Pushimet tuaja

Temperaturat e larta dhe vapa "e padurueshme" por edhe lodhja e punëve të përditëshme nxitin akoma më shumë dëshirën për tju drejtuar bregdetit sidomos në periudhën e nxehtë të beharit.

Orikumi, një qytezë në Jug të vendit, shërben si një "strehë" e mirë për ato familje që kërkojnë qetësi gjatë pushimeve të tyre.

Për të arritur në Orikum nga Vlora përshkrohet një rrugë gjarpëruese buzë detit shkëmbor. Pasi kalon Jonufrin, nëpër një rruge plot gjarpërime e përmes tarracave të mbushura me agrume dhe ullinj, bregdeti fillon përsëri të zgjerohet dhe shfaqet zona e Radhimës dhe Orikumit. Në një qetësi të plotë, ku plazhet kryesisht zallore janë të shumta dhe secili ka veçantinë e tij, bregdeti i kësaj zone shquhet për peizazhet e bukura, ku mund të shijohet në të njëjtën kohë pamja e malit, kodrës dhe detit. Larg jetës së zhurmshme të qytetit dhe mjeteve, plazhet jane shumë të preferuara. Në këtë zonë ndodhen plazhe private dhe publike ku mund të pushohet me familjen, ndërkohë që përgjatë zonës ka restorante të shumtë me guzhine tradicionale dhe internacionale.

Deti i zonës së Orikumit është shumë i pastër dhe bregdeti është fantastik. Është një ambient shumë më i qetë sesa Vlora apo Radhima dhe mjaft i përshtatshëm për fëmijët

Mishi i pjekur në hell, është karakteristik i zonës ndaj mund ta gjesh në çdo restorant, kryesisht në ato që ndodhen ndërmjet zonës së kalasë dhe Radhimës dhe në vecanti në zonën e Llogarasë. Afersia me detin dhe cilësia e kullotave i japin mishit në këtë zonë një shije të veçantë. Në lokalet e bregdetit më të parapëlqyerat janë gatimet me prodhime deti. Afërsia me detin bën që thuajse të gjitha të konkurrojne me freskinë e peshkut. Koca e detit është ndër llojet më të preferuara. Gjithsesi në restorante gjen llojshmëri të levrekut, fagri, merluc, barbun, sinagridh etj.

Rreth 3 kilometra larg Orikumit shtrihet fshati i Tragjasit, që është mjaft i zhvilluar, me bare, restorante edhe disko, ku mjaft të rinj drejtohen për të kaluar orët e vona të natës.

Zona është e pasur me ushqime gastronomike, ku dominon guzhina tradicionale e ndërthurur me atë Italiane, Franceze dhe Greke.

Në guzhinën tradicionale e gatur kryesiht në restorantet e Llogarasë mund të përmendim:

- Gatimet e mishit (në hell dhe në zgarë)

- Gatimet e brumrave (Harapash dhe Byrek)

- Qofte me spinaq ose me mish

- etj