(Rregullorja është përpiluar në përputhje me ligjin për arsim fillor, ligjin për mardhënje pune, marrveshjen kolektive, statutin e shkollës )
***
***
Neni 1
E mira e fëmijës është në qendër të të gjithë aktiviteteve të SHFQ “NAIM FRASHËRI” f.Jagoll D.-Kërçovë .
Neni 2
Prindërit dhe shkolla janë partnerë dhe punojnë së bashku. Kështu përforcohet shkëmbimi i informacioneve dhe i përvojës.
Neni 3
Thirrjen e mbledhjes së parë të Këshilli i prindërve ( në tekstin e mëtutjeshëm KP) e thirr vetë drejtori i shkollës.
Neni 4
Për çdo klasë në mbledhjen e parë të prindërve për vitin e ri shkollor zgjidhet një prind delegat nga ana e prindërve që janë të pranishëm.
Neni 5
Të drejtat dhe obligimet të KP të shkollës fillore janë të përcaktuara me ligjin për arsim fillor.Këshilli i prindërve nuk ka ndikim mbi temat organizative ose pedagogjike të institucionit të shkollës.
Neni 6
Mandati i anëtarit të KP është në kohëzgjatje prej tre vite shkollore.
Neni 7
Mandati i anëtarit në KP i pushon me ndërprerjen ose mbarimin e fëmijës së tij si nxënës si dhe me vetë kërkesën e prindit.
Neni 8
Këshilli i prindërve emëron nga rradhët e veta kryetar ,nënkryetar,sekretar dhe arkëtar në mbledhjen e tyre të parë, kurse zgjedhja bëhet me votim të drejtpërdrejt dhe të fshehët.
Neni 9
Për kryetar të këshillit të prindërve duhet të zgjidhet personi i cili gëzon autoritet të mirë në vetëqeverisje lokale dhe të jetë në gjendje të shëndoshë psiko – fizke dhe të posedojë veti organizative.
Neni 10
Këshilli mblidhet ,zhvillon mbledhje me nismën e kryetarit të këshillit ose të shumicës së thjeshtë të anëtarëve të tij.
Neni 11
Në seancat e këshillit të prindërve pa të drejtë vote dhe vendosje merr pjesë edhe drejtori i shkollës.
Neni 12
Nga rradhët e këshillit të prindërve zgjedhen tre prindër(prej tyre minimum njëri prind të jetë nga gjinia femërore),me votim të fshehët, të cilët delegohen si anëtar në Këshillin e shkollës.
Neni 13
Anëtarët e këshillit drejtues të shkollës të cilët janë përfaqësues nga rradhët e këshillit të prindërve i zgjedh dhe i shkarkonë këshilli i prindërve.
Neni 14
Anëtarët e këshillit të prindërve duhet të kyqen aktivisht në projekte dhe aktivitete të cilat janë me interes për shkollën.
Neni 15
Seancat e veta KP i regjistron në proçesverbal – fletore e veçantë e cila është verifikuar nga ana e drejtorit në të cilën futen edhe të dhëna të tjera me rëndësi për KP të shkollës tonë.
Neni 16
Kryetari dhe anëtarët e këshillit të prindërve nuk duhet të jenë në konflikt interesi me drejtorin e institucionit , nuk duhet të kenë precedentë penalë dhe të mos jenë në forumet drejtuese të partive politike.
Neni 17
Sekretari I këshillit të prindërve:
a. përgatit materialet që do të shpërndahen në mbledhjet e këshillit (materiali të mos bartet jashta institucionit);
b. mban procesverbalin e mbledhjeve të këshillit;
c. lajmëron anëtarët e këshillit dhe të ftuarit për mbledhjen e radhës;
Neni 18
Mbledhja e këshillit zhvillohet kur merr pjesë shumica e thjeshtë e anëtarëve të tij, përndryshe shtyhet.
Neni 19
Këshilli i merr vendimet me shumicë të thjeshtë votash. Vendimet firmosen nga kryetari dhe sekretari.
Neni 20
Kryetari dhe anëtarë të këshillit shkarkohet me shumicë të thjeshtë të votave të fshehta të anëtarëve për moskryerje të detyrës ose kur mungojnë tre herë rradhazi në mbledhjen e këshillit të shkollës.
Neni 21
Veprimtaria e anëtarëve të këshillit është vullnetare.
Mars, 2017 Kryetar i këshillit të prindërve
Jagoll D.-Kërçovë , Syarta Beqiri
1.NUHI VELIU,
2.RRAHIM VELIU,
3.NEHRIJE ISEINI,
4.NAXHIJE HALILI, (Zamira Asani)
5.SHPETIM NEZIRI,
6.LUTFI ARIFI,
7.SHEFKI ABDIU,(Dashurije Shabani)
8.FATMIR USEINI, (Esat Asani)
9.Syarta Beqiri,
10.Bekim Selimi,
11Kujtim Sejdini,
12.Shaziman Ahmedi,
13.Sali Sejdini,
14.Fadil Basha,(Emrije Basha)
15.Sadin Beqiri,
16.Agron Emini,(Perparim Imeri)
17.Ismail Aliu, (Lulzime Osmani)
18.Lirim Alimi,(Idajet Hajre)
19.Murat Bilalli
20.Enver Neziri