“M.C Inerte” Shpk është kompania mëmë e shumë kompanive të tjera pjesë e grupit të cilat janë si
më poshtë vijon e më pas në këtë prezantim do të zhvillohen secila sipas projekteve përkatësë:
- “M.C Inerte” Shpk
- “M.C Inerte Lumzi” Shpk
- “M.C Energji Gojan” Shpk
- “LULI” Shpk
- “FERRO BETON & CO.”
- “Express Autos” Shpk
- “M.C Services 22” Shpk
- “Mayfair Restaurant”
Të gjitha këto kompani të themeluara ndër vite kanë si shoqëri mëmë shoqërinë "MC INERTE" Shpk
investimet e së cilës janë të konsiderueshme, me miliona euro në shtetin Shqipëtar.
Aktiviteti jonë shtrihet kryesisht në qytetin e Tiranës, Durrësit dhe Pukës por pa përjashtuar qytete të
tjera dhe bashkëpunime me kompani të mëdha vendase dhe ndërkombetare (kryesisht vende të BE).
Me krenari themi se kompanitë tona përfaqësojnë histori të padiskutueshme suksesi për të gjithë
projektet e realizuara, për standartet e larta të aplikuara dhe cilësinë dhe seriozitetin me të cilin
ndërmerr çdo sipërmarrje.
Për momentin aktiviteti i shoqërisë është tepër gjithpërfshirës dhe duke patur një ekip serioz,
profesionist e të specializuar, ne mbulojmë të gjitha aspektet e fushës së ndërtimit qoftë civil, qoftë
indrustrial, ekonomik etj. Realizojmë me anë të ekipit tonë projektime të godinave të banimit, të
komplekseve rezidenciale, të qendrave të biznesit, të godinave industrial, kantiere, rrugë , kanalizime,
projekte të interest publik e shtetëror; fshatra turistikë, godina multifunksionale etj. Projektime
inxhinierike, elektrike, kolaudime të të gjitha llojeve deri në zbatimin e tyre. Stafi jonë ka një sërë
inxhinierësh të fushave të ndryshme, arkitektë, financierë, jursitë, drejtues të punimeve në tunele,
miniera e deri tek teknikët e mekanikët më të mirë të cilët e kompetojnë një objekt me të gjithë zërat:
konstruksion, projekte elektrike, mekanike, ngrohje/ventilim, fasada, mbrotje nga zjarri etj. Gjithashtu
në disa projekte kompania jonë ka bashkëpunuar me arkitektë dhe projektues të njohur
ndërkombëtarisht si Archea Studio etj. Përveç të tjerave disponojmë logjistikën për të aplikuar për të
gjitha llojet e lejeve të kërkuara nga legjislacioni shqiptar duke e njdekur procedurën deri në
miratimin e saj, plotësimin e dokumentacionit tekniko ligjor, pajisjen me çertifikimet përkatëse etj.
Shoqëria “M.C Inerte” Shpk, duke qenë shoqëri mëmë dhe e lidhur ngushtësisht me shoqëritë e
sipërpërmendura ka një rol tepër deciziv në implementimin e projekteve që ato realizojnë duke i
suportuar në çdo sipërmarrje qoftë me anë materiale me anë të kapitalit të saj në asete por sidomos
dhe në konsulencë teknike, juridike dhe financiare.