Të dashur nxënës, prindër dhe mësimdhënës,
Ky është kanali zyrtar i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH), në të cilin ofrohen materiale mësimore për mësim në distancë për nxënësit e klasave 1-9 të sistemit arsimor të Republikës së Kosovës.
Materialet mësimore të publikuara në këtë kanal janë të hartuara dhe të prodhuara nga mësimdhënësit dhe ekspertët e angazhuar nga MASH. Këto materiale janë prodhuar në rrethana të emergjencës për shkak të pandemisë COVID-19 brenda një kohe shumë të shkurtër, rrjedhimisht kërkojmë mirëkuptim që materialet nuk janë tërësisht të finalizuara në këtë fazë fillestare, si dhe mund të kenë lëshime e gabime të vogla teknike e përmbajtësore. Në vijim, sipas mundësive, këto materiale (video-ligjëratat) do të plotësohen me më shumë aktivitete, ushtrime, pyetje dhe detyra për secilën njësi mësimore.
Ky kanal do të plotësohet vazhdimisht me materiale mësimore të reja për të gjitha klasat dhe lëndët kryesore, prandaj ju rekomandojmë që ta përcillni vazhdimisht. Në të njëjtën kohë kërkojmë nga prindërit që vazhdimisht të jenë në mbikëqyrje të fëmijëve të tyre gjatë kohës sa janë duke shikuar këtë kanal.
Në vijim e keni linkun që ju dërgon në kanalin e MASH-t në Youtube, ku materialet mësimore janë të organizuara nëpër Playlists sipas klasave (ndërsa brenda klasave i keni materialet mësimore të lëndëve të ndryshme për klasën përkatëse). Për ta pasur më të lehtë gjetjen e materialeve mësimore që ju interesojnë, sapo të hyni në kanalin në Youtube, shkoni te “PLAYLISTS”