Në mbështetje të nenit 31 paragrafi 31.1. të ligjit mbi Arsimin fillor dhe të mesëm në Kosovë, Drejtoria e Arsimit e Komunës së Drenasit në bazë të autorizimeve të përcaktuara sipas statutit të komunës dhe duke u mbështetur në propozimin paraprak të Këshillit dhe në komentet e drejtorit të shkollës fillore “Rexhep Gjeli“ në Likoshan miraton:
RREGULLAT
Për sjellje dhe diciplinë të nxënësve në shkollën fillore “ Rexhep Gjeli “ Likoshan
QËLLIMI
Neni 1
1.1. Me këto rregulla përcaktohen të drejtat, detyrat, obligimet për sjellje dhe diciplinë të nxënësve në shkollë.
1.2. Marrja e masave diciplinore aplikohet nëse nxënësi nuk i respekton rregullat e sjelljes të përcaktuara nga shkolla.
TË DREJTAT E NXËNËSIT
Neni 2
2.1. Nxënësi ka të drejtë:
a) ti realizojë të drejtat e përcaktuara me ligjin mbi Arsimin fillorë dhe të mesëm të Kosovës;
b) të njohë Konventat ndërkombëtare për të drejtat e fëmijëve dhe të kërkojë respektimin e tyre;
c) të shprehë mendimin me gojë e me shkrim për problemet që e shqetësojnë atë, klasën e tij dhe shkollën;
d) ti respektohet dinjiteti moral dhe fizik;
e) të marrë pjesë në mbledhje të nxënësve të klasës dhe të shkollës;
f) të zgjedh dhe të zgjidhet në këshillin e nxënësve të klasës dhe këshillin e nxënësve të shkollës;
g) të marrë pjesë në veprimtaritë kulturore, artistike dhe sportivetë cilat I organizon klasa ose shkolla;
h) të marrë mirënjohje dhe shpërblime për suksese të jashtëzakonshme në mësim, në gara të diturisë në aktivitete kulturore dhe sportive;
i) të marrë dokumentin përkatës për klasën e kryer dhe dokumentet tjera të nevojshme për nxënësin, të cilat i lëshon shkolla;
j) të realizoj edhe të drejtat tjera, të cilat janë në interes të nxënësit.
3.1.Nxënësi ka për detyrë dhe obligim që:
a) të respektojë rregullat për rendin shtëpiak të shkollës;
b) të respektojë orarin mësimor dhe orarin e aktiviteteve të lira;
c) të vijë në shkollë i pajisur me tekste dhe me mjete të domosdoshme mësimore;
d) të bartë uniformën ose shenjën e përcaktuar të shkollës;
e) të mbajë qëndrim të mirë në orë mësimore, në ambientet shkollore, në rrugë dhe në shtëpi;
f) të ketë sjellje korrekte ndaj shokëve të klasës, nxënësve të gjinisë tjetër, të perkatsisë tjetër etnike e fetare, ndaj arsimtarëve dhe personelit tjetër të shkollës;
g) të ruaj dhe të humanizojë ambientin shkollor dhe
h) detyra e obligime të tjera, të cilat i përcaktojnë organet profesionale dhe qeverisëse të shkollës;
MASAT DISIPLINORE
Neni 4
4.1. Nëse nxënësi nuk i respekton rregullat e sjelljes në shkollë, atëherë kunder tij shqiptohën masat disiplinore
4.2. Masat disiplinore janë:
a) Paralajmërimi, përkatësisht qortimi;
b) Vërejtja me shkrim;
c) Përjashtimi i përkohëshëm i nxënësit për të marrë pjesë në aktivitete të lira;
d) Thyerja e notës së sjelljes;
e) Ndërrimi i paraleles dhe
f) Ndërrimi i shkollës.
4.3. Masën disiplinore të paralajmërimit, përkatësisht të qortimit e shqipton kujdestari i klasës.
4.4. Masat disiplinore: vërejtje me shkrim, përjashtim i përkohëshëm nga aktivitetet e lira, ndërrimi i paraleles dhe thyerjen e notës së sjellejes e shqipton drejtori i shkollës;
4.5. Masën disiplinore ndërrimi i shkollës e shqipton Komisioni disiplinorë;
4.6. Masa disiplinore ndërrimi i shkollës aplikohet në marrëveshje me shkollat për rreth dhe me pëlqimin e Drejtorisë së Arsimit të Komunës.
4.7. Masa disiplinore ndërrimi i shkollës mundë të iu shqiptohët vetëm nxënësve prej klasës së VI-të deri në të IX–tën
Neni 5
5.1. Paralajmrimi përkatësisht qortimi i shqiptohët nxënësit për:
a) moskryerjen e obligimeve të përcaktuara nga drejtuesit e shkollës;
b) mospërdorimin e rregullt të uniformës, përkatësisht të shenjës së shkollës;
c) ndotjen e ambientit në klasë dhe në shkollë;
d) sjellje fyese ndaj shokëve të klasës;
e) pranimin dhe sjelljen e personave të pa dëshiruar në shkollë;
f) shqetësimin që mundë të iu sjellë të tjerve nëpermjet shushurimës, zhurmës dhe të sjellëjeve arrogante e të tjera.
5.2. Paralajmërimi ose qortimi, nxënësit i shqiptohet në klasë dhe para këshillit të nxënësve te klasave përkatëse.
5.3. Për masën paralajmëruse njoftohet prindi i nxënësit, këshilli i klasës dhe drejtori i shkollës.
Neni 6
6.1.Masa disiplinore vrejtje me shkrim i shqiptohet nxënësit për:
a) çrregullimin e mësimit;
b) sjellje jo korrekte ndaj shokëve të klasës, nxënësve te gjinisë tjetër, të perkatësisë tjetër etnike e fetare dhe ndaj mësimdhënësve;
c) pirje të duhanit;
d) bartjen e gjësendeve të rrezikshme në shkollë (brisku, thika, boksi i hekurit etj);
e) deri në 8 mungesa të paarsyshme nga oret mësimore , etj.
6.2. Vërejtja me shkrim lexohet para nxënësve të shkollës dhe një kopje i dorëzohet prindit të nxënësit.
Neni 7
7.1. Përjashtimi i përkohëshëm i nxënësit për të marrë pjesë në aktivitetet e lira bëhet për;
a) prishëjen e disiplinës gjatë organizimit të aktivitetve të lira;
b) mosëkryerjen e detyrave të dhëna nga mësimdhënësit dhe eprorët e shkollës;
c) cenimin e dinjitetit të shokëve të klasës dhe të nxënësve tjerë të shkollës;
d) mosëzbatimin e rregullave të aktiviteteve të lira ,etj.
Neni 8
8.1. Nota e sjelljes nxënësit i thehet për:
- 10 mungesa të paarsyeshme, nota e sjelljes i zbritet në 4;
- prej 10 – 15 mungesa të paarsyeshme, nota e sjelljes i zbritet në 3;
- prej 15 – 25 mungesa të paarsyshme, nota e sjellëjes i zbritet në 2;
- mbi 25 mungesa të paarsyshme, nota e sjellejes nxënësit i zbritet në 1.
8.2. Nota e sjellejes, nxënësit mund të i thehet edhe për sjellje të keqe në shkollë.
Neni 9
9.1. Masa disiplinore, ndrrimi i shkollës, aplikohet për nxënësit të cilët:
a) fyejnë arsimtarët e punëtorët tjerë të shkollës dhe i pengojn ata në kryerjen e detyrave në shkollë e jashtë saj;
b) pengojnë me qëllim nxënësit tjerë për të hyrë në mësimë dhe për të marrë pjesë në aktivitete jashtë mësimore;
c) falsifikojnë të dhënat në dokumente shkollore ( në libra të klasës, libra amë, libreza e dëftesa );
d) vjedhin dhe shkatrrojnë pasurinë e nxënësve, të mësimdhënësve dhe të shkollës;
e) shkaktojnë rrahje në ambientet e shkollës;
f) sjellin në shkollë armë dhe lëndë plasëse e gjësende tjera vdekjeprurëse;
g) paraqesin në provim personin tjetër në vend të tij dhe anasjelltas;
h) sjellin në shkollë dhe përdorin lëndë narkotike.
9.2. Nëse nxënësi shkatrron inventarin shkollor, mjetet mësimore dyert e dritaret ose ndonjë gjësend tjetër të shkollës, prindi i tij është i obliguar që të paguaj dënimin në shumën që ia përcakton komisioni disiplinor, përkatësisht komisioni professional i shkollës.
9.3. Vendimi për ndërrimin e shkollës i dorëzohet prindit të nxënësit.
9.4. Kundër vendimit të komisionit të shkollës, prindi i nxënësit ka të drejtë ankese në drejtorinë e Arsimit të Komunës në afatin prej 8 ditësh prej ditës së pranimit të vendimit. Ankesa paraqitet nëpërmes drejtorisë së shkollës.
KOMISIONI DISIPLINOR
Neni 10
10.1. Masën disiplinore ndërrim i shkollës e shqipton komisioni disiplinor.
10.2. Komisioni disiplinor e zgjedh Këshilli i shkollës.
10.3. Komisioni disiplinor përbëhet prej 3 anëtarëve: dy mësimdhënësve dhe një prindi. Kryetar i Komisionit emërohet njëri prej mësimdhënësve.
10.4. Kërkesën për ngritjen e procedurës disiplinore kundër nxënësit e bënë drejtori i shkollës.
Neni 11
11.1. Masa disiplinore vlenë më së shumti për një vit shkollor.
DISPOZITA KALIMTARE
Neni 12
12.1. Nëse ndonjë dispozitë e këtyre rregullave është në kundërshtim me dispozitat e Ligjit mbi Arsimin fillor dhe të mesëm të Kosovës si dhe me udhëzimet ose aktet tjera, të cilat i ka nxjerrë MASHT, atëherë zbatohen dispozitat e Ligjit, përkatësisht të nxjerrura nga Drejtoria Komunale e Arsimit apo MASHT.
Neni 13
13.1. Në fillim të vitit shkollor secillit nxënës i ipet nga një kopje e këtyre regullave, apo një në nivel të klasës.
Neni 14
14.1. Këto rregulla hynë në fuqi në ditën e nenshkrimit.
KODI I ETIKËS
SHKOLLA FILLORE E MESME DHE E ULËT ‘’REXHEP GJELI’’ NË LIKOSHAN
RREGULLORE
KODI I SJELLJES SË MIRË DHE ETIKËS
PËR STAFIN E SHFMU “REXHEP GJELI” NË LIKOSHAN
Likoshan, shkurt 2024
KODI I ETIKËS
KREU I
DISPOZITAT TË PËRGJITHSHME
Neni 1
QËLLIMI
Ky Kod, ka për qëllim të përcaktojë rregullat e sjelljes për mësimdhënësit me bazë ne shkollë, për mësimdhënësit bashkëpuntor, si dhe për stafin tjeter të SHFMU “Rexhep Gjeli” ne Likoshan, sipas rregullave dhe standardeve të vendosura në përputhje me frymën e etikes profesionale dhe morale. Kodi synon zhvillimin e kulturës organizative të punës brenda Institucionit për të forcuar dhe promovuar parimet bazë etike, që do të zbatohen nga stafi i shkollës.
Neni 2
FUSHËVEPRIMI
Dispozitat e Kodit të Etikës, zbatohen për të gjithë stafin e shkollës gjatë ushtrimit të funksioneve, detyrave ose kompetencave publike në bazë të legjislacionit në fuqi.
Neni 3
PËRKUFIZIMET
1. Shprehjet e përdoruar në këtë Kod kanë këto kuptime:
“Institucion”, është institucioni i SHFMU “Rexhep Gjeli”.
“Punonjës” janë të gjithë mësimdhënësit, bashkëpuntor, apo çdo punonjës tjetër, pjesë e SHFMU “Rexhep Gjeli” në Likoshan.
“Epror”, është eprori direkt, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi.
Neni 4
RËNDËSIA E INTERESIT PUBLIK NDAJ INTERESIT PRIVAT
Punonjësi duhet të ushtrojë detyrën në përputhje me ligjin, rregulloren e Kuvendit Komunal të Drenasit si dhe rregulloret e brëndshme të shkollës duke udhëhequr nga interesat publike dhe jo interesat personale, partiake apo private. Ai duhet të shmangë përdorimin e detyrës, për qëllime të cilat nuk kanë bazë ligjore, nuk janë të ndonjë interesi publik apo etikë.
Neni 5
PAANSHMËRIA DHE PAVARËSIA
1. Punonjësi i Institucionit , gjatë ushtrimit të detyrës duhet të jetë i pavarur dhe i paanshëm.
2. Punonjësi, duhet të distancohet nga çdo veprim arbitrar që cenon interesin nxënësve, të Institucionit, si dhe nga çdo trajtim preferencial mbi çfarëdo baze.
Neni 6
VESHJA DHE PARAQITJA E PUNONJËSIT
1. Veshja dhe paraqitja e punonjësit të Institucionit, duhet të jetë në mënyrën e duhur dhe të përshtatshme, duhet t’i përgjigjet vendit dhe natyrës së punës si dhe të mos dëmtojë reputacionin e institucionit.
2. Veshja e papërshtatshme konsiderohet, sidomos:
2.1 veshja transparente;
2.2 për meshkujt: pantallonat e shkurt ose pantallona të tjera që shtrihen mbi kyçin e këmbës kur qëndrojnë në këmbë, pa mëngë dhe me ngjyra të pazakonta;
2.3 për femra: bluza/këmisha shumë të hapur për rreth qafe, që ekspozon në masë të madhe lëkurën dhe që është pa mënge, funde ose pantallona të shkurtra që shtrihen mbi gjunjë kur qëndrojnë në këmbë, pantallona të ngushtë.
2.4 veshja sportive, mbishkrimi i përmasave të mëdha në veshje, simboli që mund të jetë ofendues në çdo bazë, si dhe mbajtja e kapelës në ambientet e punës, për veç mësimdhënësit të edukatë fizike, sportet dhe shëndeti.
3. Punonjësit të Institucionit nuk i lejohet të shfaq tatuazhe në pjesë të trupit që konsiderohet veshje e papërshtatshme sipas këtij kodi dhe të shfaq pjesë të shpuar të trupit përveç veshëve tek gjinia femrore.
4. Çdo punonjës i Institucionit, është i obliguar të bartë uniformen gjatë orarit të punës.
Neni 7
PIJET ALKOOLIKE DHE PRIJA E DUHANIT
Konsumi i çdo lloj pije alkoolike ,si dhe ardhja i dehur në ketë Institucion është i ndaluar.
Punonjësit nuk duhet të pijnë duhan në zona ku duhani është i ndaluar duke respketuar kuadrin ligjor në fuqi
Neni 8
MARRËDHËNIET ME NXËNËSIT/PRINDËRIT DHE KOLEGËT E PUNËS
1. Punonjësi, i përgjigjet çdo kërkese të nxënësve prindërve në lidhje me kryerjen e detyrave, duke respektuar kufizimet në lidhje me dhënien e informacionit sipas ligjit.
2. Punonjësi i Institucionit, në kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive duhet të veprojë ndaj nxënësve/prindërve me mirësjellje, respekt dhe pa diskriminim.
3. Punonjësi i Institucionit, në kryerjen e detyrave, duhet të respektojë të drejtat e të gjithë punonjësve të tjerë të Institucionit. Duhet të trajtojë me mirësjellje, respekt dhe pa diskriminim, kolegët nxënësit si dhe prindërit.
4. Nuk duhet të inkurajojë dhe të ndihmojë punonjësit e Institucionit në mos respektimin e parimeve të parashikuara me këtë Kod gjatë ushtrimit të detyrave.
5. Punonjësi, duhet t’i përgjigjet me transparencë dhe vërtetësi çdo kërkese nga prinderit për informacion, lidhur me kryerjen e detyrave, por nuk duhet të ofrojë informacione konfidenciale për punonjësit dhe nxënësit tjere, informata lidhur me të dhënat personale siç përcaktohet me legjislacionin në fuqi.
KREU II
PARIMET E SJELLJES SË PUNONJËSIT GJATË USHTRIMIT TË FUNKSIONIT MËSIMDHËNIES
Neni 9
INTEGRITETI
Punonjësi i Institucionit, duhet të veprojë me profesionalizëm dhe paanshmëri për interesin e përgjithshëm të nxënësve si dhe të forcojnë besimin dhe mbështetjen në institucione.
Neni 10
MOSDISKRIMINIMI
1. Punonjësi i Institucionit, duhet të shmangë çdo lloj diskriminimi të drejtpërdrejtë apo të tërthortë në bazë të përkatësisë etnike, racës, gjinisë, gjuhës, fesë, mendimeve politike, aftësisë së kufizuar ose ndonjë statusi tjetër personal.
2. Punonjësi, duhet të trajtoj me respekt të gjithë nxënësit, prindërit duke respektuar të drejtat dhe detyrimet e tyre në pajtim me legjislacionin në fuqi.
Neni 11
TRANSPARENCA
1. Punonjësi i Institucionit, duhet të promovojë çdo masë që nxit transparencën në lidhje me kompetencat, detyrat dhe përgjegjësinë e tyre.
2. Punonjësi i Institucionit (kujdestari i klasës), duhet të sigurojë që prindëri ti ofrohet transparencë dhe qasje në informata për femijun e tij/saj në bazë të kërkesave të tij/saj
KREU III
DETYRIMET DHE KUFIZIMIT E PUNONJËSIT TË INSTITUCIONIT
Neni 12
DETYRIMET E PUNONJËSIT TË SHFMU “REXHEP GJELI”
1. Punonjësi i Institucionit, gjatë kryerjes së detyrës, në zbatim të parimeve të përcaktuara në këtë Kod, duhet:
1.1 të promovojë interesat më të mira të shkollës;
1.2 të kontribuojë në përmbushjen e misionit dhe realizimit të vlerave të shkollës;
1.3 të ruajë respektin dhe besimin e prindërve ndaj shkollës;
1.4 të shfaqë integritet personal, ndershmëri dhe përgjegjësi në të gjitha veprimet e tij/saj;
1.5 të sigurojë një mjedis të respektit reciprok, të paanshmërisë dhe bashkëpunimit;
1.6 të ruajë fshehtësinë e të gjitha çështjeve që konsiderohen konfidenciale sipas legjislacionit dhe rregullativit të shkollës ;
1.7 të demonstrojë përkujdesje ndaj pronës dhe burimeve të shkollës;
1.8 të respektojë orarin e punës;
1.9 të ruajë një paraqitje serioze gjatë orarit të punës, që përfshin veshje serioze e dinjitoze, përdorim i një fjalori të zgjedhur brenda normave të etikës e të sjelljes qytetare;
1.10 të zbatojë me korrektësi detyrën në përputhje me legjislacionin në fuqi;
1.11 të shmangë rastet ku ka konflikt interesash, sipas legjislacionit në fuqi, duke e deklaruar pranë autoritetit përgjegjës, sapo të jenë në dijeni. Kur ekzistojnë konflikte të tilla, punonjësi është i detyruar të tërhiqet nga proceset vendimmarrëse ose aktivitete të ngjashme;
1.12 të mos lejojë që marrëdhëniet personale të prekin marrëdhëniet profesionale;
1.13 të mos kërkojë dhe të mos pranojë asnjë formë privilegji, përfitime, ndërhyrje, favorizime,
1.14 pagesa apo dhurime, nga persona të tjerë, që kanë për qëllim marrjen e rezultateve favorizuese, të merituara prej tyre apo favore e përfitime të tjera, të cilat punonjësi i Institucionit mund t’i ketë për shkak të detyrës;
1.15 të mos bëjë dallime ndër vartës apo kolegë, për shkak të njohjeve apo preferencave personale;
1.16 të mos bëjë dhe të mos bëhet pre e ngacmimeve të të gjitha formave nga persona të tjerë për shkak të punës, për qëllime që bien në kundërshtim me këtë kod, aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi, si dhe me normat morale;
1.17 me veprimet e tij/saj të mos sjellë cenime të dinjitetit, personalitetit dhe të figurës profesionale, mendimeve profesionale të kolegëve dhe titullarëve në Institucion;
1.18 të mos konsumojë pije alkoolike, duhan apo substanca tjera të ndaluara me ligj në mjediset e Institucionit;
1.19 të mos e përdor telefoni gjatë orës mësimore.
Neni 13
PARANDALIMI I MARRJES SË DHURATAVE DHE FAVOREVE
1. Punonjësi i Institucionit nuk duhet të kërkojë ose të pranoj dhurata mbi vlerën e parashikuar ligjore apo favore tjera për vete dhe të afërmit, lidhur me ushtrimin e funksionit të tij/saj.
2. Dhuratat që kanë vlera artistike dhe historike që administrohen nga ana e shkollës dhe mund të ekspozohen, mbesin pronë e shkollës.
3. Dhuratat dhe përfitimet e ngjashme sipas këtij neni, deklarohen brenda 5 ditëve dhe regjistrohen në një regjistër të posaçëm, pranë autoritetit përgjegjës.
4. Punonjësi i Institucionit duhet të informojë eprorin e tij/saj të drejtpërdrejtë ose organin mbikëqyrës me shkrim nëse ofrohet ose jepet ndonjë dhuratë pa paralajmërim apo në rrethana të veçanta.
Neni 14
NGACMIMI MORAL DHE SEKSUAL
1. Punonjësi i Institucionit i ndalohet çdo sjellje, veprim që përbën shqetësim moral dhe seksual i cila ka për qëllim cenimin e dinjitetit personal, dhe i cili krijon mjedis kërcënues, armiqësor, poshtërues, përçmues dhe fyes.
2. Punonjësi i Institucionit duhet të reagojë, raportojë, kërkojë evidentimin dhe hetimin e rastit, në rast të ndonjë pretendimi për ngacmim seksual, duke mundësuar që viktima e ngacmimit seksual të mos frikësohet, të mos denigrohet dhe të mos injorohet pretendimi i tij/saj.
Neni 15
MBROJTJA E TË DHËNAVE DHE KONFIDENCIALITETI
1. Punonjësi i Institucionit është i detyruar që të ruaj konfidencialitetin e të gjitha të dhënave personale të nxënësve, për të cilat është në dijeni gjatë ushtrimit të veprimtarisë.
2. Punonjësi i Institucionit duhet të ketë dijeni për statusin e konfidencialitetit të informacionit që marrin gjatë ushtrimit ose kryerjes së detyrave.
3. Punonjësi i Institucionit, i cili merr informata konfidenciale, të privilegjuara, të mbrojtura gjatë ushtrimit, të funksioneve të mësimdhënies, nuk duhet t’i shpalos këto informacione, përveç në ato raste kur kërkohet me ligj.
4. Punonjësi i Institucionit nuk duhet të përdor asnjë informacion konfidencial, të privilegjuar ose të mbrojtur të fituar gjatë ushtrimit të detyrave për përfitimin personal ose për një qëllim tjetër.
5. Punonjësi i Institucionit edhe pas largimit nga puna, duhet të vazhdojë të ruajë konfidencialitetin në lidhje me detyrën e ushtruar, në përputhje me Ligjin përkatës për klasifikimin e informacionit dhe rregullat e sigurisë dhe Ligjin përkatës për mbrojtjen e të dhënave personale.
KREU IV
ZBATIMI DHE MASAT DISIPLINORE
Neni 16
NJOFTIMI ME KODIN
1. Pas miratimit të kodit, Komisioni në nivel shkolle, duhet të informojë punonjësit e Instituciionit për kodin, detyrimet dhe deklaratat e ndërlidhura në momentin e fillimit të punësimit të tij/saj.
2. Kodi shpërndahet tek çdo punonjës i Institucionit.
3. Të gjithë punonjësit e Institucionit, duhet të njihen secili me Kodin e Etikës dhe nëse e shohin të nevojshme të kërkojnë sqarime dhe interpretime nga Komisioni.
Neni 17
ZBATIMI I KODIT PËR PUNONJËSIT E INSTITUCIONIT
1. Kodi i etikës duhet të zbatohet nga të gjithë punonjësit e Institucionit.
2. Eprori ose komisioni, është përgjegjës për monitorimin e pajtueshmërisë së punonjësit me rregullat e përcaktuara me këtë Kod.
3. Komisioni, është përgjegjëse për monitorimin dhe mbikëqyrjen e zbatimit të Kodit.
Neni 18
DEKLARIMET E PUNONJËSVE
1. Deklarimi se është njoftuar dhe ka pranuar një kopje të këtij kodit bëhet me shkrim duke përdorur formën e duhur e cila është shtojcë dhe pjesë përbërëse të këtij Kodi të Etikës. Kopja do të mbahet në dosjen e punonjësit të Institucionit në përputhje me legjislacionin në fuqi.
2. Punonjësi i Institucionit është përgjegjës për të siguruar që eprori ose komisioni është i informuar për çdo ndryshim të rrethanave për të përditësuar deklarimet e tyre.
Neni 19
MASAT DISIPLINORE
1. Punonjësi i Institucionit që shkel dispozitat e përcaktuara në këtë Kod dhe veprimet e tij/saj nuk përbejnë vepër penale (për veç ngacmimit seksual ), ndëshkohen me masat disiplinore në përputhje me rregulloret e shkollës.
2. Çdo punonjësi i Institucionit që është në dijeni, dyshon për një shkelje të dispozitave të këtij Kodi, duhet të raportojë shkeljen te komisioni apo mbikëqyrësi i drejtpërdrejt.
3. Procedura disiplinore për punonjësi i Institucionit zhvillohet sipas rregullores se Kuvendit Komunal dhe rregullreve te shkollës.
Neni 20
ZBATIMI I KODIT DHE MASAVE DISIPLINORE
1. Masat për shkelje të Kodit të Etikes janë:
1.1 Vërejtja publike - e cila shqiptohet në mbledhje të Këshillit te Arsimtareve
1.2 Dënimi me ndalje deri në 3% të pagës për tre muaj.
1.3 Si dhe vëretjet sipas rregullores se Kuvendit Komunal të Drenasit për Institucionet Arsimore.
2. Për të siguruar zbatimin e këtij kodi, shkolla themelon një komision.
3. Komisioni monitoron zbatimin e kodit, dhe vepron sipas propozimeve individuale për përcaktimin e ekzistimit të një shkelje të kodit, paraqet raporte tek drejtori i shkollës
4. Vendimi i komisionit është vendim përfundimtar në procedurën administrative.
5. Vendimi hynë në fuqi me nënshkrimit e Drejtorit të Shkollës
SHKOLLA FILLORE E MESME DHE E ULËT ‘’REXHEP GJELI’’ NË LIKOSHAN
DEKLARATA E PRANIMIT
Emri i plotë: ____________________________
Pozita: ____________________________
Unë, si punonjës i Institucionit në SHFMU “Rexhep Gjeli” në Likoshan, konfirmoj që e kam lexuar, kuptuar dhe pranuar Kodin Etik të shkollës, dhe duke nënshkruar këtë deklaratë, pranoj të respektoj rregullat e përcaktuara në këtë Kod dhe të përmbush funksionet dhe detyrat e mia me përpikëri dhe besnikëri, sipas gjykimit dhe aftësive të mia më të mira.
Unë e pranoj se çdo shkelje e mundshme e këtij Kodi mund të rezultojë me nisjen e procedimeve disiplinore ose ligjore kundër meje.
Nënshkrimi: ___________________________________________
Data: ___________________________________________