Procedura e marrjes dhe shqyrtimit të komenteve dhe rekomandimeve

Procedura e marrjes dhe shqyrtimit të komenteve dhe rekomandimeve

Në mbështjetje të nenit 15, të ligjit nr.146/2014 “Për njoftimin dhe konsultimin publik”, palëve të interesuara për të marrë pjesë në konsultimin publik, u jepet kohë e arsyeshme për të dhënë komentet dhe rekomandimiet e tyre.

Palët e interesuara, komentet dhe rekomandimet e tyre mund ti dërgojnë në adresën e email bashkiakorce@gmail.com/info@bashkiakorce.gov.al ose me postë në adresën , Lagjia 12, Blv “Shen Gjergji”, Nr. 12.

Komentet dhe rekomandimet, grumbullohen nga koordinatori i njoftimit dhe konsultimit publik, në mënyrë të strukturuar dhe transparente.

Mënyra e mbajtjes së procesverbalit pë takimet publike është me shkrim. Të gjitha komentet dhe rekomandimet e grumbulluara nga koordinatori i njoftimit dhe konsultimit publik diskutohen me ekzekutivin.