Shoqëri me objekt administrimin e pjesëve të përbashkëta të godinave të banimit. Në fushën e
pasurive të paluajtshme: Shitblerje pronash, menaxhim pasurish të luajtshme e të paluajtshme,
Vlerësim pasurish; ndërmjetësime dhe përfaqësim kompanish të huaja dhe vendase për pjesmarrje në
tendera në fusha të ndryshme lidhur me projekte zhvillimi. Konsulencë Ligjore, Zyrë avokatie e cila
ofron shërbime ligjore dhe konsulenca të ndryshme për individët, personat fizikë dhe juridikë
shqiptarë e të huaj. Përfaqësim në të gjitha shkallët e gjyqsorit, ndihmë dhe konsulencë juridike
nëpërmjet këshillimit. Shoqëria mund të kryejë çdo operacion tregtar, të blejë dhe shesë ose marrë me
qira ndërmarrje, dege ndërmarrjesh, si edhe të ketë interesa ose pjesëmarrje në shoqeri, ente,
konsorciume, të themeluara apo në themelim e sipër, që kanë objekt të njejtë ose të ngjashëm me të
vetin, apo gjithsesi funksional për arritjen e qëllimeve të shoqërisë. Liçensimin mjedisor të personave
fizikë e juridikë sipas kritereve të Bashkimit Europian bazuar në legjislacionin në fuqi.