Bashkia Korçë i paraprin një modeli efiçient dhe tepër vizionar të ofrimit të shërbimeve ndaj qytetarëve, duke ofruar shërbim të unifikuar pavarësisht vendndodhjes gjeografike të tyre. Zyra e "One Stop Shop" (Shërbim me një ndalesë), qendërzon dhe përmirëson shërbimet ndaj qytetarëve duke shmangur burokracitë dhe hallakatjet. Me asistencën e USAID, në bashkëpunim me Agjensinë Kombëtare të Shoqërisë dhe Informacionit, është bërë i mundur krijimi i një sistemi elektronik i cili mbështet shërbimet e zyrës me një ndalesë duke ofruar rreth 70 të tilla në 13 sportele, në Korçë dhe shtatë Njësitë Administrative pjesë e saj.
Formulari i administrimit të kërkesë/ankesë për shërbimet publike bëhet me shkrim pranë Zyrës së One Stop Shop nga punonjëset e sektorit të Informimit Qytetar dhe delegohet tek drejtoria përkatëse për të marrë zgjidhjen. Tek formulari është i paraqitur saktë identiteti i kërkuesit dhe nënshkrimi i tij.