheqjen e Shtabit dhe te plagosurve eventual.
Ne ora 20:10 m Mehmet Gradica, Isuf Gilani , Brahim Luta te maskuar me rroba te bardha ju afrua pozicionit te armikut , ne vendin e quajtur Livadhet e Bezheniqit ju hodhën bomba dore dhe menjëherë u hap zjarr nga njësit tjera ne krye me Ajet Gjelit dhe njësit e tjera, pas një beteje shumë te ashpër forcat e armikut u asgjësuan ne frontin e par dhe te dytin, ata qe mbeten gjallë u tërhoqën ne drejtime te ndryshëm dhe ne këtë mënyre forcat ushtarake te lëvizjes krijuan korridorin dhe u tërhoqën ne drejtim te Terstenikut, ne Lagjen e Dvoranve.
Me 20.02.1945 rreth orës 22”00 njësitet ushtarake te Lëvizjes Çlirimtare Shqiptare, u përqendruan ne tri kullat prej guri ne Lagjen e Dvoranve siç ishin marr vesh.
Ne kullën e Hasan Syles ishin vendosur një pjesë e Shtabit Ushtaraket te Lëvizjes, Shaban Palluzha Mehmet Gradica, Isuf Gilani, Brahim Luta, Ajet Gjeli dhe luftëtar tjerë te dalluar.
Ne kullën e Azem Veli Dvoranit nen komandën e Rexhep Gjelit ishin vendosur: Rifat Galica,Ajet Qirezi, Rifat Maloku, Smail Hetemi e tej.
Pas një rezistence heroike ne luftë te pabarabartë me forcat armike Komandantet Shaban Polluzha dhe Mehmet Gradica nga predhat e topit plagosen rende, ne këto rrethana me datën 21.02.1945, nga Mehmet Gradica ashtu i plagosur mblidhen nataret e Shtabit te Brigadës se Drenicës, Unanimisht Rexhep Gjeli zgjidhet Komandant Suprem.
Tani Rexhep Gjelit i bije mbi supe te organizoj planin operativ te përgatitur me par nga Mehmet Gradica, t sulmojnë forcat armike me numerikisht mbi 40 000 oficer dhe ushtar me një teknik te sofistikuar për kohen. Forcat e Lëvizjes Çlirimtare Shqiptare numerikisht ishin te paket dhe te armatosur lehte qe kishin me vete një numër te konsiderueshëm te plagosur. Me çdo kusht duhej bere edhe plani për tërheqjen e Shaban Palluzhes, Mehmet Gradices dhe te plagosurit tjerë. Qe planifikuar qe Komandantet Shabani dhe Mehmeti te qiten ne kuaj dhe nen mbrojtjen e zjarrit te armeve te nxirren prej rrethimi.
Ora 18:30 shënonte kohen e sulmit mbi forcat armike dhe kjo ishte një nder betejat me te vështira dhe me te lavdishme te Luftës se Drenicës. Edhe ne ketë beteje,forcat e Lëvizjes sikur me pare, me vetëmohim dhe heroizëm te pa pare arritën te shpërthen rrethimin e trefishtë te armikut, ne ketë rast u konfiskua sasi armatimi mes tjerash edhe një mitraloz i rende ,por, pasi nuk kishte mundësi te përdorej ne kushte dhe rrethana te tërheqjes, qe mos te bije prapë ne duar te armikut,Rexhep Gjeli e hodhi ne zjarr.
Nga heroizmi dhe taktika e përsosur luftarake qe treguan forcat ushtarake qe treguan forcat ushtarake te Lëvizjes Çlirimtare shqiptare ,njësit e Batalioni te III dhe IV qe ishin ne rrethin e trete dhe te katërt dhe forcat tjera armike lëshuan pozicionet e tyre ikën ne drejtime te ndryshme te shpartalluara nga forcat e Lëvizjes. Ne ketë meny forcat e Lëvizjes nen komandën e Rexhep Gjelit shpërthyen rrethin e katërfishë, gjë qe nuk do te mund ta parashikonte as strategu me i madh i luftës.
Pas shpërthimit te rrethimit nga forcat armike nga largësia vritet Shaban Polluzha dhe djali i tije Tafa, ne këto rrethana, Rexhep Gjeli Komandanti Suprem , lëshoj ketë urdhërese:
Njësit ushtarake nen komandën e Azem Oruqit,Ajet Rexhepit dhe Hetem Istogut te përkujdesën për strehimin dhe gjendjen e te plagosurve dhe
Njësiti special nen komandën e Rexhep Gjelit te përberë nga : Isuf Gilani,Brahim Luta, Ali Kastrati,Ramadan Kastrati, Shaban Bunjaku, Ajet Gjeli, Bajrush Mani, Mehmet Gjeli, Xhemajl Berisha dhe bashkë luftëtar tjerë te dalluar u caktuan për varrosjen e Komandantit te Brigadës se Drenicës Shaban Palluzha dhe për përkujdesjen e Komandantit te plagosur Mehmet Gradica.
Ali Kastrati, Sejdi Meha, Zenel Kozhica, Ramadan Kastrati e tej. u caktuan te kujdesen për bartjen e kufomës se Shaban Palluzhes për te quar amanetin e tije ne vend, kufomën e tij e fusin ne pusin e quajtur Gjiri i Bresillës, trupin e tij e futin ne gjirin e caktuar , ne meny qe trupi i tij as për se vdekuri mos te bije ne dorën e armikut.
Komandantin e plagosur Mehmet Gradicen nen përkujdesjen e Rexhep Gjelit dhe trimave te dalluar si: Isuf Gjilani,Brahim Luta, Smail Sejdija, Xhemajl Berisha, Ajet Gjeli,Mehmet Gjeli, Shaban Bunjaku e trima tjerë te dalluar , posa e arrin ne afërsi te shkolles se fshatit Dobroshevc, me 21. Shkurt ne ora 23:00 Ndërron jetë Mehmet Gradica. Nga këtu, trupin e pa jete te Mehmet Gradices e dërgon ne kullmen e Musli Lahollit dhe pas përgatitjes se kufomës trupi i pajetë varroset ne vendin e ashtuquajtur Makresh ne mes te fshatrave Likoshan dhe Gllanasell.
Pas vrasjes se Shaban Palluzhes dhe Mehmet Gradices Rexhep Gjeli, Komandant Suprem i Forcave te Lëvizjes çlirimtare urdhëron qe luftëtaret te aftë për luftë te ndahen ne qeta te vogla dhe te vazhdojnë luftën ne parim te luftës guerile deri sa te nxehet moti dhe te vihet ne kontakt me forca tjera anti komuniste ne Kosove dhe me gjer.
Rexhep Gjeli gjate viteve 1945-1946 vazhdoj kontaktet forca tjera te lëvizjes çlirimtare anti komuniste ne Kosove , si me Ymer Berishen,Gjon Sereqin, Ajet Gergurin, Sadik Ramen, Osman Bunjakun, Ahmet Selacin, Muharrem Bajraktarin e tej. Mori pjesë gati ne te gjitha mbledhjet e organizuara nga veprimtaret e shquar te lëvizjes kombëtare.
Ne Dhjetor te vitit 1946 ne nje dite acari nga forcat çetnike - partizane rrethohet rrethohet nga 40 000 forca te armikut mbi fshatrat Bequk dhe Strovc, pas nje rezistence te pa pare shpërthen rrethimin, por për fat te keq i plagoset rende djali i tije Asllani dhe mbetet nen rrethimin e forcat armike, siç rrëfen dëshmitaret e kohës Rexhep gjeli kërkon nga shokët qe djalin e tij te plagosur ta vrajë shokët e vete pasi i vjen vështir ta vras djalin e vet, shokëve u vije veshtir andaj Rexhep Gjeli kthehet prape shpërthen rrethimin duke thirrur “ Pushka e shkau nuk me merr “ pasi i afrohet djalit te vet bije heroikisht ne front te luftes Komandanti Suprem i fundit i Brigadës se Drenicës.
Pas vrasjes se Rexhep Gjelit dhe djalit te tije Asllan Gjeli ne shkurt te vitit 1947 bije heroikisht edhe bashkëluftuari i pa shembull nipi i Rexhep Gjelit Ajet Gjeli pas një beteje ku forcat serbe pësuan humbje ne dhjetar te vrare ne fshatin Samadraxh se bashku me Shaban Bunjakun, Nebih Zasellen e trima tjerë te njohur. Pabesisht ne fund te vitit 1957nga OZNA vritet nipi i Rexhep Gjelit bash veprimtari Mehmet Gjeli