1-Vleresimi ekonomik i eksternaliteteve te bujqesise shqiptare per qellimet e rritjes se qendrueshmerise se sistemeve bujqesore dhe orientimin e politikes se zhvillimit rural, planifikimit dhe menaxhimit rural.
Kjo fushe kerkimi merret me percaktimin ne vlere sasiore,te impaktit mjedisor,te vlerave natyrore dhe ekonomike,nga veprimtari ekonomike bujqesore rurale ku te drejtat dhe detyrimet nuk kane qene gjithnje te qarta dhe madje nuk jane perkufizuar ende.Numri i projekteve dhe studimeve qe jane kryer mbi mjedis eshteshume i madh. Por pavaresisht numrit te studimeve te bera, studime te nje analize te thelluar te aktivitetit bujqesor, prirjeve dhe aq me pak ndikimit mjedisor tetij,jane te munguara,per te mos thene te pakta ne fondin e kerkimit.
Eshte shume e rendesishme te verejme se si evolon aktiviteti bujqesor ne vite per te percaktuar se cilat jane prirjet zhvillimore (pra struktura e mbjelljeve, ne c’nivel perdoren inputet dhe agroteknika) me qellim qe te arrihet te percaktohet, mundesisht ne nivel sasior se sa kontribuon bujqesia ne ndotje.Verehen ndryshime në përdorimin gjithsej të plehërave kimike ne ,përdorimin e makroushqyesve (kryesisht N dhe P) për njësi sipërfaqe,qe vijnë si pasojë e zvogëlimit me thuajse 50 % të sipërfaqes së kultivuar ne keto vite te fundit krahasuar me periudhën përpara viteve 1990. Për çdo vit, kontributi i tokës së kultivuar dhe përdorimi i plehëra azotike sasia gjithsej e azotit(N) të shpëlarë e depozituar çdo vit në ujra nentokesore ne ujra liqenesh qe ndodhen ne afersi te zonave te kultivuara me bujqesi,është potencialisht sasi e barazvlefshme me kontributin e ujërave të zeza të banorëve të zonave urbane.Ka gjithashtu nje rritje te shprehur në përdorim te pesticideve pas viteve 1998, e cila mund të shpjegohet kryesisht me një zgjerim të ndjeshëm te prodhimit te bimëve hortikulturore (perime, hardhi dhe pemë frutore.Sipërfaqja e zënë me prodhimin e perimeve po zgjerohet dhe e njëjta gjë po ndodh me prodhimtarinë që nxitet nga përdorimi në rritje i plehërave dhe pesticideve si edhe i bio – rregullatorëve.Ka një prirje pozitive drejt kultivimit në serra që është një burim i trysnisë potenciale mjedisore të lartë. Kjo nuk duhet të nxitet me subvencione,ashtu sic ne fakt ka ndodhur shpesh prej qeverive,per shkak te karakter intesiv te bujqesise,ne funksion te sigurimit te ofertes maksimale te produkteve bujqesore.
Agroindustria eshte nje tjeter pergjegjes per ndotjen mjedisore.Shumica e kësaj industrie përbëhet nga baxho, pulari, fabrika përpunimi perimesh, punishte vere apo linja vaji të vogla;U mungojnë pajisjet e duhura dhe praktikat për trajtimin dhe përdorimin e mbetjeve qe krijohen gjate perpunimit.Trajtimi i ujit si mbetje nga pastrimi dhe i mbetjeve dhe procesi i prodhimit shpesh nuk është në përputhje me standardet e BE; E njëjta gjë vlen për sistemin e trajtimit të mbetjeve të lëngshme dhe të ngurta të sektorit të përpunimit të mishit.Pengesat kryesore në zvogëlimin e ndikimit të veprimtarive rurale mbi mjedis janë pa dyshim varfëria rurale dhe mungesa e ndërgjegjësimit ekologjik, e shoqëruar me kufizime institucionale
Kjo eshte nje fushe kerkimi me mjaft interes per te analizuar adresimin e politikave te duhura dhe nxitësave ekonomikë të përshtatshëm, ne funksion te përmirësimit te prodhimit te ardhshëm bujqësor duke garantuar nje sektor efikas nga pikëpamja ekonomike, të pranueshëm nga pikëpamja sociale dhe njëkohësisht miqësor me mjedisin
2-Vleresimi i efektivitetit ekonomik dhe konkurrueshmerise se sistemeve dhe teknologjive bujqesore
Kjo fushe kerkimi kerkon te zgjidhe modelin me optimal te kombinimeve te faktoreve te prodhimit dhe te proceseve teknike brenda fermes. Te percaktoje se cili mund te jete sistemi bujqesor korrespondues i cdo ferme me qellim efektivitetin dhe konkurrueshmerine. Kerkohet nje nivel sinteze me qellim prodhimin e rezultateve te kerkimit i cili mund te perdoret si nje baze per masa politikash. Zakonisht ky objektiv ndiqet duke perdorur te dhena te mbledhura nepermjet intervistave per te percaktuar profilet baze te fermave qe karakterizojne sistemet e prodhimit dhe perfaqesimit te tyre me modele. Ne kete menyre, modelet qe mund te integrohen me te dhenat e mbledhura jane nje instrument operativ me interes, te cilet permbledhin kushtet social-ekonomike dhe teknologjike,dhe ne te njejten kohe, mund te japin nje informacion te dobishem per strategjite zhvillimore qe do te zbatohen ne nivel makro. Konkurrueshmeria e sistemeve bujqesore eshte aspekti kryesor dhe final per te pare aftesine e fermes(ve) per te vazhduar veprimtarine bujqesore te saj/tyre(d.m.th. te ''riprodhoje'' veten)