Në këtë vit shkollor 2025/2026 procesi edukativo-arsimor në SHFMU "Rexhep Gjeli" në Likoshan do të zhvillohet në gjuhën shqipe.
Organizimi i programit arsimor do të organizohet në:
a) NIVELI 0 -Arsimi para fillor mosha 5 vjeçare;
b) NIVELI I - Arsimi fillor (faza e parë e arsimit bazë) prej moshës 6 deri në moshën 11 vjeçare , për 5 vite;
c) NIVELI II - Arsimi i mesëm i ulët (faza e dytë e arsimit bazë ) për 4 vjet , mosha nga 11-15 vjeçare;
Gjithsej janë 9 paralele:
Niveli i parë (klasa përgatitore –1 paralele, klasa e parë-1 paralele, klasa e dytë-1 paralele, klasa të tretë- 1 paralele, klasa të katër – 1 paralele, klasa të pestë- 1 paralele) gjithsej 6 paralele.
Niveli i dytë (klasa e gjashtë – 1 paralele, klasa e shtatë - 1 paralele dhe klasa e tetë – 1 paralele) gjithsej 3 paralele.
Mësimi i rregullt në shkollën tonë do të organizohet në kuadër të planit dhe programit të arsimit fillor – niveli i parë- klasat përgatitore, klasat e I, II, III, IV,V-ta dhe niveli i dytë arsimi i mesëm i ulët –klasat VI,VII dhe VIII-ta nëpër paralelet e caktuara.
Plani dhe programi mësimor për klasën përgatitore si dhe nga klasa e I-rë deri ne klasën e VIII-të do të realizohet për 37 javë të obliguara me ligj ose 185 ditë të përcaktuara me kalendarin shkollor.
Mësimi fillon me 1 shtator 2025 dhe përfundimi i vitit mësimor për klasën e nëntë me 5 qershor 2026 ndërsa për para fillorët dhe klasa 1-8 me 19 qershor 2026.
Pushimet dhe Festat
Pushimi vjeshtor 29.10.2025-31.10.2025
Dita e Shqiptarëve, Dita e Pavarësisë së Shqipërisë 28.11.2025
Krishlindjet Katolike 25.12.2025
Përfundimi i gjysmëvjetorit të parë 24.12.2025
Pushimi dimëror 26.12.2025-07.01.2026
Viti i Ri 2026 01.01.2026 dhe 02.01.2026
Krishlindjet Ortodokëse 07.01.2026
Dita e Pavarësisë se Republikës së Kosovës 17.02.2026
Fiter Bajrami 20.03.2026
Pushimi pranveror 07.04.2026-10.04.2026
Dita e Kushtetutës 07.04.2026
Pashkët Katolike 05.04.2026 (dite pushimi është 06.04.2026)
Pashkët Ortodokëse 12.04.2026 (dite pushimi është 13.04.2026)
Dita Ndërkombëtare e Punës 01.05.2026
Dita e Evropës 09.05.2026 (dite pushimi është 11.05.2026)
Dita e shkollës 16.05.2026
Dita e Paqes 12.06.2026
19 QERSHOR 2026 PËRFUNDIMI I VITIT MËSIMOR PËR PARAFILLORET DHE KLASAT 1-8