Pjesëmarrës në konferencë mund të bëhet çdo student i vitit të tretë Bachelor dhe të Masterit shkencor, i cili dërgon një e-mail tek adresa elektronike konf.stud@ubt.edu.al
Në e-mail kërkohet të saktësohen:
emrat e studentëve - nga 2 deri në 4 persona;
titullin e temës që do pregatitet për në konferencë.
Shkarkoni dokumentin Shembull i një artikulli në fund të kësaj faqje për të parë një shembull të një punimi i shoqëruar me disa udhëzime. Ai dokument është i formatuar sipas standardeve që kërkon konferenca.
Ne ju sugjerojmë fort që ta përdorni atë për të shkruar punimin tuaj.
Kalenderin e organizimit të konferencës mund ta gjeni menuja Kalendari i aktiviteteve.
Çdo punim që dorëzohet në versionin e tij përfundimtar, duhet të reflektojë disa kritera. Për të lexuar për to, ju lutemi të konsultoheni me dokumentin në fund të faqes me titull Artikulli sipas kritereve të konferencës.
Pjesëmarrja në Konferencën Studentore nuk kushtëzohet nga ndonjë pagesë. Pjesëmarrja në Konferencën Studentore është falas. Bordi i Konferencës, Grupi i Organizimit dhe Universiteti Bujqësor i Tiranës angazhohen për të gjetur burime financimi për zhvillimin me sukses të konferencës.