L A J M Ë R I M
Në bazë të nenit 60 dhe 61 të Ligjit për Arsim Fillor (Gazeta Zyrtare e R.M.V. me nr. 161/2019 dhe 229/20),
SHFQ “Naim Frashëri” f.Jagoll D.,Kërçovë, publikon:
SH P A LL J E
Për regjistrimin e nxënësve të klasës së parë për vitin shkollor 2024/2025.
Kushtet për regjistrim:Në klasën e parë duhet të regjistrohen të gjithë femijët të cilët deri në fund të vitit kalendarik do të mbushin gjashtë (6) vjet, pra të jenë të lindur në vitin 2018, si dhe fëmijët që janë të lindur në Janar të vitit 2019( por me kërkesë të prindërit e shoqëruar me pëlqim nga ana e pedagoges së shkollës).Dokumentat e nevojëshme për regjistrim:
- Çertifikatë të lindjes (kopje ose origjinale)
- Vërtetim nga qendra medicinal për vaksinim të rregullt të fëmijës.
- Vërtetim nga qendra medicinale për kontrollim oftalmologjikë dhe stomatologjikë.
Afati për regjistrim:Prej 13 - 31.05.2024
Gjatë regjistrimit fëmijët duhet të jenë të shoqëruar me njërin nga prinderit. Regjistrimi i fëmijës në klasë të parë është obligim moral dhe ligjor.
SHF”Naim Frashëri”, f.jagoll D.,Kërçovë
25.04. 2024
Drejtori:Ismet Selimi
LAJMËRIM
Në bazë të nenit 60 dhe 61 të Ligjit për Arsim Fillor (Gazeta Zyrtare e R.M.V. me nr. 161/2019 dhe 229/20), SHFQ “Naim Frashëri” f.Jagoll D.,Kërçovë,publikon:
SH P A LL J E
Për regjistrimin e nxënësve të klasës së parë për vitin shkollor 2023/2024.
Kushtet për regjistrim:Në klasën e parë duhet të regjistrohen të gjithë femijët të cilët deri në fund të vitit kalendarik do të mbushin gjashtë (6) vjet, pra të jenë të lindur në vitin 2017, si dhe fëmijët që janë të lindur në Janar të vitit 2018( por me kërkesë të prindërit e shoqëruar me pëlqim nga ana e pedagoges së shkollës).Dokumentat e nevojëshme për regjistrim:
- Çertifikatë të lindjes (kopje ose origjinale)
- Vërtetim nga qendra medicinal për vaksinim të rregullt të fëmijës.
- Vërtetim nga qendra medicinale për kontrollim oftalmologjikë dhe stomatologjikë.
Gjatë regjistrimit fëmijët duhet të jenë të shoqëruar me njërin nga prinderit. Regjistrimi i fëmijës në klasë të parë është obligim moral dhe ligjor.
Prill 2023
SHF”Naim Frashëri”, f.jagoll D.,Kërçovë
Pedagoge :Bukurije Abazi ………
Drejtori:Ismet Selimi ……………….
LAJMËRIM
Në bazë të nenit 60 dhe 61 të Ligjit për Arsim Fillor (Gazeta Zyrtare e R.M.V. me nr. 161/2019 dhe 229/20),
SHFQ “Naim Frashëri” f.Jagoll D.,Kërçovë,publikon:
SH P A LL J E
Për regjistrimin e nxënësve të klasës së parë për vitin shkollor 2022/2023.
Kushtet për regjistrim:Në klasën e parë duhet të regjistrohen të gjithë femijët të cilët deri në fund të vitit kalendarik do të mbushin gjashtë (6) vjet, pra të jenë të lindur në vitin 2016, si dhe fëmijët që janë të lindur në Janar të vitit 2017( por me kërkesë të prindërit e shoqëruar me pëlqim nga ana e pedagoges së shkollës).Dokumentat e nevojëshme për regjistrim:
- Çertifikatë të lindjes (kopje ose origjinale)
- Vërtetim nga qendra medicinal për vaksinim të rregullt të fëmijës.
- Vërtetim nga qendra medicinale për kontrollim oftalmologjikë dhe stomatologjikë.
Afati për regjistrim:Data 12 dhe 13.05.2022
Gjatë regjistrimit fëmijët duhet të jenë të shoqëruar me njërin nga prinderit. Regjistrimi i fëmijës në klasë të parë është obligim moral dhe ligjor.
SHF”Naim Frashëri”, f.jagoll D.,Kërçovë
Pedagoge :Bukurije Abazi ………
Drejtori:Ismet Selimi ……………….
Regjistrim i nxënësve në klasë të parë,viti shkollor 2021/2022
Oraret mësimore,plani , protokollet mësimore,algoritmat dhe kodekset etike për mësim me prezencë fizike,për v.sh.2020/2021
Udhëzim gjatë mësimit online
Kontribut për Bibliotekën e shkollës
Për semimaturantët e v.sh.2019/2020
Të dashur semimaturantë të shkollës sonë!
Pasi afrohet koha për vazhdimin e dijes suaj të mëtutjeshme ju njohtojmë me drejtimet për regjistrim në vit të parë në SHMK ,,Drita,, Kërçovë,
Në pajtim me nenin 42 të Ligjit për Arsim të Mesëm (Fletorja zyrtare e RM nr. 44/95, 24/96, 34/96, 35/97, 82/99, 29/02, 40/03, 42/03, 67/04, 55/05, 113/05, 35/06, 30/07, 49/07, 81/08, 92/08, 33/10, 116/10, 156/10, 18/11, 6/12 ,100/12, 24/13, 41/14, 116/14, 135/14, 10/15, 98/15, 145/15, 30/16,127/16, 67/17dhe 64/18), dhe në bazë të nenit 28 i Statutit të Shkollës si dhe konkursi i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës Shkup, drejtori i SHMK”Drita”- Kërçovë publikon :
S H P A L L J E
Për regjistrimin e nxënësve për vitin shkollor 2020-2021
Në Shkollën e Mesme Komunale “Drita”- Kërçovë për vitin shkollor 2020-2021, do të regjistrohen:
Në vitin I (parë), do të regjistrohen 442 nxënës në 13 paralele me mësim në gjuhën shqipe sipas planeve mësimore dhe programeve për:
Gjimnaz - 204 nxënës në 6 paralele, minimum 60 pikë
shq. 204 nx. 6 par. 4 vj.
- Matematiko-natyror Kombinimi A dhe B
- Shoqëroro humanitar Kombinimi A dhe B
-Gjuhësor artistik Kombinimi A dhe B
2. Drejtimi makineri - 68 nxënës, 2 paralele
Teknik i makinerisë
shq. 34 nx. 1 par. 4 vj. 45 pikë minimale
automekanik
shq. 34 nx. 1 par. 3 vj. 30 pikë minimale
3. Drejtimi ekonomiko-juridik dhe tregti– 34 nxënës, 1 paralele
teknik i ekonomisë
shq 34 nx. 1 par. 4 vj. 60 pikë minimale
4. Drejtimi shëndetësi
motër medicinale
shq 34 nx. 1 par. 4 vj. 70 pikë minimale
5. Drejtimi elektroteknik – 68 nxënës, 2 paralele
teknik për elektroteknikë dhe telekomunikacion
shq 34 nx. 1 par. 4 vj. 50 pikë minimale
teknik për teknikë kompjuterike dhe automatikë
shq 34 nx. 1 par. 3 vj. 30 pikë minimale
6. Shërbime personale – 34 nxënës, 1 paralele
Parukeri/estetik për kujdesin e duarve dhe këmbëve
shq 34 nx. 1 par. 3 vj. 30 pikë minimale
KUSHTET PËR REGJISTRIM TË NXËNËSVE
Regjistrimi i nxënësve në SHMK”Drita”-Kërçovë, për vitin shkollor 2020-2021 do të realizohet sipas kushteve dhe mënyrës të përcaktuar me Ligjin për Arsim të Mesëm, Ligjin për Arsim Profesional dhe Trajnim dhe me këtë Shpallje.
Transporti falas apo akomodimi i nxënësve të cilët do të regjistrohen në vitin e parë në shkollat e mesme publike, nuk do të sigurohet nëse lloji i zgjedhur arsimor (drejtimi) ekziston në komunën, respektivisht regjionin.
Kushtet për regjistrimin e nxënësve janë:
Të kenë të mbaruar arsimin fillor;
Të mos jenë më të vjetër se 17 vjeç;
Të jenë përcaktuar për plan program të njërit nga këto drejtime të arsimit: Gjimnaz, drejtimi Makineri, drejtimi Ekonomik-juridik dhe tregtar, drejtimi Shëndetësisë, drejtimi Elektroteknik si dhe drejtimi Shërbime personale;
Të plotësojnë kriteret e kësaj Shpallje.
II. DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR REGJISTRIM
Për vitin I (parë)
Gjatë aplikimit, nxënësit duhet të sjellin dokumentet e mëposhtme:
Fletëparaqitje për regjistrim (fletëparaqitja merret nga shkolla dhe e njëjta është falas);
Dëftesa origjinale prej klasës VI deri në klasën IX;
Diplomë (nëse posedon për vendin e I-rë, II-të dhe III-tretë), në gara shtetërore dhe ndërkombëtare nga gjuha amtare, gjuhë e huaj, shkencat natyrore, matematikë, kimi, fizikë, biologji dhe gjeografi dhe lëndë mësimore me rëndësi për drejtimin përkatësisht për lëmin zgjedhore,
Certifikatë të lindjes (pa marrë parasysh datën e lëshimit),
Vërtetim për pranimin e vaksinave (vërtetimi merret te organet për imunizim pranë Shtëpisë së Shëndetit dhe e njëjta është pa pagesë).
III. A F A T E T E K O N K U R S I T
Për vitin I (parë).
Paraqitja dhe regjistrimi i nxënësve realizohet në një afat regjistrues,me tre paraqitje në muajin qershor.
Paraqitja dhe regjistrimi i parë në afatin e regjistrimit të qershorit realizohet më 16 dhe17 qershor 2020, ndërsa rezultatet nga regjistrimi dhe vendet e lira do të publikohen më 18 qershor 2020.
Në rast se në shkollë do të paraqiten më tepër nxënës nga numri i paraparë me të njëjtët pikë të grumbulluara do të organizohet test kualifikues nga lëndët me rëndësi për profesionin më datë 22.06.2020, ndërsa listat përfundimtare me rezultatet do të shpallen më 22.06.2020.
Pas publikimit të rang listave, nxënësit të cilët nuk janë regjistruar në shkollë janë të obliguar që në afat prej 48 orëve ta tërheqin dokumentacionin e dorëzuar, gjithashtu edhe shkollaështë e obliguar që në afat prej 48 orëve tua kthejnë dokumentacionin.
Paraqitja dhe regjistrimi i dytë i nxënësve do të realizohet në24 dhe 25 qershor 2020, ndërsa rezultatet nga regjistrimi dhe vendet e lira do të publikohen në 26 qershor 2020.
Paraqitja dhe regjistrimi i tretë i nxënësve do të realizohet në 29 qershor 2020, ndërsa rezultatet nga regjistrimi dhe vendet e lira do të publikohen në 30qershor 2020.
Nxënësit të cilët dërgohen në riprovim, provim të vitit, provim për avancim më të shpejtë, mund të regjistrohen në shkollë ku do të mbeten vende të lira pas afatit të qershorit, më 24 gusht 2020, të cilët dorëzojnë dëshmi të dokumenteve
IV. KRITERET PËR ZGJEDHJE
Kriteret për zgjedhjen e nxënësve janë:
- Suksesi mesatar prej klasës së VI-IX;
- Suksesi mesatar i nxënësit i arritur nga katër lëndë (gjuhë amtare, gjuhë të huaj, dhe dy lëndë të cilat janë të rëndësishme për drejtimin);
- Diploma (për vendin e I-rë, II-të dhe III-të), të fituar në gara ndërkombëtare si dhe shtetërore ( të organizuara nga shoqatat e akredituara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës) , nga gjuha amtare,gjuhë e huaj, shkenca natyrore, matematikë, kimi, fizikë, biologji dhe gjeografi dhe lëndë mësimore të cilat janë të rëndësishme për drejtimin dhe lëmin zgjedhore.
- Vlera mesatare nga pikët e fituara për sjelljen.
Në shkollë ku do të paraqiten numër më i madh i nxënësve nga ai i planifikuar me të njëjtët pikë të grumbulluara, do të organizohet test kualifikues nga lëndët me rëndësi për drejtimin.
Për suksesin mesatar prej kl. VI deri në kl. IX nxënësi mundet të fitojë më së shumti 50 pikë (suksesi i përgjithshëm prej kl. VI deri në kl. IX mblidhet, ndahet në katër dhe i njëjti shumëzohet me koeficientin 10).
Për suksesin mesatar nga katër lëndë mësimore të propozuara (dy lëndë mësimore të obligueshme për të gjithë llojet e arsimit dhe dy lëndë që janë me rëndësi për drejtimin), nxënësi mundet të fitojë më së shumti 20 pikë (5 pikë për çdo lëndë).
Për vende të fituara nga gara ndërkombëtare dhe shtetërore nxënësi mund të fitojë 5 pikë. (për vend të fituar në gara ndërkombëtare: 5 pikë, ndërsa për vend të fituar në gara shtetërore për vendin I, 3 pikë për vendin II,2 pikë dhe për vendin III, 1 pikë). Nxënësit i vlerësohet vetëm një diplomë që isjell më shumë pikë.
Për vlerësim mesatar nga pikët për sjellje nga VI - IX nxënësi mund të fitojë 5 pikë. (Sjellje shembullore vlerësohet 5 pikë, sjellje e mirë vlerësohet 3 pikë dhe sjellje e pakënaqshme vlerësohet 0 pikë. Vlera mesatare është mbledhja e pikëve për sjellje nga kl. VI - IX thyhet për 4).
Nxënësi në bazë të gjithë kritereve të caktuara me këtë shpallje mund të fitoj më së tepërmi 80 pikë.
Pikët minimale të caktuara për paraqitjen e parë janë përbërëse e shpalljes.
Shkolla për paraqitjen e parë mund të zvogëlojnë numrin e përcaktuar në pikët minimale të përcaktuara në Konkursin, më së shumti 10 pikë, përveç se për gjimnaz, drejtimin ekonomi - juridik dhe tregti dhe drejtimi shëndetësi.
Shkolla janë të obliguara që me Konkurs intern për paraqitjen e dytë përkatësisht paraqitjen e tretë të theksojnë minimumin e pikave të përcaktuara me të cilat nxënësit mund të konkurrojnë për regjistrim në planin dhe programin e caktuar mësimor. Publikimi i pikëve minimale duhet të realizohet më 22 qershor 2020 për paraqitjen e dytë, përkatësisht më 26 qershor 2020 për paraqitjen e tretë.
Për nxënësit të cilët kanë mbaruar klasën e nëntë në Republikën e Maqedonisë së Veriut , ndërsa një, dy apo tre klasë ( VI,VII apo VIII) kanë përfunduar jashtë vendit, për ato klasë do të merret suksesi nga klasa e nëntë dhe do të vlejnë të gjitha kriteret e njëjta të lartë përmendura gjatë përzgjedhjes së nxënësve.
V. ZGJEDHJA DHE REGJISTRIMI I NXËNËSVE DHE FORMIMI I PARALELEVE
Zgjedhja dhe regjistrimi i nxënësve bëhet me plan dhe program në bazë të së cilës është përcaktuar nxënësi dhe në bazë të pikëve të përgjithshme të cilat llogariten veç e veç për çdo lëndjkkë.
Zgjedhjen dhe regjistrimin e nxënësve e bënë Komisioni, i cili e shpall vendimin bashkë me rang listën në tabelën e shpalljeve.
Kandidati i pakënaqur ka të drejtë për kundërshtim në afat prej 3 ditësh, duke llogaritur nga dita e shpalljes së listës, ndërsa në afat prej 3 ditësh pas pranimit vendos Këshilli i Arsimtarëve të Shkollës.
Vendimi i Këshillit të Arsimtarëve pas kundërshtimit është i prerë.
Numri i paraleleve me mësim në gjuhën shqipe janë të caktuara në këtë shpallje, në suaza të numrit të përgjithshëm të paraleleve të caktuara me konkursin e Ministrisë të Arsimit dhe Shkencës Shkup
Regjistrimi nxënësve në klasë të parë,v.sh.2020/2021
Të nderuar prindër,SHFQ “Naim Frashëri”,f.Jagoll D.,Kërçovë, duke respektuar Ligjin e ri për arsim fillor, vendimin e këshillit komunal për rajonalizim dhe rekomandimet nga MASH nga 01.06.2020,dotë filloi me regjistrimin e nxënësve në klasën e parë. Do të njoftoheni në kohë duke ua dërguar ftesat.
Suksese !
Njoftim
Te dashur nxënës!
Sot më 10 qershor 2020,ju njoftoi se e përfundojmë këtë vit shkollor 2019/ 2020 (ndryshe nga vitet e kaluara).
Ne emrin e kolektivit të shkollës sonë ju dëshirojmë shëndet dhe suksese në vitin tjetër vijues.
Gjysëm-maturantëve,Ju dëshiroj që në vazhdën e vitit në vijim ,suksese të mëtutjeshme në shkollat e mesme të vendit tonë,kurse nxënësve të klasave të tjera ju dëshirojë që viti shkollor 2020/21,të jetë një vit i mbar ,me shpresë që të jemi në godinat dhe bankat shkollore. Faleminderojmë për bashkëpunimin, që procesi edukativo-arsimorë u zhvillua me sukses,fillimisht prindërit, pastaj Themeluesin, BZHA,ISHA dhe MASH-in.
Shëndet dhe suksese! Me Respekt!
SHFQ"Naim Frashëri",f.Jagoll D.,Kërçovë DREJTORI:Ismet Selimi
Njoftim për gjysëm-maturantët për regjistrim në SHMK "Drita" ,Kërçovë v.sh.2020/2021