Dispozitat e brendshme rregullatorë për këshillimin me publikun

Detyrimi për njoftimin dhe konsultimin publik

Organet e qeverisjes vendore janë të detyruara të marrin të gjitha masat e nevojshme, në mënyrë që të krijojnë mundësi për pjesëmarrjen e publikut dhe të të gjitha palëve të interesuara në procesin e njoftimit e të konsultimit publik, përfshirë:

a) publikimin në regjistrin elektronik të projektaktit, të njoftimit për konsultim dhe të dhënave të lidhura me konsultimin e projektakteve;

b) publikimin në programin e transparencës, sipas ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, të planeve vjetore të organeve publike që lidhen me procesin e vendimmarrjes, në kuptim të këtij ligji;

c) dhënien e informacionit në lidhje me procesin e njoftimit dhe të konsultimit publik në të gjitha fazat, duke filluar nga publikimi i projektaktit, marrja e komenteve dhe rekomandimeve për përmirësimin e tij, organizimi i debateve publike e deri te miratimi i aktit përfundimtar. 


Strukturat përgjegjëse për aktet e detyrueshme për konsultim janë: Këshilli Bashkiak, Drejtoria e Përgjithshme Juridike, Drejtoria e Financës, Drejtoria e Taksave dhe Tarifave Vendore, Drejtoria e Pyjeve dhe Kullotave.