Menyrat me aplikative dhe praktike te ceshtjeve qe moduli merr persiper te trajtoje zhvillohen ne praktika seminarike per cdo kapitull. Jane parashikuar 2 ore fizike ne jave. Testet, ushtrimet, shume raste grafike, esse-analize, jane ne funksion te praktikimit duke asimiluar nje vleresim individual te dokumentuar nga pedagogu per cdo student ne 15 jave mesim. Keto praktika zhvillojne shprehite e duhura te studentit dhe jane nje element mjaft i rendesishem i parashikuar me pike vleresimi se bashku me testet e ndermjetme, kolekiume apo projekt kursi sipas program-silabus-it
Keto teste do te plotesohen me shkrim nga studenti ne 2 ore seminare te parashikuara pas zhvillimit te leksioneve. Ky plotesim mund te realizohet ose ne faqet e parashikuara ne liber ne fund te cdo kapitulli ose ne bllokun e shenimeve te studentit. Do te vijohet me korrigjimin e tyre nga pedagogu Ne javet korresponduese te mesimit shperndahen vleresimet . Diskutim i hapur ne auditor me studentet ne lidhje me argumentimin, vleresimin dhe saktesine e koncepteve. Pervec kopjes fizike te shperndare piket e cdo seminari gjenden te dokumentuara ne nje faqe excel te pedagogut e cila i dergohet bashkengjitur via-email ne adrese cdo studenti. Plotesimi i ketyre praktikave seminarke nuk perben nje kusht penalizues per hyrjen e studentit ne provim.
Me poshte jane disa pyetje dhe situata ushtrimore orientuese bazuar ne programin e modulit.
Studentët do të konsiderojmë diskutimin e mëposhtëm të një programi subvencionimi të fermerëve:
objektivi i programit të subvencionimit është rritja e standardit të jetesës së fermerëve dhe kjo realizohet duke garantuar një çmim të favorshëm për prodhimet e tyre. Nuk është më e drejtë që fermerët të prodhojnë për çmime nën standardin ashtu sikundër punëtorët për paga nën standardin!
programi i subvencionimit ka dështuar. Nga subvencionimi i çmimit kanë përfituar shumë më tepër fermerët e mëdhenj (sepse prodhojnë më shumë). Shumë fermerë vazhdojnë të kenë të ardhura nën nivelin e varfërisë. Çmimet e larta kanë çuar në rritje prodhimi por edhe kosto më të larta për qeverinë. Kufizimet në sipërfaqe kanë patur ndikim të kufizuar pasi fermerët kanë kultivuar tokën e parë. Grantet e drejtpërdrejta do të ishin më të përshtatshme për skemën e subvencioneve.
Cilët nga pohimet janë normative dhe cilat pozitive. Identifikohetn shkaku i mosmarrëveshjeve, nëse vijnë nga ndryshimet në vlerë apo objektiva. Ndryshimet në perceptime për natyrën e ekonomisë
Shpjegoni pse një ekonomi në të cilën linjat ajrore u faturojnë pasagjerëve të ndryshëm çmime të ndryshme për të njëjtin fluturim, nuk do të ketë eficencë këmbimi?
Mjekët, shpesh u faturojnë pacientëve çmime të ndryshme, në varësi të gjykimit të tyre, që përqëndrohet në aftësinë e pacientëve për të paguar. Çfarë ndikimesh ka kjo për eficencën e këmbimit?
Kategorizimi i disa mallrave dhe shërbimeve si publike apo private (arsimi, parku, kërkimi bazë, kërkimi i zbatuar, etj.)
Cfarë ndodh në shpërndarjen eficente midis mallrave private dhe publike ku ekonomia bëhet më e pasur? A mund të mendoni për shembuj të mallrave publike, konsumi i të cilëve do të rritej më shumë se proporcionaliteti i rritjes së të ardhurave? Më pak se proporcionaliteti i rritjes së të ardhurave?
Hamendëson që vlerësimi margjinal i individit për mallrat publike rritet. Çfarë i shkakton kjo nivelit efikas Pareto të shpenzimeve publike? Nëse ky individ nuk bën pjesë tek individët medianë, çfarë do të ndodhte në një sistem dy-partiak me nivelin ekuilibër të shpenzimeve për mallrat publike? Nëse ekuilibri do të ishte fillimisht me efikasitet Pareto, a do vazhdonte të ishte i tillë?
Në leksion kemi thënë se për individët e pasur, me taksim uniform, parapëlqimi për arsimin nuk ishte njëkulmor. Përse parapëlqimet për parqe dhe transport publik nuk janë gjithashtu njëkulmore?
Bëni një listë të eksternaliteteve pozitive dhe negative të bujqësisë shqiptare dhe diskutoni avantazhet dhe disavantazhet e çdonjërit mbështetur në parimet e diskutuara në tekst.
Një klasë e rëndësishme e eksternaliteteve, për të cilën është drejtuar vëmendja kohët e fundit është quajtur eksternalitet i informacionit. Informacioni i prodhuar nga një individ ose firmë gjeneron përfitime për të tjerët. Suksesi i një pusi nafte në një parcelë toke rrit mundësinë e gjetjes së naftës në një parcelë aty pranë, dhe prandaj rrit vlerën e saj. A mund të mendoni për shembuj të tjerë të eksternaliteteve të informacionit? Kush ka të ngjarë të jenë pasojat e eksternaliteteve të informacionit për eficencën e shpërndarjes së burimeve? Diskutoni mundësitë e zgjidhjeve të tregut privat.
Shpjegoni se si veçoritë e mëposhtme të strukturimit kanë një ndikim të rëndësishëm në pasojat e programeve të qeverisë:
Të ardhurat tavan për përfitimin e kuponave ushqimorë reduktohen nga shpenzimet për pajisje shtëpiake;
Deri në kohët e fundit, nëse një individ midis 65-70 vjec ishte i përshtatshëm për përfitime të sigurimeve shoqërore varej nga të ardhurat e tij të llogaritura në bazë mujore.
Një ish-bashkëshort bëhet i përshtatshëm për përfitime të sigurimit shoqëror vetëm nëse martesa zgjat të paktën dhjetë vjet.
A mund të mendoni për shembuj të tjerë ku karakteristika të vecanta kanë pasoja të paparashikuara?
Rendisni deformimet e ndryshme në incentivat që dalin në sektorin e kujdesit shëndetësor. (Sigurohuni të përfshini ato që ndikojnë në blerjen e sigurimeve, si edhe në blerjen e shërbimit të kujdesit shëndetësor, në mënyrë të drejtpërdrejt).
Çfarë ka të ngjashme dhe të ndryshme blerja e shërbimeve mjekësore me blerjen e një makine?
Supozojmë se qeveria kishte vendosur të blinte 10 helikopterë ushtarakë. Tani po merr në konsideratë të shtojë numrin e helikopterëve në 15. Supozojmë se ju jeni në komisionin e mbrojtjes që duhet të miratoni shpenzimet shtesë. Bëni një listë të disa prej pyetjeve që ju mund të bëni për t’u siguruar nëse shpenzimet shtesë janë të dëshirueshme.
Pse mund të investojë një kompani në kërkim dhe zhvillim edhe nëse ajo nuk beson se do të ishte në gjendje të patentonte zbulimet e saj?
Marrim në konsideratë një program asistence (të tillë si banimi) ku që të përfitosh duhet që të ardhurat e një individi të jenë nën disa niveleve kufi. Vizatoni kufizimin individual të buxhetit me dhe pa subvencion (vendosni punën në një aks, konsumin në aksin tjetër).
Disa propozime të ndryshme për sigurimin e subvencioneve të banimit janë paraqitur në vijim:
Pagesës nga ana e qeverisë të një pjesë të shpenzimeve familjare, deri në një një maksimum, ku përqindja të përcaktohet në varësi të të ardhurave të familjes.
Qeveria të paguajë një shumë fikse për strehim, sipas të ardhurave
Për të dy rastet, diskutoni pasojat e shpenzimeve të familjes për mjekësi, ushqim.
Diskutoni se si këndvështrimet tuaja për trajtimin tatimor të fëmijëve mund të ndikohen nga fakti nëse ju (a) keni jetuar në një vend tejet të populluar ose jo të populluar; (b) i keni parë fëmijët si një mall konsumi (për prindërit e tyre), si mallrat e tjera të konsumit. Diskutoni konsideratat e barazisë dhe efikasitetit.
Me një strukturë tatimore progresive, ka shumë ndryshim nëse të ardhurat e bashkëshortëve dhe bashkëshorteve mblidhen së bashku apo ndahen veç. Trajtoni barazinë dhe efikasitetin që mbart trajtimi tatimor i familjes;
Nëse kursimet nuk reagojnë ndaj ndryshimeve në normën e interesit, a nënkupton kjo se nuk ka humbje deadweight të shoqëruara me taksimin e interesit?
Tatimet dhe programet e shpenzimeve qeveritare ndikojnë mbi një larmi aspektesh të tjera të sjelljes së ekonomive familjare. Disa ekonomistë argumentojnë se ndikojnë në ritmin e lindjeve. Çfarë dispozitash të sistemit tatimor mund të ndikojnë vendimin për të patur fëmijë? Cilat programe qeveritare?
Në leksion u shpjegua se çfarë ndodh me investimet ekuilibër në një treg kapitalesh të hapur kur një taksë vendoset në të ardhurat nga kapitali të përftuara nga shqiptarët. Analizoni se ç’ndodh nëse taksa vendoset mbi të ardhurat nga kapitali të përftuara si nga shqiptarët ashtu edhe të huajt.
Në leksion u trajtuan problemet dhe shtrembërimet e shkaktuara nga inflacioni, por në vitet ’90 u përhap mundësia e deflacionit, madje në disa vende çmimet ranë. Përshkruani shtrembërimet dhe pabarazinë që shoqërohet me sistemin tatimor të paindeksuar në prani të deflacionit.
Ekziston një këndvështrim i përhapur se një taksë konsumi do të dëmtonte të varfrit. A është detyrimisht kështu?
Adoptimi i një takse konsumi do të kishte ndikim të ndjeshëm mbi vlerën e tregut të disa aseteve. Cilat asete do të zhvlerësoheshin? Cilët do të rriteshin në vlerë? A duhet të bëjë diçka qeveria për të kompensuar humbësit apo të taksojë fituesit?
Shpjegoni se përse taksa mbi pasurinë mund të çojë në ulje të shpenzimeve për kapitalin (ndërtesat) për njësi sipërfaqe trualli.
Henry George, një ekonomis i famshëm propozoi që të tatohet vetëm toka (jo ndërtesat). A do të ishte e padrejtë për pronarët e trojeve? A do të shtrembëronte akordimin e burimeve, duke e bërë tokën më të shtrenjtë në raport me ndërtesat?
E vërtetë apo e gabuar: “Huamarrja qeveritare mund të transferojë burime nga brezat e ardhshëm tek të tashmit, por pa ndikuar në mirëqenien e përgjithshme të një vendi”. Diskutoni.
A duhet që shpenzimet për kujdesin shëndetësor për fëmijët të konsiderohen si “investim” në një buxhet kapital? Çfarë shpenzimesh të tjera mund të klasifikohen në mënyrë legjitime si “investime”