Filozof dhe filozofi
Kemi nevoj për një kritikë të vlerave morale, duhet të rivëm një herë e mirë në pyetje vlerën e këtyre vlerave - dhe për këtë, duhet te kemi njohuri të kushtëve dhe të rrethanave në të cilat kanë rritur shtatin, në favorin e të cilave ato janë zhvilluar dhe zhvendosur (morali si pasoj, si simptom, si maskë, si hipokrizi, si sëmundje, si moskuptim ; por edhe morali si kauzë, si ilaç, si stimulus, si frenim, si helëm), një njohuri siç nuk ka ekzistuar asnjëherë deri më sot, dhe siç nuk edhe e kemi dëshiruar. Ne konsideronim vlerën e këtyre "vlerave" si të dhëna [të natyrshëme], si fakt i dhënë, si të përtejshëme të të çdo rivënje në pyejte ; deri më tani, as që e kemi shtruar, pa me më të voglin dyshim as me më të voglin hezitim, që "i miri" përmban një vlerë më të lartë se "i keqi", një vlerë më të lartë në kuptimin e avancimit, të nevojshmërisë, të mundësisë së lulëzimit të njeriut në përgjithësi (e kuptuar në të edhe e ardhmja e njeriut). Si ? Po sikur e kundërta të përbënte të vërtetën ? Si ? Po sikur "i miri" të përmbyllte në vete një simptomë të regresit, gjithashtu të një rreziku, një ngashnjim mashtrues, një helëm, një narkotik përmes të cilit e tashmja jeton në një far mënyre kundrejt së ardhmës ?
Friedrish Nietzsche, Gjeneaologjia e moralit
Përkthyer nga frengjishtës : Labinot GJINI