AKTIVITETET E SHKOLLËS
AKTIVITETET E SHKOLLËS
Me rastin e Ditës së Mësuesit dhe përkujtimit të hapjes së shkollës së parë shqipe në Korçë në vitin 1887, mësimdhënësja e Gjuhës Shqipe, së bashku me nxënësit, organizoi një orë letrare në ambientet e shkollës.
Gjatë kësaj veprimtarie, nxënësit prezantuan recitime dhe interpretime të ndryshme letrare, përmes të cilave u nderua figura dhe kontributi i mësuesit ndër vite, si dhe u theksua rëndësia historike e hapjes së shkollës së parë shqipe për zhvillimin e arsimit dhe kulturës kombëtare.
Aktiviteti u zhvillua në një frymë solemne dhe edukative, duke synuar forcimin e vetëdijes së nxënësve për rëndësinë e arsimit, gjuhës shqipe dhe rolit të mësuesit në formimin e brezave të rinj.
Shënimi i 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës
Me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, në shkollën tonë u organizua një program kulturor-artistik i përgatitur nga nxënësit e shkollës.
Në kuadër të këtij aktiviteti, nxënësit prezantuan pika të ndryshme artistike, si recitime, këngë, valle përmes të cilave shprehën dashurinë, respektin dhe krenarinë për shtetin e Kosovës.
Ky aktivitet u zhvillua në një atmosferë festive dhe solemne, duke reflektuar rëndësinë e kësaj date të shënuar në historinë e vendit tonë, si dhe duke nxitur te nxënësit ndjenjën e atdhedashurisë dhe respektin për vlerat kombëtare.
Urime 18-vjetori i Pavarësisë së Republikës së Kosovës!
Sot, me rastin e Ditës së Tokës, nxënësit e ndërrimit të dytë mbollën lule, duke treguar kujdes e dashuri për natyrën.
Vetëm së bashku mund të kujdesemi për Tokën tonë dhe ta bëjmë më të gjelbër, më të pastër dhe më të bukur!
Mbjell një lule, mbjell shpresë për Tokën!
SHFMU "Rilindja" dhe SHFMU "Rexhep Gjeli" mbajtën orë letrare për nder të shkrimtarit tonë Ymer Elshani. Nxënësit shkruan poezi, ese, tregime për veprën dhe jetën e shkrimtarit me shumë dashuri ata lexuan para mysafirëve të pranishme. Falënderojmë mësimdhënësen e gjuhës, Valmire Gashi Gara.
Nxënësit te cilët e përfaqësuan shkollën tone ishin;
Arisa Hasani
Bledar Hasani
Suela Qerimi
Alejsa Imeri
Larisa Imeri
Ymer Elshani shkrimtar shqiptar, lindi më 1948 në Korroticë të Poshtme të Drenasit. Kreu fakultetin për gjuhë dhe letërsi shqipe dhe një kohë të gjatë punoi në arsim. Botoi dhjetëra libra për fëmijë me poezi, tregime dhe romane. U vra dhe u masakrua më 17 prill 1999 nga forcat serbe në fshatin Poklek të vjetër të Drenasit bashkë me gruan, të katër djemtë, nënën, kunatën dhe me afro gjashtëdhjetë bashkëfshatarë të tij.
Veprat e tij me te njohura jane:
"Çka ëndërrojnë lulet"
"Plaku me violinë"
"Unaza magjike"
"Ndodhitë e hundë karotës"
"Guri i Çmueshëm etj
Ideja e përkujtimit të Ditës Botërore të librit e ka origjinën e vet në Spanjë, në zonën e Katalonjës, ku atij që blinte një libër i dhurohej edhe një trëndafil. 23 prilli është shpallur si Dita Botërore e Librit më 15 nëntor të 1995, me një rezolutë të UNESCO-s, pasi u morën në konsideratë faktet se libri ka qenë, historikisht, instrumenti më i fuqishëm i shpërndarjes së njohurive dhe mjeti më efikas për të siguruar ruajtjen e këtyre njohurive, se çdo nismë për promovimin e librave të rinj është një faktor i pasurimit kulturor etj.
Më 23 prill të vitit 1616 u nda nga kjo botë Servantesi, Shekspiri dhe Garcilaso de la Vega, i mbiquajtur Inca. 23 prilli shënon edhe lindjen ose vdekjen e shkrimtarëve të tjerë, si Maurice Druon, K.Laxness, Vladimir Nabokov, Joseph Pla dhe Manuel Mejia Vallejo. Kjo është arsyeja, për të cilën kjo datë domethënëse për letërsinë universale është caktuar nga Konferenca e Përgjithshme e UNESCO-s për t’i bërë homazh botëror librit dhe autorëve të tij dhe për të inkurajuar të rinjtë, që të zbulojnë kënaqësinë e të lexuarit, si edhe për të respektuar kontributin e pazëvendësueshëm, që kanë dhënë krijuesit për progresin social dhe atë kulturor.
Nxënësit e shkollës së bashku me mësimdhënësit mbajtën disa aktivitete per nder te kësaj dite.
Sot festohet Dita Botërore e Tokës, si çdo vit më 22 prill, në mbarë botën, për të rritur ndërgjegjësimin e njerëzve rreth mbrojtjes së mjedisit.
Për herë të parë, Dita Botërore e Tokës u festua në vitin 1970 dhe më pas filloi të festohej çdo vit në nivel global, nga rreth 190 vende.
Në vitin 1969, një aktivist i paqes nga San Francisko, i quajtur John Mçonnell, propozoi një ditë për t’u bashkuar për sigurinë mjedisore. John Mçonnell zgjodhi për të festuar Ditën e Tokës, ekuinoksin e pranverës më 21 mars 1970, ndërsa Senatori i Shteteve të Bashkuara Gaylord Nelson përcaktoi datën 22 prill të vitit 1970, e cila u bë Dita e Tokës në mbarë botën.
Për themelimin e datës së festimit të Ditës së Tokës më 22 Prill, Senatori i Shteteve të Bashkuara Gaylord Nelson u nderua me Çmimin Medalja Presidenciale e Lirisë. Në këtë mënyrë, data 22 prill 1970 është shënuar si përvjetori i lëvizjes moderne mjedisore.
Sot nxënësit e shkollës së bashku me mësimdhënësit mbajtën disa aktivitete per nder te kësaj dite.