Labinot GJINI
31 Korrik 2013
Feja myslimane dhe feja e kishterët ishin dy ideologjitë e vjetra që e ndanin një pjesë të botës, në mes të cilës ndodhën shqiptarët. Gjerë në vitin 1498, ato nuk kishin dallime të mëdha në aspektin e zhvillimit ekonomik, kulturor, social dhe institucional. Me disa avantazhe të vogëla, bota e krishterët printe kundrejt botës islame, mirëpo asgjë nuk ishte e pakapshëme për botën islame. Mirëpo, pas zbulimit të Amerikës, në Europën e vjetër, dyshimet mbi dogmat fetarë do të kenë argumentet e tyre gjerësa në botën islame ky zbulim nuk do të ndodh dhe asnjëherë nuk do të ketë efekte direkte në të. Këto dyshime do të gjenin një teren të favorshëm pas kësaj për tu shprehur dal nga dal edhe publikisht. Për gati 500 vjet, Evropa Perendimore do të jetë një arenë e vërtet përballje me vetvetën. Aty zihej mendja njerëzore, aty njeriu ishte në kontradikt me vetvetën. Ora e vetëdijës kishte ardhur ! Njeriu, pasi kishte zbuluar Zotin, po e zbulonte Njeriun ! Njeriu, pasi e kishte zbuluar botën mitologjike, po e zbulonte botën reale ! Po i zbulonte popujt e tjerë, po i zbulonte vendet e tjera dhe po e kuptonte se profetët e tyre kishin qenë injorant ndaj njeriut dhe botës që e rrethonte. Këtë e quajtëm Rilindja Europiane.
Në këto 500 vjetët e kaluara, Europa e vjetër dhe më pas stërgjatja e saj, Amerika, pati qindra revolucione ekonomike, sociale, kulturore, politike ... dhe nganjëherë revolucione të mëdha që përfshinin të gjitha fushat e jetës njerëzore. Njeriu luftonte për ide, luftonte për të drejta, luftonte për liri dhe ai nuk ngopej kurrë me lirinë e tij. Ai refuzonte çdo dominim edhe kur atë klerikët e bazonin në vullnetin e Zotit. Përmesë buzëve të Nitshit, Njeriu tha : Zoti ka vdekur ! dhe atë e ka zëvendësuar Ai (Njeriu) dhe "vullneti i tij për fuqi" (shpresoj ta njihni Nitshin dhe kuptimin e vërtet të këtij koncepti dhe jo ai që ju dha nga nazistët), vullneti i tij për të ekzistuar, vullneti i tij për të krijuar.
Zoti paska vdekur në Europë, paskan mbaruar Europianët, do të thoshin shumë fetarë. Feja myslimane është në rritje dhe pasyshim se do të fitoj do të brohurasnin, të tjerë. Mirëpo, në realitet, është një iluzion në të cilin besojn vetëm njerëzit e shpellës së Platonit. Në realitet, në Europë ka vdekur Zoti i krijuar nga njeriu dhe ka lindur Zoti i vërtet. Përndryshe, si shpjegohet që pas rënjës së pushteti të klerit në Europë dhe në vendet e tjera sekulare të jetë zhvilluar një krijimtari kaq e madhe artistike, letrare, teknologjike, filozofike, shkencore ... gjerësa në vendet ku feja tradicionale ka mbetur pushteti, një krijimtari e tillë të ketë mbetur e përafërt me zero ?
Shpjegohet sepse njeriu e kishte gjetur Zotin e vërtet tek vetja e tij dhe tek fuqia e vullnetit i tij. Vullneti i tij i shprehur është fuqi krijuese ku Zoti qëndron. Për të shprehur këtë vullnet, për të qenë me Zotin, njeriu e kishte kuptuar se duhet të jetë me vetën e tij, me lirinë e tij. Prandaj edhe në ato vende ku njeriu lufton për lirinë e tij, për ta fituar dhe për ta mbrojtur, krijimtaria e tij arrinë kulmet. Gjerësa, në ato vende ku njerëzit përditë, përjavë, përmuaj, përvjet, përshekuj me radh përsërisinë si papagaj fjalët e sunduesëve të tyre (qofshin ata profeta!), krijimtaria e tyre është ndalur dhe vetëm errësirë shikon, vetëm zymti dëgjon. Ata nuk janë me vetën, nuk janë me lirinë, Zoti nuk është në ta, nuk është me ta. Këta popuj, këta njerëz janë përshkrimi i Kadaresë tek "Pashalleqët e Mëdha" :
[Këta njerëz s’kishin më gjuhë të vetën, zakone, ngjyra, valle, alfabet, histori, kalendare, kronika, apo gojëdhëna. Gjithçka kishte humbur. Kujtesa e tyre ishte lëmuar dalngadalë, çdo gjë ishte fshirë...]
[...Gjithë jeta e tyre dukej e mbështjellë çuditërisht nga ca elipse, që s’të çonin asgjëkund e njëkohësisht nuk të lëshonin kurrë. Këto elipse prej vitesh kishin shkaktuar tek ata humbjen e konceptit të kohës dhe hapësirës, një farë statizmi, një farë rrotullimi në vend, zhdukjen e gjithçkaje konkrete, vite, data, emra dhe zëvendësimin e tyre me një brum të përgjithshëme anonim, të butë dhe rrëshqitës, pa kënde dhe maja, por gjithëmonë me forma të rrumbullakuara, që treten larg.]
Njeriu e kishte kërkuar Zotin gjithëkund për shekuj me radh. Ai i kishte dhënë shumë forma të ndryshëme, por edhe e kishte ç'veshur nga çdo formë. Ai i kishte veshur një vullnet, një karakterë, një fuqi, një dije, një stil, një mënyrë të të sjellurit dhe të të menduarit, një personalitet (çfarë paradoxi !). Për më tepër se 30 000 vjet me radh, Zoti, kishte pësuar ndryshime të jashtzakonshëme dhe Ai përshtatej në kohë dhe në hapësirë sipas nevojave të njeriut. Zoti mund të ishte i mirë, mund të bëhej i keq. Mund të të donte, mund të të urrente. Mund të të ledhatonte, mund të të ndëshkonte. Ai, sikur të kishte frikë nga njeriu, e mbante me frikë, me kërcënime, me ndëshkime, me manipulime nën vetën e tij. Ai i kërkonte njeriut rregullisht që ta jep provën e besimit të tij (!). Njeriu, Zotit, do t'ja m'veshi edhe librat e tij të shkruara para 4000 vjete, por edhe ato të mëvonshëmet dhe do ta bëjë Zotin të përgënjeshtrohet me qindra herë. Mirëpo, ndërkohë, njeriu kishte harruar të përqëndrohet tek vetja e tij, tek krijimtaria e tij. Njeriut i qenë dashur shumë pak për ta njohur Zotin, por mbi 30 000 vjet për ta njohur vetën dhe fuqinë e tij krijuese. Vetëm pas gati 30 000 vjetësh, njeriu do të filloj të nënshkruaj nën krijimtarinë e tij me emrin e tij. Ai kishte krijuar dhe krijuar, por ende nuk e kishte kuptuar se kishte një forcë të pakufishëme në krijimtari. Ende nuk e kishte kuptuar se në të është Zoti dhe vetëm në krijimtarinë e tij ai shprehet.
Pas 30 000 vjetësh kërkim, njeriu e kishte gjetur Zotin tek vetja e tij dhe në simbiozë me të, ai kishte tejkaluar për mijëra herë gjithëçka që kishte bërë për mijëra vjet vetëm në 4 shekuj.
Prandaj, ata që shkojn në kisha e xhamia dhe që luten për shpirtin e tyre, vetëm sa e kanë anashkaluar Zotin. Dhe, detyrimisht, që Zoti i ka lënë. Zoti nuk mund t'ju bashkangjitet këtyre njerzëve në lutjet e tyre në drejtim të një shpikje mendësore morfologjike apo amorfologjike. Zoti është në çdo njeri dhe në fuqinë krijuese të tij, por jo në krijimtarinë e tij. Fuqia e kësaj krijimtarie njerëzore, madhështia e saj, tregon se ku është Zoti. Mungesa e kësaj fuqie krijuese njerëzore apo trashësia e saj, tregon se aty nuk është Zoti.
Prandaj, për çfarë ju duhet të shkoni në kisha e xhamia nëse nuk keni fuqi krijuese ?!! Shpirti i një njeriu dhe i një kombi formohet dhe shprehet përmesë krijimtarisë së tij. Ai është tek poezia, tek piktura, tek libri, tek kënga...tek gjithëçka që krijon.
Ata që krijojn dhe që e duan krijimin nuk kanë nevoj të falen dhe as ti përkasinë ndonjë feje. Ata fe e kanë krijimin e tyre dhe të kombit të tyre dhe Zot e kanë fuqinë e tyre krijuese dhe me atë identifikohen.
Kombi shqiptar është krijimtari e përhershëme e popullit shqiptar të shkuar, të tashëm dhe të ardhshëm. Kjo është shprehje e ekzistencës tonë, kjo është shprehje e esencës tonë, kjo është shprehje e Zotit. Prandaj nuk kemi nevoj të shkojm në kisha e xhami dhe të lutemi. Aty nuk është Zoti ! Por të krijojm. Këtu është Zoti !
Kurse ata që mundohen të shkatërrojn krijimet e bukura njerëzore dhe mundohen që errësirën, zymtin e shpirtit të tyre ta bëjnë errësirë të kësaj bote, vetëm duke u falur dhe lutur le të rrinë. Edhe po të bëjnë gjumin në xhami apo në kishë, vetëm errësirë shpirti i tyre ka për të parë sepse Zoti është tek krijimtaria e bukur e njeriut.
Shqiptarët kanë qenë dhe janë krijues të mëdhenj sepse Zoti është në ta !
Labinot GJINI
24 Maj 2013
Organizimi politiko-ekonomik i çdo populli, puna e tij e përditshëme nuk duhet të ketë finalitet tjetër përveç se kultivimin e kulturës së tij. Përmesë gjuhës, sjelljës, qëndrimit, heshtjës, ndarjës së kohës, muzikës, poezisë, skulpturës, pikturës, teatrit, kinematografisë, letërsisë, filozofisë.... ai shpreh atë që ndjen, atë që sheh, atë që dëgjon, atë që do, atë që aspiron, atë që e quan të bukur, atë që e quan të drejt, atë që quan të mirë. Ai popull nuk shpreh vetëm atë që është, por edhe atë që ishte.
Përmesë kulturës, çdo popull duhet të shpreh shpirtin e tij njerëzor të kombit të vet dhe gara e vetme ndërmjet kombëve do të duhej të ishte shprehja e njerëzisë së tyre përmesë kulturës. Ai komb që ka shprehur përmesë kulturës më shumë njerëzi se sa të tjerët, atij kombi duhet t'ja zgjasim dorën dhe ti japim trofeun e merituar, gjerësa vetës ti shtrojm pyetjen që duhet : çfarë do të na duhej neve që ta arrijm këtë trofe ?
Para së gjithash, që një popull të arrij majat më të larta të kulturës, që një popull të arrij majat më të larta të vetëdijës njerëzore, ai duhet të ketë vetëdije për ekzistencën e tij si pjesë e njerëzimit dhe veçori e tij. Kur ta fiton këtë vetëdije, ai duhet të gjej mënyrën se si të lirohet dhe si ta ruaj këtë liri. Për ta arritur këtë, ai duhet ta kuptoj se këtë liri do ta fitoj dhe do të mund ta ruaj vetëm nëse arrin t'ju përshtatët njohurive, filozofisë dhe mjetëve të kohës në të cilin jeton. Nëse ai arrin ta kuptoj kohën e tij dhe të pranoj të paguaj çmimin e lirisë së tij, ai do të arrij të pavarësohet dhe të organizohet në mënyrë të lirë në aspektin politik dhe ekonomik. Vetëm pas këtij organizimi, ai do të ketë mundësinë të shpalos kuriozitetin e tij mbi vetën dhe mbi botën, ai do të mund të zbuloj në thellësi se ç'ishte, ç'është dhe ç'farë mund të jet. Duke e njohur vetën e tij në të kaluarën, të tashmën dhe në aspiratën e tij dhe duke u organizuar në formën adekuate për ta realizuar finalitetin e tij, ai nuk është më vetëm popull, por është komb. Duke qenë komb, ai do të ketë mundësinë dhe të drejtën të ëndërroj përpara dhe të hulumtoj të gjitha mundësitë për ti realizuar ëndërrat e tij. Kjo ëndërr nuk mund të jet tjetër përveç asaj që quajtëm : arritja më e lartë e njerëzimit i shprehur përmes kulturës.
Nuk e di pse, ndoshta jasht çdo arsyeje, por kam ndjenjën se populli shqiptar mund të bëjë shumë më mirë se çdo popull tjetër në aspektin e njerëzisë të shprehur përmes kulturës. Por, aman, të shtrengohemi, të përvjelim krahët, të punojm, të sakrifikojm dhe të fitojm lirinë e plotë duke u bërë një komb i organizuar në një shtet të vetëm. Pa u bërë komb-shtet, ne nuk mund të kultivojm kulturën tonë dhe aqë më pak të pretendojm të marrin trofeun e njerëzisë.
Historia jonë ishte ajo që ishte. Ishte më e fortë se ne dhe më shumë na u imponua se që ju imponuam asaj. Ajo kërkoj më shumë gjakun tonë se sa djersën tonë. Ajo kërkoj më shumë forcën tonë se sa mendjën tonë. Mirëpo, sot, në Historinë në zhvillim apo duke u bërë, është koha që shqiptarët të jenë ata që janë. Është koha të jemi më të fortë se sa Historia dhe t'ju imponohen asaj më shumë se sa ajo të mund të na imponohet ne. Është koha që të shfrytëzojm rastin dhe të japim më shumë nga djerësa jonë se sa nga gjaku jonë. Është koha që të japim më shumë nga mendja jonë se sa nga forca jonë. Përndryshe, ajo do të na imponoj prapë rregullat e saj.
Labinot GJINI
5 Prill 3013
Jam krenar me ndjenjën shqiptare, që bota duke mos pasur në sirtarët e saj asnjë fjalë për ta konceptuar atë (fjala nationalizëm ju duke shumë e mangët) e ka quajtur "albanizëm". Në këtë albanizëm gjej njerëzinë shqiptare, që bota po e përkthen në drejtësi ndërkombëtare me termin "humanizëm". Në këtë "albanizëm" kam nderin shqiptar, që bota moderne po mundohet ta përvetësoj. Në këtë "albanizëm" kam dinjitetin shqiptar, që bota po e ligjëron. Në këtë albanizëm kam trimërinë shqiptare, që bota e sheh si një çmenduri të admirueshëme. Në këtë albanizëm kam fisnikërinë shqiptare, që bota sa nuk e ngatërron me një rend hyjnorë. Në këtë albanizëm kam dashurinë shqiptare, që bota po e kërkon. Në këtë "albanizëm" kam besën shqiptare, që bota nuk arrinë dot ta kuptoj. Në këtë "albanizëm" kam muzikën shqiptare, që është padyshim vlerë më vete botërore. Në këtë "albanizëm", kam gjuhën shqipe, e vetme dhe e vjetër si një lule e rrall mitologjike dhe vështirë e arritshëme. Në këtë albanizëm kam poezinë shqiptare, që asnjëherë nuk do të mund të përkthehet në tërë tonin dhe kuptimin e saj. Në këtë albanizëm kam prozën shqiptare, që edhe pse e re ka zënë vend në mesin e majave botërore. Në këtë albanizëm kam historinë shqiptare, që mbetët paradoksi dhe enigma e historianëve botërorë. Në këtë albanizëm kam qendresën shqiptare, që ka thyer dhe thyen të gjitha ligjet e nënshtrimit të teorizuara ndër shekuj. Në këtë albanizëm kam trojet shqiptare, që për botën janë vetëm dhe e për ne janë Mëmëdhe e Atdhe.
Në këtë albanizëm që thërras shqiptarizëm kam ... gjithëçka që më duhet për të dashurë, për të qëndruar, për të luftuar, për të menduar, për të folur, për të vajtuar, për tu gëzuar, për tu kënaqur, për të jetuar, për të besuar, për të ëndërruar, për të befasuar, për të falur, për të pranuar, për të dhënë, për të marrë, për tu zhvilluar, për të vazhduar... për tu krenuar... për të qenë njeri !
Këto vlera të panumërta që përbëjnë një sistem të tërë psyko-sociologjik, e quajm shqiptarizëm. Një ndjenjë dinamike, vështirë të përshkrueshëme dhe përkufizueshëme në një libër dhe për ta shëndërruar në një fe klasike. Përkundrazi, vështirë që mijëra libra dhe mijëra autorë do të mund ti jepnin fundin. Vështirë, që koha do të mund ta shkatërronte sepse ajo jeton në ju, O shqiptar, dhe ju jetoni me të. Ajo jeton nga ju dhe ju jetoni nga ajo. Shkatërrimi i saj është shkatërrimi juaj, shkatërrimi juaj është shkatërrimi i saj.
Dhe, ata të cilët mendojn se kanë gjetur gjetiu vlera më të larta se ato shqiptare, në realitet, nuk i kanë njohur kurrë ato, nuk i kanë arritur kurrë ato ose kur i kanë njohur janë trembur dhe kanë humbur shpresën se mendja dhe shpirti i tyre i ngusht do të mund ti bartë ndonjëherë këto vlera kaq të mëdha, kaq fisnike.
Ju shqiptarët shqiptar, bartës të këtyre vlerave madhështore, mos u përkulni asnjëherë, qëndroni në këmbë gjithëherë, mos u ndalni asnjëherë, ecni gjithëmon , mos u turpëroni asnjëherë, krenohuni gjithëherë, mos ulëni kokën asnjëherë, mbajeni lartë gjithëmon sepse asnjë arsye njerëzore apo hyjnore nuk do ta arsyetoj që vlera të përkulet para antivlerës, që civilizimi i lasht shqiptar të përkulet përball civilizimëve barbare.
Message sans titre - Aug 04, 2013 8:8:24 PM