Kontratat publike - https://docs.google.com/spreadsheets/d/17UKL1RCbTDy5kKyDakyL_xiH39-CeIjP/edit#gid=1337552585
Kontratat e shërbimeve janë kontratat e pastrimit , shërbimit funeral dhe transporti urban. Kontratat e pastrimit të qytetit dhe shërbimit të transportit urban janë 5 vjeçare , ndërsa kontratat e shërbimit funeral janë 1 vjeçare. Kontratat kanë një preventiv shoqërues që përcakton gjithë zërat e punës.
Me anë të mbikqyrësve ato monitorohen çdo ditë për realizimin e tyre. Sipas përmbushjes bëhen situacionet mujore për pagesë konform kontrateve duke bërë dhe ndalesa të ndryshme në rast mos plotësimi me cilësi të punëve.
Kontratat e investimeve janë kontrata me afat kohor sipas volumeve të punimeve që shkojnë nga disa ditë në disa vjet.
Detyrimi ligjor përcakton një mbikqyrës me licencë për ndjekjen dhe kontrollin e gjithë zërave të punës.
1-Shërbimi i pastrimit të qytetit kryhet nga firma “Korsel”.
Ky shërbim është një nga shërbimet më të rëndësishme që kryen bashkia në shërbim të komunitetit.
Objekti i këtij shërbimi është :
Pastrimi i rrugëve dhe trotuareve
Evadimi i mbetjeve urbane në qytetin e Korçës dhe përpunimi i tyre
Lagia e rrugëve
Evadimi i dëborës në stinën e dimrit dhe hedhja e kripës për lehtësimin e qarkullimit të automjeteve dhe njerëzve
Pastrimi i rrugëve bëhet çdo ditë prej orës 2400 deri në orën 0600. Transporti i mbeturinave për në fushën e grumbullimit dhe përpunimit të tyre bëhet çdo ditë me mjete teknologjike për zonat me kontenierë prej orës 0300 deri në orën 0700 dhe për zonat që nuk kanë kontenierë prej orës 0700 deri në orën 1100. Çdo ditë evadohen rreth 80 ton mbeturina. Lagia e rrugëve bëhet për periudhën 1 prill deri në 31 tetor, çdo ditë nga ora 0600 deri në orën 1800.
2-Shërbimi funeral
Mirëmbajtja e varrezave publike dhe varrezave të dëshmorëve kryhet nga firma “ Korsel”.
Ky shërbim konsiston në zërat e mëposhtëm :
Pastrim parcelash , rruge dhe sheshe të brendëshme ndërmjet blloqeve të varrimit
Mirëmbajtje drurë dhe shkurre dekorative
Mbjellje drurë dekorativë
Kositje , grumbullim dhe transport bari
Mirëmbajtje bordure betoni të brendëshme
Lyerje me gëlqere të bordurave dhe pemëve në varrezat publike dhe të dëshmorëve
Rruajtja e objektit në varrezat publike dhe të dëshmorëve
Mirëmbajtje e varrezave të dëshmorëve
Mirëmbajtje e varrezave të dëshmorëve nga amortizimi
Mirëmbajtje e murit rrethues
Konsumi i ujit të pijshëm për mirëmbajtje dhe nevojat e qytetarëve
3- Shërbimi i Transportit Urban
Shërbimi i transportit qytetës kryhet nga subjekti i transportit “ Ortakëria Korça Sh.p.k”, bazuar në kontratën e lidhur me Bashkinë Korçë.
Puna e këtij shërbimi konsiston në zbatimin e pikave të kontratës në zërat e mëposhtëm:
Orari i shërbimit i cili është nga ora 06.00-17.00.
Zbatimi i itinerarit të transportit urban që nënkupton respektimin e stacioneve të përcaktuara.
Numri i mjeteve në linjë duhet të jetë ai i përcaktuar në kontratë jo më pak se tre autobusë.
Kontrolli i këtij shërbimi kryhet nga supervizori i shërbimit urban.