SHF ,,NAIM FRASHËRI” është e locuar në mes tri fshatërave: Jagoll, Popojan dhe Jagoll Dolencë.
Në kuadër të kësaj shkolle bënjë pjesë edhe shkolla periferike nëntëvjeçare në fshatin Tuhin, dhe tri shkolla pesëvjeçare: Kaleshe, Berikovë dhe Prapadisht me paralele të kombinuara prej klasës I - V.
Në shkollën fillore qëndrore të fshatit Jagoll Dolenc prej klasës VI - IX gravitojnë edhe nxënës nga fshati Jagoll, Berikovë, Popojan, dhe Prapadisht të cilët udhëtojnë më shumë se 2 km, kurse ne shkollen periferike ne fshatin Tuhin edhe ato te fshatit Kaleshe.
Regjioni në të cilin graviton shkolla e jonë është kodrinoro-malor dhe ju takon vendeve me kushte të vështira pune.
Edhe në fshatin Tuhin para luftës së dytë botërore , shkolla ka qenë në gjuhën sërbe dhe e ashtuquajtur “Dositej Obradoviç” dhe si arsimtar sërb ka qenë Mekale ose ndryshe i njhour si Kale nga fshati Tuhin i cili ka qenë mjaftë i rreptë me vogëlushët shqiptarë dhe është sjellur në një mënyrë antihumane dhe i ka rrahur shume pa mëshirë.
Më vonë është ndërruar arsimatri me emrin Mekale dhe kanë ardhur dy arsimtarë tjerë nga Mali i Zi të cilët janë quajtur Luka dhe Ilija të cilët nuk kanë qenë aq të ashpër sikurse Mekale.
Në shkollë ka patur Arsimtarët kanë banuar në shkollë.
Ka patur edhe një sherbetor të quajtur Gjengje (maqedon).
Edhe ky sundim nuk ndryshoi asgjë në jetën dhe shkollimin e shqiptarëve, përveç disave që kishin arritur të mësojnë shkrim-lexim në gjuhën sërbe.
Periudha nga viti 1941 deri në vitin 1944, është një ndër periudhat kur arsimi shqip pati zhvillimin më të ndritur gjatë gjithë historisë.
Në këtë periudhë kemi hapjen e shkollave shqipe dhe prurjen e kuadrit të kualifikuar shqitparë nga shumë vise të Shqipërisë.
Në Kërçovë drejtor i kursit veror për Gjuhën Shqipe ishte Qamil Skuqi kurse në këtë drejtim në Kërçovë punuan mësuesit Ahmet Gjylaqi, Hysen Kola, Kamber Kazazi dhe Pjetër Kavaja.
Në Tuhin kursin veror të Gjuhës Shqipe e mbajti Hider Manjani.
Në vitin shkollor 1941/1942 gati në çdo fshat u hapën shkollat shqipe.
Periudha nga viti 1945 është një periudhë ku hapja e shkollave shqipe në rrethinën e Kërçovës vazhdoi .
U hap edhe shkolla shqipe në fshatin Tuhin më 16 tetor 1945 ku si arsimtarë i parë ishte Abidin Hasani (Zenku) shkolla e mbante emrin “Gjorgje Petrov” kjo shkollë e mbajti këtë emër deri në vitin 1953, në vitin 1953 shkolla fillore në fshatin Tuhin u quajtë “Tom Nik Gjelaj” dhe ne këtë vitë si arsimtar kanë punuar Hesat Lazami i cili ka mësuar klasën e parë dhe të tretë dhe Osman Demiri ka mësuar klasën e dytë dhe të katërt.
Në vitin 1961 u bë bashkimi i shkollave fillore:Tuhin,Dolenc,Berikovë dhe Kaleshe dhe kjo gjë vazhdon edhe sot.Mirëpo në këtë periudhë në Tuhin shkolla fillore ka qenë 4 vjeçare dhe nxënësit e fshatit Tuhin shkollimin tetëvjeçar e kanë vazhduar në Dolencë.Kjo gjë ka zgjatur disa vite por me kalimin e kohës edhe në Tuhin hapet shkolla tetëvjeçare dhe gjeneratat e reja filluan të msojnë në Tuhin dhe nxënësit e fshatit Kaleshe tani më shkollën tetëvjeçare e kryenin në Tuhin.
Kjo gjë vazhdon edhe sot shkolla fillore në Tuhin mbante emra të ndryshëm por emër shqip mirëpo me kalimin e kohës edhe pse shumë vone e arriti edhe këtë gjë e në vitin shkollor 2004/2005 dhe më në fund kjo shkollë e morri emrin “Naim Frashëri” dhe ka një kuadër shumë të mire i cili me të vërtët kontribon që në të ardhmen të ketë shumë nxënës të ditur dhe unë jam krenare që shkollën fillore e kreva në këtë shkollë të mrekullueshme. Arsimimi është vlera më e madhe njerëzore që mund të ketë një njeri.
"Deri në v.1941 (para L -II- B) mësimi zhvillohej në gjuhën sërbe dhe emri i shkollës ishte "Krajl Uroshi", arsimtarët ishin nga Sërbia (Vaso nga Sërbia e pastaj Kalja nga Tuhini), vetëm lënda e besimit fetar zhvillohej në gjuhën arabe (Mulla Hasoni nga Haranjelli) -mësohej katërvjet, shqipëtarët i deklaronin si turci kurse nga 1940 si ARNAUTI dhe te mbiemrat e tyre shtohej prapashesa VIÇ ,psh.Mbiemri Selimi-Selimoviç, Fejza-Fejzoviç, etj.
Me fillimin e L.II.B.(1941) u bashkuam me pjesën tjetër të atdheut me Shqipërin.
Emri i shkollës u vendos “DE RADA” dhe deri në mbarim të luftës ishte me këtë emër.
Shkolla fillore ishte hapur për të parën herë në gjuhën shqipe në shtator 1941 Mësuesit e kësaj shkolle ishin: Pertef Therepeli, dhe Ali Myderizi nga f.Drugovë .
Pas L.II.B.vendi jon bënte pjesë në shtetin e Jugosllavisë më sakt në Republikën e Maqedonisë.
Emëri i shkollës u vendos "DAMJAN GRUEV".
Shqipëtarve te mbiemrat iu hoq prapashtesa VIÇ iu shtua prapashtesa OSKI, psh. Mbiemri Vejseli-në Vejseloski
Deri në v.1958/59 nxënësit shqipëtar katër vjeçaren e ndiqnin në shkollën e f.Jagoll Dolenc me mësues Pertef Abaz Therepeli e më pasë vazhdonin tetëvjeçaren në f.Sërbicë në shkollën "LIRIJA"
Nga viti 1959/1960 edhe tetëvjeçarja në gjuhën shqipe filloi të mësohet në shkollën tonë.
Mësues të parë për tetëvjeçaren kanë qenë:
Nga Popojani (Shukri Iseini dhe Hamza Halili)
Nga Sërbica Etem Selimi,Selim Adili, DemirZenku)
nga Haranjelli. Ramazan Bajramii
e më pas nga Jagolli (Ekrem Miftari, Jonuz Asani, Afmet Mora, Qamil Fejza) etj
— Drejtor shkolle : Para L.II.B. përgjegjës ishte Vaso nga Sërbia.
Nga viti 1941/44 përgjegjës ishte mësues Pertef Therepeli, nga v.1945/59 përgjegjës ishte për paralelet Maqedone Aleksandar Trajanovski ndërsa për paralelet shqipe përgjegjës ishte mësues Pertef Therepeli.
Nga v.1959/60 atëhera kur fillon të funksionoj tetëvjeçarja deri 1963 Etem Selimi dhe Hamza Alili/
z.Selim Adili, 1963-1967
z.Nexhbudin Ristemi,1967-1985
z.Olloman Ollomani,1985-1998
z.Fadil Jusufi,1998-2009
z.Emri Murati, 2009-2014 dhe
Nga 2014- tani drejtor i shkollës është Ismet Selimi.
Emri i shkollës nga Dame Gruev u shëndrrua në NAIM FRASHËRI më v.2004