Themeluar në vitin 2013 si një shoqëri koncesionare me qëllimin e realizimit të një projekti në fushën e energjisë së rinovueshme, kjo shoqëri ka marrë përsipër realizimin e një koncesioni për ndërtimin e HEC LUMZI dhe HEC TUÇ. HEC LUMZI tashmë është një hidrocentral në prodhim që prej Janarit 2018 me një fuqi prodhimi të instaluar prej 14 mW/h, një fjalë e fundit në investimet e këtij lloji në Shqipëri për shkak të seriozitetit të punës, bashkëpunimit me një prej kompanive më të mira në prodhimin e Turbinave, kompania Gjermane “Wasserkraft Volk Ag”, realizimit të digës ujëmbledhëse e cila garanton investimin në çdo lloj kushti klimaterik.. Ky ka qenë projekti i parë në fushën e energjisë së rinovueshme në të cilën kompania jonë ka qenë vetë ortake, investuese dhe ndërtuese, duke qenë se më parë kemi patur eksperiencë vetëm në punimet civile të projekteve të ndryshme hidroenergjitike.