Ndodhet rreth 20 km në juglindje të qytetit të Orikumit në kufirin midis Adriatikut dhe Jonit. Lartësia duke u ngjitur rritet nga 470 meter në 2018 meter. Në afërsi të pikës së Qafë Llogarasë takohen drurë me forma kurorash mjaft interesante ndikuar edhe nga korentet e erërave. Këtu do të veçonim “Pishën Flamur” që është një monument i rrallë i natyrës me mjaft vlera turistike dhe shkencore. Nga Qafa e Llogarasë rreth 3 km vijë ajrore syri të përfshin detin Jon, pjesët e thepisura të Maleve të Vetëtimës si dhe një pjesë të mirë të Rivierës Shqiptare. Parku përshkohet nga Rruga Nacionale Vlorë - Himarë - Sarandë.
Në brendësi të tije për të apasionuarit pas eko - turizmit ka shumë shtigje. Ka një florë dhe faunë mjaft të pasur me rreth 105 lloje zogjsh, kafshësh të tjera si dhelpra, macja e egër, dreri etj. Ky Park ka vlera klimaterike dhe kjo falë kombinimit mjaft të mirë të ajrit të freskët malor me atë detar. Ai konsiderohet si një prej destinacioneve turistike më të rëndësishëm. Ofron mundësi për ekoturizëm, sportet e ajrit, ekskursione, treking etj. Eshte nga vendet me piktoreske te Rivieres shqiptare. Mbulohet nga nje pyll i dendur pishe e bredhi, por gjendet me shumice dhe druri i bushit. Me siperfaqen e saj prej 1020 ha, eshte e mbuluar me gjelberim te perhershem. Konsiderohet si nje vend klasik i vendosjes se ekuilibrit biologjik midis botes bimore dhe asaj shtazore. Qafa e njohur e Llogarase ka nje lartesi prej 1027 metra. ne vendin e quajtur “Mali i Gerxhines”, 885 metra, ndodhet kariera e mineralit te dolomitit
Ruajtja, administrimi, menaxhimi dhe përdorimi i qëndrueshëm të Parkut kombetar te Llogarase dhe të burimeve natyrore e biologjike të tij jane te mbrojtura me Ligj.