Në datën 30 qershor 2023 mbahet në Universitetin “Ismail Qemali”, Vlorë konferenca me titull “Shqipëria në shkrimet e udhëtimi të periudhës paskomuniste (1990-)”. Konferenca është pjesë e aktiviteteve shkencore në kuadër të projektit të financuar nga AKKSHI me të njëjtin titull, dhe organizohet nga Departamenti i Gjuhëve të Huaja dhe Departamenti i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë.
Për më shumë informacion në lidhje me afatet e dorëzimit të abstrakteve, punimeve të plota etj., mund të vizitoni faqen e konferencës. Ju mirëpresim!