Projekt nga lënda e Arsimit Qytetar
Dita e Alfabetit Shqip
Kongresi i Manastirit (apo Kongresi i Alfabetit) është tubimi i dijetareve shqiptarë më 14 nëntor – 22 nëntor1908 në Manastir, për përcaktimin e alfabetittë gjuhës shqipe. Gjatë rrugës së zhvillimit historik të letërsisë shqipe ishin hartuar disa alfabete të ndryshme.
Njëri nga më të fundit ishte ai i krijuar në Stamboll dhe quhejAlfabeti i Stambollit. Mendimi zotërues ishte se shkronjat jolatine nuk ishin të përshtatshme për mbarësinë e shqipes dhe bashkimit gjuhësor kombëtar. Për këtë arsye, shoqëria më aktive dhe e mirënjohur “Bashkimi” në Manastir, thirri Kongresin e Parë të Përgjithshëm për diskutimin e një alfabeti të njësuar. Një alfabet i njësuar do të ishte fillimi i letërsisë mbarë shqiptare. Prandaj më 14 nëntor 1908 në Manastir u mblodh Kongresi i Manastirit ose Kongresi i Alfabetit.
28 Nënëtori "Dita e Flamurit"
Me rastin e Pavarësisë së Shqipërisë -Ditës së Flamurit tonë Kombëtar,në lokalet e shkollës qëndërore dhe asaj periferike në f.Tuhin u organizuan aktivitete të ndryshme kulturore ,në të cilëët u lexuan referate për nder dhe rëndësin e kësaj dite si dhe u recituan poezi,recitale,valle si dhe nga Drejtoria e shkollës u shpërndan shpërblime për punime ,vizatime dhe ese më të mira që ishin të punuara nga nxënësit tanë në kuadër të -konkursit letrar-"Festat e Nëntorit",2016
Urime këtë ditë të shenjtë nxënësve,të punësuarve në shkollën tonë,çdo shqipëtari si dhe suksese nxënësve tanë në mësime dhe aktivitete të tjera.
Gjatë muajit Dhjetor 2016 në kuadër të disa aktiviteteve të përbashkta me shkollën partnere nga fshati Dërgovë realizuam projektin "Dasmat tradicionale"dhe "Viti i ri"
Në fund të gjysëmvjetorit të parë v.sh.2016/2017 në shkollën periferike në f.Tuhin u realizua kuiz lëndor nga klasa eVI - IX,
me ç rast u shpërndanë dhurata modeste për nxënësit më të sukseshëm.
Aktivitet me rastin e 7-Marsit,2021 dhe
gara komunale në lëndën e gjeografisë 13.03.2021