Kullat e Dervish Aliut

Kompleksi i këtyre kullave ndodhet pranë fshatit Dukat. Dervish Aliu është i famshëm për udhëheqjen e revoltave fshatare kundër reformave të Tanzimatit në Shqipërine e Jugut gjatë viteve 1847-1848. Kompleksi i Dervish Aliut është ndërtuar në fillimin e shekullit të XIX në tokën e zotëruar prej tij dhe është një rast i veçantë i këtyre ndërtimeve. Elementët e saj kryesor janë: Kulla e Sahatit, Kulla Mbrojtëse dhe përbërja e dhomave të brendëshme. Kompleksi është shpallur monument kulture dhe është rikonstruktuar së fundmi.