Ky libër i botuar permban nje cikel leksionesh per studentet e Fakultetit te Ekonomise ne programet e studimit Bachelor, Master Profesional dhe Master Shkencor. Do te mund ta gjeni vetem prane librarise universitare (sipas vendimit te Rektoratit Nr.32 dt 13/03/2017) Ky material nuk zevendeson frekuentimin e leksioneve dhe debatet qe zhvillon moduli per ceshtje dhe objektiva te tij.
KUJDES: STUDENTI NUK E KA DETYRIM BLERJEN E LIBRIT!!!!
Vini re: Mbi ligjin e te drejtes se autorit ,ne lidhje me materialin e botuar, ndalohet cdo prodhim, riprodhim, shitje, rishitje, shperndarje, kopjim, fotokopjim, perkthim, pershtatje, huaperdorje, shfrytezim, transmetim, rregjistrim, ruajtje, depozitim,perdorje dhe/ose cdo forme tjeter qarkullimi tregtar,si dhe cdo veprim cenues me cfardo lloj mjeti apo forme, pa lejen perkatese me shkrim te zoteruesit te te drejtave te autorit. Personat qe cenojne te gjitha te drejtat e rezervuara behen subjekte të ligjit Nr.9380, datë 28.4.2005 “Për të Drejtën e Autorit dhe të Drejtat e Tjera të Lidhura me Të”, ku objekt i kontratës janë të drejtat mbi veprën dhe/ose kalimin e të drejtave pasurore mbi veprën, në rast përdorimi, shfrytëzimi, riprodhimi, shpërndarjeje apo përcjelljeje në publik, në përputhje me nenet 45/1, 47 e 51/3.
Studenti mund te perdore referenca te tjera dhe plotesuese, pervec librit ne gjuhen shqipe, si psh botimin origjinal ne gjuhen angleze te autoreve Joseph E. Stiglitz& Jay K. Rosengard, 2016, ose botime te tjera preferenciale.
· Economics of the public sector 4th ed./ Joseph E. Stiglitz & Jay K. Rosengard, 2016
· Economics of the public sector 3rd ed./ Joseph E. Stiglitz, 2000
· Economics of the public sector: Instructor’s Manual 3rd ed. / Joseph E. Stiglitz, 2000
· Intermediate public economics 2nd ed./Hindriks & Myles, 2004
· Public Economics, 5th ed. / Black, Calitz, Steenekamp, & Siebrits
Teksti mesimor bazuar ne programin e miratuar nga Dekani eshte nje perkthim me përshtatje nga ekonomistët e mirenjohur dhe nobelistit të shquar Joseph E. Stiglitz & Jay R. Rosengard ‘Economics of the Public Sector’, botimi i katërt. Ky liber I dedikohet problemit më aktual të epokës sonë, politikes ekonomike dhe sjelljes financiare te qeverise. jep pergjigje shume pyetjeve se cili duhet të jetë roli i qeverisë, si duhet të hartohen programet në fusha që shkojnë nga shëndeti dhe arsimi tek sigurimet shoqërore dhe mirëqenia, si duhet të ndërtohet sistemi tatimor për të nxitur eficiencën ekonomike dhe qe të jetë në përputhje me këndvështrimet bazë të drejtësisë.
Ne vend te parathenies
Ekonomiksi Publik është një subjekt gjithnjë në lëvizje. Ndonëse ekzistojnë disa parime të përgjithshme që zbatohen sot ashtu si dy dekada më parë, çështje të reja janë ngritur në krye të axhendave politike, ndërsa rëndësia e çështjeve të vjetra është zbehur. Debatet sot shpesh vërtiten rreth pyetjeve të ndryshme që janë bërë madje një dekadë më parë. Madje edhe gjuha me të cilën bëhet një pjesë e debatit ka ndryshuar.
Qëllimi i këtij libri është bindja se të kuptuarit e çështjeve të adresuara në këtë libër përbëjnë bazën e çdo shoqërie demokratike. Midis çështjeve më të rëndësishme është ekuilibri i duhur ndërmjet sektorëve publik dhe privat, me mënyrat me të cilat sektorët publik dhe privat mund të plotësojnë njëri–tjetrin dhe se si qeveritë mund të plotësojnë më efektivisht objektivat e tyre. Çështjet në ekonomiksin publik shpesh ngarkohen politikisht, por analiza është paraqitur në mënyrë të paanshme, me një përvijim të qartë ndërmjet analizës së pasojave të çdo politike dhe gjykimet e vlerës të shoqëruara me vlerësimin se sa e dëshirueshme është politika.
Të pohosh që disa herë shteti mund të përmirësojë rezultatet e tregut nuk do të thotë me siguri se ai dëshiron të bëjë këtë gjithmonë. Strategjitë politike të ndërhyrjes së shtetit nuk janë kurdoherë të përsosura; disa herë politikat e ndërhyrjes motivohen nga interesa të grupeve të veçanta të politikës, kurse disa herë të tjera vendimet ndërtohen mbi bazën e një informacioni dhe arsyetimi të gabuar. Prandaj një nga çështjet më të rëndësishme të analizës është t’u ndihmojë të vendosni nëse dhe kur një vendim politik justifikohet nga nxitja e eficiensës dhe drejtësisë.
Parimi bazë duhet të jetë i tillë që të ndryshojë kushtet e sistemit për vendimet private në një mënyrë që racionaliteti individual dhe racionaliteti kolektiv të jenë reciprokisht të pajtueshëm, dhe jo një parim që largon dështimet e tregut nëpërmjet urdhërave, ndalimeve apo formave të tjera të masave direkte shtrënguese. Problemi me i rëndësishëm është koncepti dhe pozicionimi në marrëdhëniet ndërmjet shtetit, tregut dhe konkurrencës, është kriteri që ne përdorim për motivet e justifikueshme të ndërhyrjes publike në treg, është politizimi i tejskajshëm i këtij problemi pa folur asnjëherë në cilësine e duhur për thelbin e tij.
Ekperienca praktike ndërkombëtare si dhe rekomandimet teoriko-akademike të institucioneve të specializuara kanë rreth 15-20 vjet që i kanë braktisur pozicionet rrënjësore duke ia lënë vendin konvergjencës: si tregu ashtu dhe ndërhyrja publike kanë limitet e tyre, është më e përshtatshme t’i kombinojmë se sa t’i kundërvëmë në mënyrë antagoniste logjikat e tyre. Morali dhe konceptet moderne mbizotëruese në politikat publike dhe vendimet strategjike të qeverive kur është fjala për të qenë liberal, ultraliberal ose intervencionist, është se “shteti me tregun duhet të bëjnë aleancë të shenjtë dhe jo luftë të shenjtë”. Mësimi më i madh dhe më i rëndësishëm i nxjerrë nga eksperienca e 20 viteve të fundit, është se “sa më efikas të jetë shteti dhe institucionet publike aq më shumë vend dhe hapësirë ka për tregun”.
Libri orvatet të jetë i qartë lidhur me atë që ka për të thënë teoria ekonomike dhe kërkimi empirik në të gjitha anët e debatit, duke identifikuar kur dhe pse ka një pasiguri të shpeshtë lidhur me rezultatet e politikave të caktuara dhe sqarimet se pse vazhdojnë mosmarrëveshjet lidhur me dëshirimin e politikave. Botimi i paraqet studentit një panoramë të ekuilibruar të këtyre debateve të nxehta. Megjithatë demokracia mund t’ia dalë mbanë nëse ekzistojnë debate publike të kuptimta mbi çështjet qendrore të politikës publike.
Organizimi i këtij libri mbështetet në parimin e fleksibilitetit. Në Pjesët 1 dhe 2 prezantohen pyetjet themelore, hollësitë institucionale dhe një shqyrtim të teorisë mikroekonomike që nënvijëzojnë rolin e sektorit publik. Krahas politikave ekonomike federaliste në Amerikë një vend të rëndësishëm zë dhe trajtimi i modeleve ekonomike në Evropë (rasti i Gjermanisë, përfshi dhe Shqipërinë). Roli i shtetit është parë në një këndvështrim teorik dhe që andej shqyrtohen faktorët që e bëjnë të nevojshëm përfshirjen e sektorit publik në ekonomitë e tregut. Në këtë kontekst, synimi i efikasitetit shpërndarës luan një rol të rëndësishëm. Shumë autorë tregojnë se konfliktet e racionalitetit dhe objektivat shpërndarës ndikojnë në përfshirjen e sektorit publik. Analiza në këto kapituj paraqet në hollësi se si politikat ekonomike të jetës së përditshme përvetësojnë dështimin e tregut dhe realizojnë objektivat shpërndarës. Çështjet e përmasave të sektorit publik vijnë e bëhen gjithnjë e më të rëndësishme. Siç argumentohet edhe nga një këndvështrim ekonomik, kjo çështje mund të trajtohet vetëm nëse dihet se në ç’masë aktiviteti i sektorit publik kufizon burimet ekonomike.
Pjesë nga studime të ndryshme të ekonomistëve shqiptarë më në zë si KULE DH., MALAJ A., CIVICI T., XHEPA S., MINXHOZI L., i kane dhene dy kapitujve te pare ''Pergjegjesite e Sektorit Publik'' dhe ''Matja e Madhesise se Qeverise'', nje origjinalitet dhe specifik te munguar ne debatin qe studentet shqiptare kerkojne te zhvillojne.Ky debat permban nje analize te përmasave te qeverisë shqiptare para dhe post tranzicionit ekonomik, reformat financiare dhe ato më të rëndësishme në vite, ciklet politike, si ka funksionuar dhe funksionon burokracia në reforma që kanë nevojë të përafrohen me ato të vendeve të BE-së. Së fundmi, jemi munduar të vlerësojmë se sa është zhvilluar sektori publik në Shqipëri gjatë viteve ‘90 krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.
Pjesa 3 zhvillon teorinë e shpenzimeve publike, përfshi mallrat publike, zgjedhjen publike dhe funksionimin sa më të mirë të burokracisë, ndërsa Pjesa 4 zbaton teorinë në fushat e shpenzimeve publike.