Pjesëmarrja dhe angazhimi i studenteve në Projekt - Kurse mbetet një nga elementet me te rëndësishëm te vleresimimit vjetor dhe vleresohet me 20 pike nder elemente te tjere qe permban moduli Projekt kursi mund te shihet si një mundësi e mire e praktikimit të njohurive teorike të fituara ne mesim jashte auditoreve te shkolles.Kompetencat instrumentale te cilat priten te pervetesohen nga informacioni i ofruar gjate leksioneve do t'i ndihmojne studentet te zhvillojne shprehite aplikative kryesore te politikes qe lidhen me shpenzimet, taksimin dhe financimin e aktiviteteve te qeverise. Kjo i paraprin krijimit te kompetencave sistemike te cilat u falin aftesi për t’u bërë pjesë e debatit ne programet e financimit publik, qe të mund te jene ne gjendje te orientohen mbi modelet e ndryshme të rolit të qeverisë në ekonomi si dhe të kryejnë analiza kosto- përfitim të programeve qeveritare në sektore të ndryshëm si mjedisi, bujqësia, arsimi, shëndetësia, etj. Kompetencat e komunikimit jane po aq te rendesishme per vete formimin e studenteve,te cilet duhet te jene ne gjendje qe edhe në situata me të komplikuara te arijne te ofrojne opinione per zgjidhjen e tyre, per me teper, për të shkëmbyer mendime me ekspertë rreth ketyre problemeve. Per kete qellim spjegimi nga pedagogu i idese se projektit-kursit dhe diskutimi me studentet per politikat ekonomike (sipas sektorëve) qe mund te zgjidhen per kete projekt eshte pikenisja e punes. Projekti mund te zhvillohet ose nepermjet punes ne zyre te studenteve nepermjet shqyrtimit te literatures me qellim sinteze-analize sipas hapave te percaktuar me poshte,sistemimi i materialit ne WORD DHE POWER-POINT. Studentet duhet te grupohen 5 veta per cdo grup vecanerisht per kurse mbi 75-80 veta, dhe nga 3 studente per cdo grup per kurse deri ne 30 veta. Ndarja e punes sipas komponenteve te detyres per secilin prej studenteve brenda grupit duhet te jete e percaktuar me marreveshje midis tyre. Ata duhet te kene integritetin dhe korrektesen e duhur per te kontribuar individualisht. Ndiqen disa etapa metodologjike te punes si me poshte:
:
* Zgjedhja e sektorit te synuar:(p.sh. financimi arsimit, mjekësisë, bujqesia ....)
*Fillimi i punes per zhvillimin e projektit: (Filloni hulumtimin e literaturës teorike mbi sektorin e zgjedhur në nivel ndërkombëtar; qasjet e ndryshme)
*Vijimi i punes per projektin: (Vazhdoni duke gjetur informacion për politikën e financimit të sektorit të zgjedhur në Shqipëri)
*Vijimi i punes per projektin: (Vijoni duke analizuar dokumentet strategjike për sektorin e zgjedhur, raporte të BB, FMN, etj.)
*Vazhdon puna per projektin:( Diskutim me grupet lidhur me të dhënat për sektorin)
*Vazhdon puna per projektin: (Diskutim me grupet mbi metodologjinë e analizës)
*Vazhdon puna per projektin:(Diskutim me grupet për interpretimin e të dhënave të mbledhura)
*Vazhdon puna per projektin: (Krahasimi i sistemit të përshkruar me modelet e vendeve të tjera)
*Vazhdon puna per projektin: ( Diskutimi i gjetjeve të analizës krahasuese sipas sektorit të zgjedhur)
*Vazhdon puna per projektin:(Disktutime lidhur me modelin optimal të politikës së shpenzimeve në sektorin e zgjedhur)
*Vazhdon puna per projektin:(Disktutime lidhur me modelin optimal të politikës së shpenzimeve në sektorin e zgjedhur)
*Vazhdon puna per projektin: (Konkretizimi i modelit në kuadrin makroekonomik)
*Vazhdoni punen per projektin: (Disktutime përfundimtar mbi draft-projektin)
*Mbyllja e projektit. ( Mbrojtja e projekt kursit me grupet)
Nese mund te shpjegojme konkretisht rastin e Arsimit p.sh'' Permiresimi i akordimit te fondeve publike per....(ARSIMIN)'' .Pikat nenkuptojne perzgjedhje dhe per sektore te tjere te ekonomise.Hapat e analizes konceptuale sa me poshte jane te vlefshem dhe per sektore te tjere. Kur flasim per arsimin publik, nje nga ceshtjet kryesore ne debate , eshte: A jane te mjaftueshme shpenzimet per te?Debate te tilla na detyrojne te perballemi me nje pyetje esenciale:A ndikojne shpenzimet me te larta ne nje arsim me te mire? Kjo eshte nje pyetje hipoteze qe kerkon analize duke pasur parasysh qe studime statistikore sugjerojne qe jo gjithmone lidhja ndermjet shpenzimeve dhe rezultateve ne arsim paraqitet e forte. Por gjithsesi keto rezultate zakonisht jane me teper per ceshtje te debatit nese arsimi si nje mall publik mund te ofrohet me me eficence privatisht apo publikisht. Por gjithsesi arsimi eshte nje nga zerat me te rendesishem ne buxhetet e qeverive ato duhet te angazhohen shume dhe te tregohen te kujdesshme kur e ofrojne nje pjese ne tregun konkurrues.Per realizimin e ketij projekti, ju do ta konsideroni veten ne rolin e politikëbërësve në fushën e arsimit të cilët përballen me problemin e akordimit të buxhetit për ...(arsimin). Ju do të përballeni me një seri zgjedhjesh, si p.sh. mund të akordoni më shumë fonde për arsimin special, për klasat e nxënësve me probleme ose për klasat për nxënësit e talentuar. Duke qenë se çdo individi i akordohen më tepër fonde, rritet produktiviteti i atij individi. Ky është kthimi i investimit në arsim. Probleme të tjera janë financimi i arsimit të lartë, nëse duhen financuar shkollat publike dhe ato private dhe sipas cilit model. Më poshtë janë dhënë disa etapa të këtij procesi sipas së cilit do të bëhet edhe raportimi i ecurisë gjatë seminareve
1. Filloni hulumtimin e literaturës teorike mbi sektorin e zgjedhur (arsimi) në nivel ndërkombëtar; qasjet e ndryshme; debatet (p.sh., përse arsimi ofrohet dhe financohet publikisht, dështimi i tregut, këndvështrimi i kapitalit njerëzor, screening, debati për bursat/vouchers, etj. Kërkoni për botimet e autorëve si Sammuel Bowles, Herb Gintis, Joseph Stiglitz, James Coleman, etj.
2. Vazhdoni duke gjetur informacion për politikën e financimit të sektorit të zgjedhur në Shqipëri duke përdorur si burim kryesisht raporte dhe të dhëna të Ministrisë së Financave, Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve.
3. Vijoni duke analizuar dokumentet strategjike për sektorin e zgjedhur, raporte të BB, FMN, OECD, etj. Shumë prej këtyre raporteve përmbajnë një analizë të shpenzimeve për arsimin, krahasime me të dhëna në nivel ndërkombëtar, etj.
4. Do bëni një diskutim në grup mbi metodologjinë e analizës. Për shembull, nëse dëshirojmë të përcaktojmë marrëdhënien ndërmjet arsimit dhe prodhimtarisë në Shqipëri duhet të ndërmarrim një analizë të trade offs në shpenzimet për arsimin ndërmjet barazisë dhe efikasitetit. Do të përcaktojmë një seri treguesish që masim barazinë (zakonisht matet me tregues që masim pabarazinë) dhe efikasitetin (p.sh. prodhimi kombëtar). Diskutim në grup për interpretimin e të dhënave që rezultojnë nga analiza e efikasitetit ekonomik të sektorit të zgjedhur
5. Më pas do kaloni në një analizë krahasuese me modelet e vendeve të tjera, kryesisht nëpërmjet artikujve shkencor që kanë elementë të analizës ekonomike, të gjetura në pikën 1. Gjetjet e analizës krahasuese do të diskutohen në grup lidhur me modelin optimal të politikës së shpenzimeve në sektorin e zgjedhur.
6. Më pas modeli do të konkretizohet në kuadrin makroekonomik duke patur parasysh nivelin aktual dhe të parashikuar të shpenzimeve për sektorin e zgjedhur.
7. Më tej modeli do të konkretizohet në kuadrin ligjor dhe rregullator shqiptar
8. Disktutime përfundimtare mbi draft-projektin
Nje forme tjeter e zhvillimit te Projekt-Kursit,eshte zhvillimi i disa intervistave ne terren.Keto intervista mund te drejtohen ne nivel ministrish te linjave,ne agjensi te ndryshme zhvillimi,ne qendra kerkimi dhe trensferim teknologjish, ne universitete private dhe publike,ne bashki etj. Qellimi eshte zhvillimi i nje debati publik nga akademia ne institucione. Bashkelidhur ne site keni te ngarkuar disa pyetesor/intervista dhe nje link me ngjyre blu(Projekt-Kurse), i cili permban intervista te filmuara me personalitete te politikes ekonomike. Pyetesoret kane dale nga nje shqyrtim i hollesishem i literatures dhe vrojtimi i ndryshimeve te reformave sa i perket zhvillimeve te fundit ne sektore te ndryshem te ekonomise.Ato mbeten nje pune origjinale e studenteve dhe nje ement i rendesishm i vleresimit ne kete projekt. Nuk do te mungoje asistimi nga ana e pedagogut per saktesimin dhe redaktimin e konceptit logjik te pyetesoreve te finalizuar. Pas perfundimit te hartimit te pyetesoreve dhe konfirmimit nga ana e pedagogut,kryhen intervistat sipas kontakteve paraprake me institucionet per kryerjen e intervistave.Nga studentet kerkohet nje pergatitje e kenaqshme per te zoteruar pyetjet dhe argumentat e debatit te politikes ekonomike per ceshtjet qe kane marre ne trajtim Duhet theksuar se pyetësoret (Intervistat) synojne të kuptuarit më mire te përfshirjes te disa indikatorëve të natyrës bujqësore dhe rurale në shume sherbime publike por jo vetem. Të dhënat qe asimilohen prej tyre përdoren vetëm për qëllime didaktike ose kërkimore. Ato nuk botohen në media elektronike ose të shtypura, përveç se, eventualisht, në revista shkencore apo divulgative, si pjesë e një punimi shkencor apo me karakter profesional.
Klikoni lidhjen me poshte per te pare projekt-kurset e realizuara nga studentet nder vite: