Thirrje për pjesëmarrje

Post date: Dec 03, 2013 9:45:31 PM

THIRRJE PËR PJESËMARRJE

NË KONFERENCËN III STUDENTORE 

Studentët e vitit të parë dhe të dytë të Masterit shkencor dhe studentët e vitit të tretë të Bachelorit, janë të ftuar të aplikojnë për t’u bërë pjesë e

Konferencës III Studentore të Fakultetit të Ekonomisë & Agrobiznesit.

Studentët e interesuar janë të lutur të dërgojnë kërkesën e tyre brenda datës 13 janar 2014 në adresën: konf.stud@ubt.edu.al

Në kërkesë duhet të jepni detaje për grupin dhe temën e përafërt që do të përgatisni.

Për më shumë informacione ose na shkruani, ose mund të vizitoni faqen:

https://sites.google.com/a/ubt.edu.al/konferenca-studentore