MC. Inerte Shpk
Ndër vite kjo kompani ka realizuar projekte tepër të rëndësishme me sukses. Duke qenë se kompania
jonë ka një sërë liçensash dhe leje të ndryshme kjo bën që ajo të plotësojë kushtet e nevojshme për të
realizuar sipërmarrje specifike. Gjithashtu kompania jonë ka një numër të madh me pasuri të
paluajtshme në zonat më me vlerë në formën e toka për ndërtim, toka bujqësore, toka industriale,
ambienteve tregtare, magazina etj. Asetet e kompanisë përfshijnë shumë makineri profesionale
funksioni i të cilave lidhet ngushtësisht me fushat në sektorin e ndërtimit apo veprimaritë e tjera që
kompania ushtron, këtu përfshishet dhe flota e madhe e kamionëve, fadromave, pompa të hapjes së
tuneleve, sonda të hapjes së pilotave të ndërtesave shumëkatëshe, eskavatorë të madhësive të
ndryshme, matrapikë, betoniere dhe shumë mjete të tjera esenciale në aktivitetin e shoqërisë tonë. Ky
arsenal bën që shoqëria jonë të jetë shumë e kërkuar për bashkëpunime dhe nga kompani të tjera që
ndërmarrin investime strategjike për shtetin Shqiptar.
Ndër projektet më të rëndësishme, po jo vetëm, të realizuara drejt përdrejt vetëm nga shoqëria M.C
INERTE janë:
Kompleksi Rezidencial “GREEN CITY RESIDENCE”
Një ndër komplekset më cilësore rezidenciale dhe tregtare shumë pranë qendrës së Tiranës,
tashmë i përfunduar. Gjendur në Rr. Nexho Konomi ky ndërtim konsiston në një sipërfaqe
ndërtimi prej 82.000 m2 e përbërë nga mbi 500 apartamente, 100 njësi tregtare dhe mbi 700 vende
parkimi. Shitjet në këtë kompleks rezidencial kanë dalë jashtë pritshmërive tona duke u shitur në
kohë rekord dhe duke dyfishuar vlerën e pronës në zonën ku është zhvilluar ndërtimi.
Objekt banimi dhe shërbimesh Rr. Kajo Karafili
Një shtrukturë banimi dhe shërbimesh 10 kate mbi dhe 3 kate nën tokë i gjendur në qendër të Tiranës, vendosur mes institucioneve më të rëndësishëm siç është Banka e Shqipërisë, Bashkia Tiranë dhe një sërë ministrish. Ky objekt i përfunduar tashmë ka patur si investitor dhe ndërtues shoqërinë M.C Inerte shpk, vendosur në një truall prej 2850 m2 sipërfaqe ndërtimi 21.000 m2.
Jordan Misja Residence
Objekti në fjalë nis ndërtimin në 2021 dhe tashmë, i shitur totalisht, është në fazën e dorëzimit të njësive tek blerësit. Sipërfaqja totale e ndërtimit është 5441 m2 (shtrirë në 8 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë) dhe ka 570 metër sipërfaqe tregtare. Funksioni i kësaj ndërtese është rezidencial dhe komercial.
Hidrocentrali HEC LUMZI
Me anë të një marrëveshje bashkëpunimi me Shoqërinë M.C Inerte Lumzi shpk, janë realizuar të gjitha punimet civile të Hidrocentralit LUMZI, Pukë. Këtu janë përfshirë diga e ujëmbledhësit me lartësi 50 metër, tuneli i sjelljes, instalimi i tubacionit, ndërtimi i godinës së centralit, ndërtimi i nënstacionit e deri tek montimi i turbinave dhe pajisjeve. Ky project është përfunduar në fillim viti 2018. Tuneli i hapur ka qenë i një distance prej 1500 metër, tubacioni i montuar dhe ka qenë 3.5 km i gjatë dhe godina e centralit ka qenë një sipërfaqe prej 1800 m2. Në këtë projekt janë instaluar Turbina, Gjeneratorë etj të një teknologjie të lartë prodhuar në Gjermani që e bëjnë Hidrocentralin “LUMZI” një investim bashkëkohor në sektorin e energjisë.
Godinë multifunksionale Rr. Dritan Hoxha
Ndërtesë në hyrje të Tiranës, vetëm 5 minuta larg qendrës. Përfunduar në vitin 2006 ndërtuar pallat me sipërfaqe ndërtimi prej 23.000 m2. Godia është multifunksionale me 12 kate mbi tokë dhe 2 kate nëntokë. Në këtë ndërtesë gjendet dhe një prej filialeve të Bankës Intesa San Paolo e blerë nga banka shtrirë në 3 kate.