Koordinatori për të drejtën e informimit
Larisa Katundi
E-mail: larisakatundi5@gmail.com
Orari i punës: E hënë - E enjte 08:00-16:30
E premte 08:00-14:00
Adresa: Kodi postar 7001, L.12, Blvd "Shën Gjergji", Nr.12, Korçë
Në zbatim të nenit 10 të ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, Autoriteti Publik cakton një prej nëpunësve si Koordinator për të drejtën e informimit, me qëllim bashkërendimin e punës për garantimin e të drejtës së informimit.
Koordinatori për të drejtën e informimit ushtron kompetencat e mëposhtme:
i mundëson çdo kërkuesi të drejtën për t’u njohur me informacionin publik, sipas këtij ligji, duke u konsultuar me dokumentin origjinal ose duke marrë një kopje të tij;
krijon, mban, publikon dhe përditëson regjistrin e kërkesave dhe përgjigjeve brenda afatit të parashikuar në pikën 1, të nenit 8, të këtij ligji;
bashkërendon punën për plotësimin e kërkesave për informacione brenda afateve dhe sipas mënyrës së parashikuar në këtë ligj;
regjistron kërkesat për informacion dhe cakton një numër rendor për secilën prej tyre;
dërgon kërkesën për informim te një Autoritet tjetër Publik, brenda afateve të parashikuara në këtë ligj, kur rezulton se Autoriteti Publik ku është depozituar kërkesa nuk e zotëron informacionin e kërkuar;
verifikon rastet për dhënien falas të informacionit qytetarëve, sipas parashikimit të pikës 5, të nenit 13 të këtij ligji;
kryen njoftimet paraprake, sipas neneve 14 dhe 15, të këtij ligji, si dhe komunikon me kërkuesin, sipas nevojës për trajtimin e kërkesës për informacion publik.